Dashi
Gjatë kësaj dite do jeni të kujdesshëm madje edhe për detajet më të vogla. Çdo gjë do ju ecë mirë. Ju të dashuruarit do jeni gjithë kohës në dispozicion të partnerit dhe do ruani një marrëdhënie të qëndrueshme me të. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë në momentet shumë të qeta dhe kur nuk do e keni aspak mendjen. Jeta juaj do marrë tërësisht një drejtim tjetër. Në punë mirë është të mos ua tregoni të tjerëve idetë dhe planet që keni bërë, por lërini t’i mësojnë ato kur të realizoni gjithçka. Në planin financiar keni për të pasur tronditje të forta. Nuk do arrini dot t'i kryeni me maturi shpenzimet dhe ky do jetë një problem.
Shëndeti:
Mund të ndiheni të lodhur nga ritmi i ditës. Kujdesuni për ushqimin dhe shmangni shqetësimet e kota.
Këshilla:
Mos i ndani planet me këdo, ruani rezervën tuaj dhe ecni me hapa të sigurt.
Demi
Jupiteri do ju ndihmojë mjaft gjatë kësaj dite për t’u ndier edhe më të lumtur se më parë. Ju të dashuruarit do jeni më të vendosur për ta rregulluar dhe për ta përmirësuar jetën tuaj në çift. Do reflektoni me kujdes dhe së bashku me partnerin do merrni edhe disa vendime me rëndësi. Ju beqarët do ndihmoheni mjaft nga Urani dhe do arrini ta bëni për vete atë që pëlqejnë. Në punë do keni energji me shumicë dhe do punoni fort për të arritur më të mirën e mundshme. Vërtet do lodheni, por rezultatet do jenë të jashtëzakonshme. Buxheti do jetë i favorizuar dhe gjendja në këtë sektor ka për të qenë shumë herë më e mirë.
Shëndeti:
Energjia është e mirë, por lodhja mund të ndihet në mbrëmje. Kushtojani pak kohë çlodhjes.
Këshilla:
Merrni vendime të përbashkëta me njerëzit tuaj të afërt dhe mos hezitoni të ndiqni ambiciet.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do doni të bëni më të mirën e mundshme pak rëndësi sa do ju kushtojë kjo gjë. Për ju të dashuruarit do ketë ndryshime shumë të mëdha kështu që duhet të bëheni gati shpirtërisht. Të shkuarës së hidhur do i vihet kapaku njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët do keni një ditë të mbushur me optimizëm dhe me takime interesante. Në punë ambienti do jetë paksa konfuz orët e para, por me durim dhe qetësi do arrini të qartësoni gjithçka. Nuk do ju dalin probleme shumë të mëdha dhe gjithçka do zgjidhet. Në planin financiar duhet të bëni sa më shumë kujdes sepse nëse situata ju del jashtë kontrollit nuk do mund ta rimerrni dot më veten.
Shëndeti:
Mund të jeni pak të lodhur mendërisht. Mundohuni të pushoni më shumë dhe të kufizoni ankthin.
Këshilla:
Mos i lini gjërat të grumbullohen. Zgjidhini një e nga një dhe çdo gjë do qartësohet.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite, me ndihmën e Uranit, do bëni një bilanc të gjithçkaje dhe do merrni edhe disa vendime. Për ju të dashuruarit do ndodhin ndryshime vërtet të mira në jetën tuaj dhe çdo çast do iu duket edhe më i bukur se më parë. Edhe për ju beqarët do ndizet drita jeshile. Asgjë nuk ka për të qenë më si dikur kështu që duhet të përgatiteni për ndryshime pozitive. Në punë mundet edhe të ndërprisni kontratat nëse nuk po ju pëlqen si po iu trajtojnë shefat. Gjithsesi për vendime të tilla duhet të mendoheni dhe të reflektoni gjatë. Të ardhurat me shumë mundësi do kenë përmirësime të vazhdueshme edhe falë mbështetjes së madhe që do iu japin të afërmit.
Shëndeti:
Do ndiheni më të qetë shpirtërisht, por mos e teproni me angazhime fizike.
Këshilla:
Mos merrni vendime të nxituara. Reflektimi është çelësi për suksesin e ditës.
Luani
Gjatë gjithë kësaj dite do jeni mjaft realistë dhe me pak përpjekje do arrini çdo gjë që keni dëshiruar. Për ju të dashuruarit e sotmja pritet të jetë plot ngjyra. Mes jush dhe atij që keni në krah çdo gjë do ecë për mrekulli dhe do ju duket vetja si në ëndërr. Nëse jeni beqarë nuk do e gjeni dot shpirtin tuaj binjak dhe kjo do iu mërzitë në disa momente. Në punë tregojeni talentin tuaj dhe keni për të përfituar më shumë nga sa mund ta kishit menduar. Edhe buxheti do lërë goxha për të dëshiruar. Shmangni me çdo kusht shpenzimet në mënyrë që mos keni probleme.
Shëndeti:
Ekuilibri emocional është i mirë, por ruajeni ritmin. Shmangni lodhjen e tepërt.
Këshilla:
Ruani qetësinë financiare dhe mos bini në tundime të panevojshme.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do jeni shpesh në ankth dhe në merak për ecurinë e gjërave, megjithatë deri në mbrëmje situata mund të ndryshojë. Nëse keni një lidhje mos i fshihni asgjë partnerit tuaj sepse është shumë herë më mirë të keni disa debate të vogla dhe më pas të qetësoheni sesa të bëni sikur ndiheni mirë dhe të vuani gjithë kohës në shpirt. Ju beqarët do keni mundësi të joshni dhe të flirtoni pafund, por mund të mos ndiheni gati për të hedhur hapa më shumë. Në punë do ndiheni si të bllokuar dhe nuk do i kuptoni as kritikat që do iu bëhen. Mos reagoni pa qene të bindur. Në planin financiar do dini të vendosni rregull dhe gjendja do jetë e mirë.
Shëndeti:
Ankthi mund t’ju shoqërojë gjatë ditës. Merrni frymë më thellë dhe shmangni debatet.
Këshilla:
Mos i shtyni gjërat nën tapet. Sinqeriteti me veten dhe të tjerët do sjellë qetësi.
Peshorja
Ditë e mbushur me dinamizëm do jetë kjo e sotmja. Do arrini të krijoni një klimë përherë harmonike. Ju të dashuruarit do merreni vesh më së miri me partnerin dhe qëndrueshmëria do mbizotërojë në çdo moment. Ju beqarët me shumë gjasë do bini kokë e këmbë në dashuri me një person të bukur në pamje dhe në shpirt. Çdo gjë do marrë drejtimin e duhur tashmë.
Në punë do jeni paksa idealistë dhe do ju shtohet dëshira për të qenë në pozicion drejtues. Mos e teproni dhe përpiquni të jeni më të matur në vendime.
Në financa mos dëgjoni çfarë thotë kushdo, por flisni vetëm me specialistë të fushës për të shmangur gabimet.
Shëndeti: Energjia do jetë e mirë, por shmangni lodhjet e kota. Kujdes me ushqimet shumë të rënda.
Këshilla: Mos i prisni gjërat të ndodhin vetë; drejtojini, por pa teprime.
Akrepi
Edhe pse pritet që gjërat të ecin mjaft mirë sot, mundohuni të mos tregoheni të paarsyeshëm. Për ju të dashuruarit pritet një ditë harmonike dhe plot ngjyra. Pranë partnerit do ndiheni më mirë se kurrë. Ju beqarët duhet t’i merrni më seriozisht ftesat që do iu bëhen, sepse ato mund t'ua ndryshojnë jetën.
Në punë do ju duhet më shumë përqendrim dhe përkushtim që gjërat të realizohen më shpejt. Mos kërkoni mrekulli sepse nuk do ndodhin.
Në planin financiar vështirësitë do jenë të mëdha, ndaj mos kryeni shpenzime të panevojshme.
Shëndeti: Mund të ndjeni pak lodhje mendore. Bëni pushime të shkurtëra gjatë ditës.
Këshilla: Mos refuzoni mundësitë e reja; brenda tyre fshihet një kapitull i ri.
Shigjetari
Hëna do ju bëjë të palogjikshëm gjatë kësaj dite dhe do veproni pa qenë shumë të bindur. Për ju që keni një lidhje, atmosfera do jetë elektrizuese. Herë pas here mund të ndiheni sikur diçka nuk shkon dhe do kërkoni ndryshime të mëdha.
Ju beqarët nuk do jeni me fat sot dhe dita do jetë mjaft e zakonshme. Mundohuni të shoqëroheni më shumë me miqtë.
Në punë shfrytëzoni mungesën e një kolegu për të treguar aftësitë tuaja. Mund të hapen mundësi të reja.
Në financa merrini gjërat shtruar dhe mos shpenzoni pa menduar gjatë.
Shëndeti: Stresi mund t’ju shoqërojë gjatë ditës. Shmangni debatet dhe aktivitete që ju lodhin.
Këshilla: Kujdes me vendimet impulsive; sot logjika duhet të jetë para emocioneve.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do jeni këmbëngulës dhe kreativë. Çdo gjë që dëshironi ka gjasa të realizohet. Për të dashuruarit dita do jetë e veçantë dhe emocionuese. Do ndiheni të plotësuar pranë partnerit.
Ju beqarët do jeni të favorizuar për takime, flirtime dhe njohje të reja. Deri në mbrëmje mund të ndryshojnë shumë gjëra.
Në punë të gjithë do mbështeten tek ju dhe mund të merrni një rol tjetër të rëndësishëm.
Financat vazhdoni t’i kontrolloni me kujdes që të shmangni probleme.
Shëndeti: Shëndeti i qëndrueshëm, por mos e teproni me ritmin e ditës. Jepini trupit pushim kur ju kërkon.
Këshilla: Vizionin dhe talentin që keni sot mos e lini të humbasë; shfrytëzojeni deri në fund.
Ujori
Sot do doni të jeni ju ata që thoni fjalën e fundit dhe kjo do ju bëjë të ndiheni më të rëndësishëm. Për të dashuruarit dita do jetë më e ndritshme dhe më e qetë. Do shikoni gjithçka me optimizëm.
Ju beqarët mund të përjetoni dashuri me shikim të parë dhe gjërat mund të ndryshojnë papritur.
Në punë do ketë disa vonesa që mund t’ju prishin humorin, por ruani gjakftohtësinë.
Në financa Plutoni do t’ju ndihmojë të zgjidhni çështje të mbetura pezull.
Shëndeti: Mund të përjetoni luhatje humori. Ecjet në ajër të pastër do ju bëjnë mirë.
Këshilla: Mos këmbëngulni për çdo gjë; dëgjoni edhe mendimet e të tjerëve.
Peshqit
Do keni kundërshti të shumta me personat që keni pranë dhe kjo mund t’ju rëndojë emocionalisht. Nëse keni një lidhje, shmangni debatet me partnerin sepse mund të ndërlikojnë situatën.
Ju beqarët duhet të pranoni njohje të reja, por mos hidhni hapa të nxituar.
Në punë gjërat do ecin sipas planeve dhe është e mundur të merrni edhe shpërblime. Rivalët do mbeten pas.
Financiarisht gjendja është e mirë, por mos e teproni me blerjet.
Shëndeti: Mund të ndiheni pak të tensionuar. Krijoni momente qetësie vetëm për veten.
Këshilla: Sot është dita për të ruajtur qetësinë dhe për të mos reaguar menjëherë.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
$ads={2}
.png)
Post a Comment