Ky do të jetë një muaj i rëndësishëm për fillimet e reja. Më të kënaqurit do të jenë ata që po diskutojnë një çështje ligjore. Do t’ju besojnë një projekt të ri shumë të rëndësishëm. Pozicioni i bukur i Saturnit që është ende aktiv në shenjën tuaj, së bashku me Diellin, do të bëjnë që datat 9 dhe 18 të jenë vërtet vendimtare për të ardhmen tuaj. Jupiteri do të jetë më i favorshëm gjatë fundvitit. Do të kryeni shpenzime, por njëherazi do të merrni edhe të ardhura. Gjatë tre muajve të fundit, një eveniment familjar e ka ndryshuar shumë jetën tuaj, por tani do të ktheheni sërish në lojë. Ambienti ku rrini do të jetë më pozitiv, edhe pse ju është dashur të kapërdini gjëra që s’ju kanë pëlqyer. Gjatë shtatorit, Venusi nisi një kalim të rëndësishëm dhe jo vetëm kaq, por iu bashkuan edhe Mërkuri,
Dielli dhe Marsi. Gjithashtu, Saturni vazhdon të mbrojë shenjën tuaj. Do të krijoni një lidhje të veçantë me një person të shenjës së Ujorit apo Virgjëreshës. Sigurisht që nuk duhet të harroni ç’ka ndodhur dy javët e para të gushtit. Keni vënë pikat mbi “i”. Raportet që i kanë bërë ballë furtunës së verës janë më të forta tani. Disa po mendojnë për bashkëjetesë apo martesë. Sigurisht që gjërat varen edhe nga ata që keni në krah. Shtatori do t’ju dhurojë emocione. Do të çliroheni nga e shkuara e vështirë. Kjo do të jetë një periudhë rikuperimi edhe për formën tuaj fizike, sidomos për ata që dy javët e para të gushtit kanë pasur probleme shëndetësore. Pas datës 14, gjithçka është më e favorizuar. Bëni kujdes nga shqetësimet reumatizmale dhe alergjitë. Marsi ju mbështet, por keni vuajtur aq shumë në gusht, sa ndiheni ende të lodhur.
Post a Comment