Vazhdon ajo vala e forcës së madhe që ka mbërthyer të lindurit në shenjën e Luanit, sidomos ata që kanë një aktivitet privat. Shumë nga ju kanë marrë një detyrë të rëndësishme apo përgjegjësi të reja këta muajt e fundit. Kush nga ju ka moshën dhe përvojën e duhur, do të marrë një rol drejtues. Shitblerjet janë shumë të favorshme. Propozime të reja gjatë shtatorit dhe tetorit. Ata që do t’i shfrytëzojnë, do të shpërblehen edhe me të ardhura të mira. Ju doni vazhdimisht ta mbani situatën në kontroll. Nuk përjashtojmë mundësinë që rreth datës 18 të ngrini zërin apo të kërkoni diçka që ju takon me të drejtë. Në marrëdhënie jeni ju që komandoni. Jeni ju që vendosni nëse duhet të jetoni në çift, vetëm, të bëni aventura apo të mendoni për marrëdhënie afatgjata. Ata që i kishin premtuar vetes se nuk do të binin më në dashuri, do të tradhtohen nga situatat.
Ata që janë ndarë, do të provojnë mundësi të reja. Miqësitë do të kultivohen. Falë forcës së yjeve dhe Venusit që kalon në shenjën tuaj në datën 14, do të arrini çka dëshironi. Një ngjarje e rëndësishme do të ndodhë tri ditët e fundit të muajit. Është shumë e vërtetë që punës i kushtoni pjesën më të madhe të kohës, duke lënë pas dore ndjenjat. Kush nga ju është martuar së fundmi apo po bashkëjeton, tani mund të mendojë për fëmijë. Energjia pozitive e Jupiterit, që ju qëndron pranë që prej fundit të gushtit, vazhdon ende t’ju ndihmojë. Vetëm datat 18 dhe 25 do të jenë disi të tensionuara. Do të provoni ndjenja të jashtëzakonshme këtë muaj. Për shumë nga ju do të jetë një periudhë kur do të rilindni. Të gjitha kurat psikofizike do të kenë shumë sukses.
Post a Comment