Kush nga ju e nis muajin me një projekt të ri, nuk do ta ketë të lehtë. Gjithsesi, mos u shqetësoni. Në familje do të kaloni disa probleme të vogla, sidomos në datat 13 dhe 14. Rrugëtimi juaj profesional mbështetet gjithmonë nga Jupiteri, por ndonjëherë duhet t’u bëni ballë edhe pengesave që vijnë nga jashtë. Ankthi do të jetë i pashmangshëm. Mos prisni rezultate të menjëhershme, por këmbëngulni. Projektet e muajve të fundit duhet të vazhdojnë. Përgjigje të papritura në fund të muajit. Lajme të reja rreth datës 25. Të favorizuar janë edhe ata që kanë një problem ligjor. Fundi i muajit do të sjellë përgjigje pozitive. Jupiteri, si gjithmonë, ndikon shumë në shenjën tuaj. Çiftet e martuara duhet të sqarojnë disa gjëra me karakter praktik. Shqetësoheni shumë për familjen dhe paratë. Të gjithë ata që po organizojnë diçka të përbashkët me partnerin, do të përballen me debate. Përfitime të mëdha pas datës 14 falë
Mërkurit që ka një ndikim të shkëlqyer. Duket se shtatori nuk nis me këmbën e mbarë, por përfundon shumë mirë. Gjatë verës, problemet ekonomike kanë ndikuar edhe në jetën tuaj personale, ja pse nuk jeni shumë të përqendruar. Një person i shenjës së Luanit, Peshores apo edhe Binjakëve do të shndërrohet në pikë referimi. Takimet e reja favorizohen në fund të muajit. Rikuperimi psikofizik do të fillojë vetëm gjatë dy javëve të dyta të shtatorit. Është normale që ndiheni të stresuar kur keni kaq shumë gjëra për të bërë. Shmangni gjërat e padobishme dhe delegojini disa gjëra, sidomos në datat 13 dhe 15. Fillimi i muajit kërkon kujdes maksimal.
Post a Comment