Ky muaj do të nisë më së miri, edhe pse do të përballeni me disa dilema të vogla me karakter ekonomik. Shumë prej jush janë në pritje të disa konfirmimeve. Megjithatë, ndryshe nga një fillim i vështirë, horizonti duket më i qetë tani. Do të bëni disa investime, por mos e ekzagjeroni. Një telefonatë me lajme të mira për ju. Java e parë e muajit do të jetë shumë e rëndësishme, sidomos data 9. Marsi është në shenjën tuaj dhe bashkë me Saturnin do t’ju dhurojnë shumë mundësi. Dielli, që ju bashkohet më datë 23, do të favorizojë bizneset. Gjithë jeta juaj do të rigjallërohet. Do të provoni të eksperimentoni për diçka që ende s’jeni të sigurt. Nuk duhet ta harroni dashurinë, pasi këtë muaj do të keni edhe më shumë energji. Ata që janë gati të bëjnë një ndryshim apo të transferohen diku tjetër, do të jenë edhe më të fortë.
Duhet t’u përshtateni kërkesave të reja duke ndryshuar edhe vetë zakonet tuaja. Edhe çiftet në krizë prej shumë kohësh do të gjejnë një dashuri të re dhe do të hedhin hapin e rëndësishëm në fillim të vitit. Shtatori do të jetë një muaj dashamirës. Edhe gjendja juaj shëndetësore do të përmirësohet në këtë periudhë. Adrenalina është në maksimum për shkak të Marsit në shenjën tuaj. Ata që do të përballen me një terapi apo me një operacion, nuk duhet të shqetësohen, pasi suksesi është i garantuar. Shqetësime të vogla abdominale rreth datës 13. Shqetësimet më të shpeshta për ju janë dhimbjet e kokës dhe sytë. Shmangni çdo lloj stresi.
Post a Comment