Edhe ky do të jetë një muaj i rëndësishëm për të përveshur mëngët dhe për të ndërmarrë nisma afatgjata. Mundësi të reja që duhen shfrytëzuar menjëherë. Përfitoni sa jeni në kohë, pasi dhjetori do të jetë më pak bujar. Kjo nuk do të thotë se gjërat do të shkojnë keq gjatë fundvitit, thjesht tani nuk duhet të neglizhoni. Bëni kujdes me shpenzimet e panevojshme, sidomos nëse keni ndër mend të merrni hua. Për shkak të këtyre shpenzimeve mund të debatoni me prindërit apo me familjarë të tjerë. Nuk është aspak momenti i duhur për të hedhur hapa të rrezikshëm apo t’i shtrini këmbët më shumë se jorgani. Konflikte në familje që lidhen me çështje ligjore apo trashëgimi. Falë Venusit që do të kalojë në shenjën tuaj më datë 14 dhe së bashku me Mërkurin, i cili është në vetvete një element force, do të kapërceni problemet në çift. Çiftet e konsoliduara nuk kanë pse tremben, edhe pse kohët e fundit kanë debatuar më shumë se zakonisht.
Kush nga ju është i pavendosur mes dy historive, po mendon t’u japë fund të dyjave dhe të ndryshojë tërësisht ambient. Pas tre muajsh do të mbijetojnë vetëm çiftet që kanë vendosur vërtet të rrinë bashkë. Gjatë këtij muaj do të reflektoni për gjërat që keni. Çdo hap i pamenduar mund të jetë i gabuar. Bëni kujdes nga ndonjë ish-partner që ka disa pretendime të dyshimta. Çiftet do të vihen vërtet në provë këtë muaj, pasi do të karakterizohet nga sqarimet e debatet. Mos u nervozoni shumë dhe merrini gjërat shtruar. Kuraja për t’u përballur me problemet nuk do t’ju mungojë. Dielli kalon në shenjën tuaj në datën 23, ja pse do të keni një rikuperim psikofizik. Shqetësime reumatizmale, ndaj bëni kujdes.
Post a Comment