Horoskopi per muajin shkurt Gaforrja



Më të qetë këtë muaj do të jenë ata që kanë një aktivitet të pavarur dhe që mund ta drejtojnë ashtu si besojnë ata se është më e mira, edhe pse duhet të mbajnë në kontroll shpenzimet. Kundërshtimi i Jupiterit dhe Saturnit nxit disa divergjenca. Tensionet mund të lindin edhe mes ortakësh apo me eprorët. Nëse keni pranuar një detyrë që nuk ju pëlqen, do ta keni më të vështirë ta çoni deri në fund. Personat që punojnë me kohë të pjesshme do të ndihen të pasigurt. Nuk është çasti të bëni një plan për pranverën apo për verën. Rolet e reja duhen vlerësuar me kujdes. Mbajini nën fre pakënaqësitë tuaja. Burokracitë ju bezdisin, sidomos kur bëhet fjalë për disa borxhe të së shkuarës.




 

E kemi përmendur edhe më parë që jeta juaj sentimentale është përfshirë dhe disi është dëmtuar nga përkushtimi juaj ndaj karrierës, gjë që është krejt normale për ju. Në datën 7 kjo do të ndihet shumë. Çiftet në krizë të këshillohen me këshillues apo me miq që mund t’i ndihmojnë. Edhe nëse ju vjen një propozim për martesë, ju gjithsesi do ta shtyni, dhe jo se ju mungon dashuria, por ndiheni ende të pasigurt. Shkurti do të vërë në provë shumë çifte, sidomos ata që kanë probleme prej kohësh. Datat 19 dhe 20 do të sjellin debate, ndaj bëni çmos të shmangni çdo gjë që i nxit të tjerët t’ju kundërvihen. Bëni mirë t’i besoni një miku për të larguar stresin.




 

Gjatë gjithë këtij muaji do të ndiheni nën presion dhe pikërisht pas datës 12 do të nisë një periudhë e lodhshme. Keni dëshirë të ndryshoni gjithçka, por ju mungon forca. Do të ndieni një lloj nervozizmi të madh të brendshëm gjatë dhjetë ditëve të fundit të muajit. Mos u stërmundoni dhe kini kujdes, se do të shpërqendroheni.

Post a Comment

Previous Post Next Post