Ky do të jetë një muaj rizgjimi, sidomos nëse do të bisedoni me dikë për të programuar të ardhmen tuaj. Nëse keni një rol drejtues apo doni të organizoni diçka, bëni mirë të studioni strategji të reja. Dy javët e para të muajit janë pa dyshim më të favorshmet. Më e keqja tanimë ka kaluar, por Saturni vazhdon të jetë kundër shenjës suaj. Duket qartë që po përpiqeni të zgjidhni një problem që ju ka shqetësuar gjatë gjithë vitit. Rrezikoni të bini dakord të bëni gjëra që nuk ju pëlqejnë apo që ju lodhin. Kush nga ju ka borxhe apo muajt e fundit ka pasur probleme financiare, tani duhet të pranojë çka i ofrohet për momentin. Mundësitë më të mira ju presin vitin tjetër. Bashkëpunime të reja, por edhe kontrata që do të mbyllen me sukses, të gjitha këto janë adrenalinë për ju. Ndërsa në fushën e ndjenjave, gjatë shtatorit do të zgjidhni të mbroheni. Ashtu sikurse në aspektin profesional, edhe në fushën e ndjenjave duhet të vendosni menjëherë, pa i lënë gjërat pas dore. Keqkuptime dhe nervozizëm gjatë dy javëve të dyta të muajit, sidomos data 22 do të jetë shumë e pakëndshme. Ata që kanë formalizuar një lidhje, ndoshta tani janë penduar. Ata që janë ndarë, me kalimin e kohës do të gjejnë rrugën e duhur.
Yjet nuk mund të ndryshojnë personalitetin e personave që keni në krah. Nëse mendoni se partnerët s’janë të duhurit, bëni mirë të flisni dhe të hidhni sytë rrotull. Dy ditët e fundit të shtatorit do të karakterizohen nga konfuzioni në familje, por edhe në jetën personale, ndaj mos i hidhni edhe ju benzinë zjarrit. Nga datat 23 deri më 30 shtator bëni mirë të shmangni çdo lloj stërmundimi apo stresi. Problemet psikosomatike shndërrohen sërish në protagonistë të jetës suaj, por edhe ju si natyrë ekzagjeroni gjithçka. Të lindurit në shenjën e Gaforres duhet ta ushqejnë fantazinë e tyre duke lexuar libra apo duke shkuar në koncerte, jo duke imagjinuar skenarë në mendjen e tyre. Ju duhet të rrethoheni gjithmonë nga gjëra të bukura që të ndiheni më mirë.
Post a Comment