Dashi
Imagjinata juaj do jetë shumë e zhvilluar gjatë kësaj dite dhe do ju ndihmojë ta bëni çdo çast edhe më emocionues. Do keni dëshirë të krijoni, të shprehni ndjenjat dhe të jetoni momentin. Për ju të dashuruarit priten çaste vërtet të bukura. Do ndiheni mjaft mirë dhe të lumtur pafundësisht. Ka gjasa që t’ju realizohen edhe disa nga ëndrrat më të zjarrta, ndaj shfrytëzojeni ditën deri në maksimum. Ju beqarët do i shtoni aventurat, por asnjëra prej tyre nuk do kalojë në një lidhje serioze. Në punë ka shumë mundësi të merrni një përgjigje pozitive për kërkesën që keni bërë dhe kjo do sjellë një kthesë shumë më të mirë në jetën tuaj profesionale. Në planin financiar klima nuk do jetë e ngrohtë, prandaj tregohuni të kujdesshëm me çdo hap që do hidhni në mënyrë që të mos mbeteni pa mjete.
Shëndeti: Energjia do jetë e mirë, por lodhja mendore mund të ndihet në fund të ditës. Mos e teproni me ritmin.
Këshilla e ditës: Gëzojuni momenteve të bukura, por mbani nën kontroll shpenzimet dhe impulsivitetin.
Demi
Urani do ju udhëheqë gjatë gjithë kësaj dite dhe do ju drejtojë aty ku duhet. Nuk do jeni impulsivë dhe do qëndroni gjithmonë me këmbë në tokë. Ju të dashuruarit do ndiheni shumë mirë pranë personit që keni në krah. Marrëdhënia do jetë më e qartë dhe do i kuptoni më mirë ndjenjat e njëri-tjetrit, gjë që do ju ndihmojë të merrni edhe vendime të rëndësishme për të ardhmen. Ju që jeni ende vetëm duhet të përgatiteni për ndryshime rrënjësore. Në punë do ndiheni më të lirë për të vepruar dhe do i zgjidhni edhe çështjet më delikate me qetësi. Në sektorin financiar pritet përmirësim i ndjeshëm dhe do mund të kryeni transaksione të rëndësishme pa pasur shqetësime.
Shëndeti: Gjendja do jetë e qëndrueshme. Kujdesuni për ushqimin dhe shmangni teprimet.
Këshilla e ditës: Besoni intuitës suaj, por mos harroni logjikën që ju karakterizon.
Binjakët
Ditën e sotme do e filloni me më shumë pozitivizëm dhe bindjen se edhe situatat më të vështira do të zgjidhen. Të afërmit do i keni gjithmonë pranë dhe do ndiheni të mbështetur. Nëse keni një lidhje, bashkëpunimi mes jush dhe partnerit do përforcohet edhe më shumë. Do dilni, do argëtoheni dhe mund të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël që do ju afrojë më tepër. Ju beqarët nuk duhet t’u besoni verbërisht premtimeve që do ju bëhen, sepse më pas mund të zhgënjeheni. Konfigurimi i yjeve do jetë shumë i favorshëm për sektorin profesional. Planet do realizohen dhe ka gjasa të merrni shpërblime që nuk i kishit imagjinuar. Financat duhet t’i mbani nën kontroll sepse ambienti nuk do jetë shumë i qëndrueshëm.
Shëndeti: Gjendja psikologjike do jetë e mirë, por shmangni lodhjen e tepërt dhe mungesën e gjumit.
Këshilla e ditës: Mos u nxitoni të besoni çdo fjalë të bukur që dëgjoni.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do i kushtoni shumë rëndësi miqve tuaj të ngushtë dhe do rrethoheni nga dashuria dhe përkrahja e tyre. Ju që jeni në një lidhje do kaloni momente të mrekullueshme me partnerin dhe do përjetoni emocione të forta. Shfrytëzojeni ditën sa më shumë dhe mos hezitoni t’i shprehni ndjenjat. Ju beqarët do kaloni bukur, por as sot nuk do e gjeni personin që keni ëndërruar. Në punë do tregoheni shumë profesionistë dhe do fitoni besimin e të gjithëve. Mbështetja e kolegëve do jetë e madhe dhe gjithçka do ecë në drejtimin e duhur. Në planin financiar shmangni vendimet e nxituara që mund t’ju sjellin probleme më vonë.
Shëndeti: Do ndiheni mirë, por emocionalisht mund të jeni pak të ndjeshëm. Kujdesuni për qetësinë shpirtërore.
Këshilla e ditës: Jepni dashuri, por mos harroni të ruani edhe interesat tuaja.
Luani
Falë Neptunit dhe Hënës, imagjinata juaj do jetë shumë e zhvilluar gjatë kësaj dite. Do krijoni pa pushim dhe nuk do ndiheni aspak të mërzitur. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e bukur dhe e veçantë. Do ja kaloni mirë me partnerin dhe nuk do ndjeni nevojën për ndryshime. Ju beqarët duhet t’i shprehni sa më hapur ndjenjat nëse dëshironi të bëni për vete dikë. Në punë, me Jupiterin në krah, nuk do ju mungojnë idetë kreative dhe do keni një vizion më të qartë për çdo veprim. Financat do mbeten të trazuar edhe për disa kohë, ndaj vazhdoni të shpenzoni me kujdes dhe maturi.
Shëndeti: Energjia do jetë e mirë, por kujdes me stresin dhe lodhjen mendore.
Këshilla e ditës: Krijimtaria është forca juaj, por përdoreni me maturi.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do keni shumë më tepër besim tek vetja dhe humori nuk do ju mungojë, sidomos pranë njerëzve që doni. Ju të dashuruarit do kaloni çaste shumë të bukura me partnerin dhe nuk do dëshironi të ndaheni për asnjë moment prej tij. Ju beqarët do ndiheni mirë edhe me statusin aktual dhe nuk do kërkoni me ngulm ndryshime, sepse e dini që gjithçka vjen në kohën e duhur. Në punë do jetë një ditë ideale për negociata. Do bindni klientët dhe shefat dhe do merrni shpërblime për përpjekjet tuaja. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe të mëdha sepse situata mund të përkeqësohet papritur.
Shëndeti: Gjendja do jetë e qëndrueshme, por shmangni lodhjen e tepërt dhe stresin.
Këshilla e ditës: Besoni më shumë tek vetja, por mos rrezikoni pa qenë e nevojshme.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do jenë disa miq që do ua hapin sytë dhe do mundohen t’ju bëjnë të logjikoni më qartë. Falë këshillave të tyre do filloni pak nga pak të ecni përpara dhe të kuptoni më mirë disa situata. Nëse keni një lidhje, duhet të reflektoni disa herë para se t’i thoni diçka partnerit, në mënyrë që të shmangni çdo keqkuptim, sado i vogël të jetë. Ju beqarët do kërkoni kudo që të shkoni, por sërish nuk do arrini ta gjeni personin e ëndrrave. Në punë do dini t’i përdorni me zgjuarsi pikat tuaja të forta për të arritur objektivat. Nuk do lodheni dhe nuk do dorëzoheni për asnjë çast. Gjendja financiare nuk do jetë e njëjtë për të gjithë. Ata që kanë pasur vështirësi duhet të tregohen edhe më të kujdesshëm se të tjerët.
Shëndeti: Gjendja do jetë përgjithësisht e mirë, por lodhja mendore mund të ndihet. Pushoni mjaftueshëm.
Këshilla e ditës: Dëgjoni këshillat e sinqerta, por vendimet merrini gjithmonë me mendjen tuaj.
Akrepi
Edhe pse Dielli do ju japë më shumë iniciativë dhe vendosmëri gjatë kësaj dite, gjërat nuk do jenë aq të lehta sa i kishit imagjinuar. Ju të dashuruarve humori do ju ndryshojë shpesh dhe kjo mund të sjellë tensione në çift. Në disa momente debatet me partnerin mund të jenë të ashpra. Ju beqarët do keni vetëm mundësi për aventura kalimtare, pa perspektivë serioze. Në punë, ndikimi i Marsit dhe Diellit do ju bëjë të ndiheni më të lirë për të vepruar dhe për të hedhur hapa përpara. Do dini ta respektoni hierarkinë dhe t’i merrni gjërat me qetësi. Financat do mbeten delikate edhe për disa kohë, ndaj shmangni çdo investim të ekzagjeruar.
Shëndeti: Stresi emocional mund të ndikojë tek ju. Mundohuni të ruani qetësinë e brendshme.
Këshilla e ditës: Mos lejoni impulsivitetin të prishë marrëdhënie të rëndësishme.
Shigjetari
Edhe pse në mëngjes mund të tregoheni të dashur dhe të afërt, me kalimin e orëve gjërat do fillojnë të përkeqësohen. Ju të dashuruarit do ndiheni të lënë pas dore nga partneri dhe kjo do ju rëndojë emocionalisht. Flisni hapur dhe sqarojini gjërat njëherë e mirë, sepse është më mirë të dini të vërtetën sesa të brengoseni pa përgjigje. Ju beqarët do dilni në takime, por personat që do njihni nuk do ju pëlqejnë. Në punë do jeni shumë të devotshëm dhe mund t’ju besohen detyra të reja. Pavarësisht vështirësive, perspektivat mbeten pozitive. Financat do jenë të trazuara për shkak të mungesës së seriozitetit. Ndryshoni strategji sa më parë.
Shëndeti: Mund të ndiheni të lodhur emocionalisht. Kujdesuni për ekuilibrin mendor.
Këshilla e ditës: Qartësia në komunikim do ju shpëtojë nga shumë brenga.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do tregoheni shumë më bujarë dhe më të sjellshëm me të gjithë, gjë që do bëjë që njerëzit të dëshirojnë t’ju kenë pranë. Ju të dashuruarit do ndiheni nostalgjikë dhe do kaloni më shumë kohë pranë partnerit. Në disa momente ai do ju bëjë të ndiheni si mbi re. Ju beqarët do filloni një histori dashurie pasionante që do ju mbushë me energji pozitive. Në punë do jeni të organizuar dhe shumë të vëmendshëm ndaj detajeve. Nuk do keni pengesa dhe do i merrni gjërat me qetësi. Financat do mbeten të mira dhe do i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim shtesë.
Shëndeti: Gjendja do jetë e qëndrueshme dhe energjia e mirë.
Këshilla e ditës: Vazhdoni të silleni me maturi, edhe kur gjithçka po ecën mirë.
Ujori
Sot do jeni shumë të përkushtuar dhe njëkohësisht të ndjeshëm, prandaj do i kushtoni rëndësi edhe detajeve më të vogla. Ju të dashuruarit do jeni të përkëdhelur nga yjet dhe emocionet do jenë të shumta gjatë gjithë ditës. Çdo moment do jetë i veçantë. Ju beqarët nuk do e kërkoni me ngulm dashurinë, por do ia lini gjithçka kohës. Nuk pritet ndonjë zhvillim i jashtëzakonshëm. Në punë, aftësia juaj për të negociuar dhe për të bindur do jetë pika më e fortë. Objektivat do arrihen pa shumë vështirësi. Në planin financiar do jeni të vendosur të gjeni zgjidhje për problemet e mëparshme.
Shëndeti: Gjendja do jetë e mirë, por shmangni lodhjen emocionale.
Këshilla e ditës: Besoni më shumë tek aftësitë tuaja dhe mos u nënvlerësoni.
Peshqit
Gjatë kësaj dite mund të acaroheni në disa momente për shkak të ndërhyrjes së disa personave në jetën tuaj personale. Vendosni kufij të qartë dhe do ndiheni më të qetë. Nëse keni një lidhje, është momenti i duhur për ta përforcuar atë. Pas neglizhencave të kohëve të fundit, duhet të sillni më shumë qëndrueshmëri. Ju beqarët do i shijoni kënaqësitë e ditës, megjithëse nuk do krijoni ende një lidhje të fortë. Në punë duhet të negocioni me diplomaci për një çështje të rëndësishme. Probleme serioze nuk priten. Financat do jenë pozitive, por gjithsesi kërkohet kujdes i shtuar.
Shëndeti: Gjendja emocionale kërkon vëmendje. Pushimi dhe qetësia janë të domosdoshme.
Këshilla e ditës: Vendosni kufij pa ndjerë faj, për të ruajtur qetësinë tuaj.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
$ads={2}
.png)
Post a Comment