Ky është një tjetër muaj që duhet t’ia kushtoni aktivitetit tuaj, meqë i keni mundësitë për të rifituar kohën e humbur. Disa nga ju do të nisin një projekt të ri brenda pranverës. Ju presin një sërë kontratash apo propozime që duhen vlerësuar sërish me kujdes dhe duhen nënshkruar. Mos ngurroni të pranoni propozime të reja, sidomos në datën 19, pasi Dielli s’do të jetë më kundër jush. Në janar nuk i keni mbushur shumë portofolat, por në periudhën shkurt-prill të ardhurat do të shtohen. Nëse keni ndër mend të fitoni një sfidë, përgatituni. Venusi është përkrah jush dhe do të bëni një zgjedhje të rëndësishme në datën 17. Kini kujdes nga personat që keni kundër, pasi kërkojnë të ndryshojnë imazhin që përcillni. Me krenarinë që ju karakterizon gjithmonë, është normale që keni shumë miq afër, por edhe shumë armiq.
Shkurti do të jetë një muaj interesant në fushën e ndjenjave dhe plot me ngjarje intriguese. Të vetmuarit do të kërkojnë shoqëri të reja. Romantizmi do të mbizotërojë te të gjitha çiftet që duan ta jetojnë marrëdhënien pa asnjë kufi. Datë interesante do të jetë 16-a. Kini kujdes nga lidhjet e dyfishta. Tradhtia nuk lejohet dhe arsyeja nuk është vetëm morali, por ju zbuloheni shumë shpejt. Gjatë shkurtit do të sillni ndër mend edhe histori të vjetra dashurie që kanë marrë fund, të cilat ju kanë mbetur në kujtesë vetëm se Luanët nuk e pranojnë asnjëherë humbjen. Datat 26 dhe 27 janë më të favorshmet për njohje të reja.
Po ndieni nevojën të nisni projekte të reja. Yjet janë të shkëlqyera, por stresi është i madh dhe nuk pushoni aspak. Nuk do të bënit keq sikur të kalonit disa ditë në një vend të këndshëm, edhe pse jemi në shkurt. Kurat janë të favorizuara nga data 19 deri më 26.
Post a Comment