Shtator 2020 Ujori


Krahasuar me gushtin, shtatori sjell më shumë përfitime. Ata që kanë vendosur të heqin dorë nga një vend pune, tani janë më të qetë. Jeni të vendosur të bëni atë çka ju pëlqen më shumë. Ky vit ka nisur si jo më mirë, por për shkak të disa ndryshimeve të papritura, keni përjetuar çaste të vërteta nervozizmi. Më e keqja tanimë ka kaluar. Disa studentë kanë vendosur të ndryshojnë degën. Shtatori do të sjellë një vullnet më të madh, sidomos pas datës 14, kur Dielli kalon në mbrojtjen tuaj. Jeni fitimtarë të padiskutueshëm pas datës 23. Mos e prishni gjakun nëse diçka nuk shkon sipas planit, sepse shtatori sjell siguri. Në sferën e ndjenjave, gjysma e dytë e shtatorit do të jetë më e favorshme. Ata që do të gjejnë kurajën, do të marrin një vendim të rëndësishëm për të ardhmen. Ju jeni nga ata që ecin kundër rrymës. Nëse për shumë të tjerë vera është e duhura për t’u martuar e bashkëjetuar, ju shikoni vjeshtën si periudhën më të favorshme.





Edhe ata që nuk besojnë aspak te dashuria, do të ndryshojnë mendje falë një takimi special. Mërkuri, që ka një ndikim të shkëlqyer pas datës 14, ndihmon çiftet që të hedhin hapa të rëndësishëm. Do të rilindë sërish dëshira për të kaluar kohë me miq të mirë. Një rikuperim i shkëlqyer psikofizik duke krahasuar gjendjen tuaj me dy muajt e fundit. Stresi është armiku juaj i vetëm. Do të ndiheni në ankth për shkak të një problemi ekonomik që e keni neglizhuar. Nëse bëni një jetë të çrregullt, duhet të vendosni një rutinë të rreptë. Në përgjithësi, ujorët jetojnë si t’u vijë, por ka lindur nevoja të vendosni një regjim për të mirën e trupit tuaj.


Post a Comment

Previous Post Next Post