Muaji nis me nervozizëm. Nëse gjatë dy javëve të para të shtatorit do të çoni dikë në djall apo do të largoni njerëz që nuk ju mbështetin, do të tregoheni të vendosur. Do të eliminoni të gjithë ata që në të shkuarën ju kanë penguar në aspektin profesional. Ata që duan të nisin një projekt të ri apo të marrin një rol të ri, fillimisht do ta kenë të vështirë, pasi do të përballen me polemika. Debatet do të lindin në mënyrë spontane dhe do të intensifikohen më datë 6. Personat që kanë role drejtuese do të jenë në kërkim të bashkëpunëtorëve. Lodhja nuk do të mungojë. Në fund të vitit ju pret një sukses personal. Mos harroni që gjithçka e keni vetë në dorë. Çiftet që kanë pasur probleme në fund të gushtit, duhet të bëjnë kujdes, pasi shtatori sjell polemika të tjera.
Do të jeni shumë dyshues gjatë fundjavave. Kur yjet janë kaq të ndërlikuar në sferën e ndjenjave, duhet të tregoni kujdes të dyfishtë nëse keni një marrëdhënie formale. Nëse dikush ju shtyn të bëni një zgjedhje të rëndësishme, bëni kujdes të mos thoni “po” vetëm për hir të të tjerëve. Çiftet e konsoliduara do të përballen me probleme që lidhen me fëmijët. Të gjitha problemet që ju duken të vështira dy javët e para, do t’i kapërceni fare kollaj pas datës 23. Shtatori do të vërë sërish në provë fizikun tuaj gjatë dy javëve të para. Nëse sapo jeni kthyer nga pushimet, do ta keni të vështirë të ktheheni në punë. Ju presin debate. Dëgjoni këshillat e një eksperti. Kujdesuni më mirë për shëndetin, pasi kjo është një periudhë delikate.
Post a Comment