Shtator 2020 Bricjapi


Të pakta do të jenë të rejat, por të shumta përgjigjet pozitive. Shtatori është muaj i mirë, sepse planet ju favorizojnë që prej ditëve të para. Kush nga ju po përpiqet të eliminojë një pengesë, tani është momenti i duhur për të vepruar. Duhet vetëm të zgjidhni problemet familjare apo ato që kanë lidhje me një trashëgimi. Krijoni aleancat e duhura. Që prej vitit të kaluar keni nisur një projekt me rëndësi, por vetëm tani do t’i kushtoni vëmendjen e duhur. Të lindurit në shenjën e Bricjapit janë shumë të sigurt për idetë e tyre dhe nuk pranojnë lehtë t’i dëgjojnë të tjerët. Por si mund të drejtojë një dirigjent pa dëgjuar instrumentistët? Do të ishte një katastrofë. Data më e favorshme për të nisur diçka të bukur është data 9. Shtatori do të jetë një muaj force. Duhet të ekuilibroni gjithçka ka ndodhur në të shkuarën. Periudhë shumë e mirë për të gjitha çiftet që duan të bëhen me fëmijë. Ndërsa ata që kanë kohë që përpiqen të bindin partnerin/en për të thënë “po”, do të përballen me një surprizë. Shpeshherë, puna ju pengon në projektet familjare. Nëse keni probleme, përpiquni t’i zgjidhni menjëherë, pasi juve ju pëlqen siguria.





Nëse doni të çliroheni nga një barrë, tani do ta keni më të lehtë. Pas datës 23, energjitë do të shtohen edhe më shumë. Kujdes nga ndikimi negativ që kanë disa ziliqarë apo xhelozë që ju rrethojnë. Ky është muaji i duhur për të gjithë ata që duan të bëjnë një jetë më të shëndetshme. Fillimi i shtatorit është shumë i rëndësishëm për të nisur terapitë apo edhe për një ndërhyrje të vogël estetike. Bëni pak pushim nga puna, që të qetësoheni. Nuk do t’ju mungojnë energjitë.


Post a Comment

Previous Post Next Post