Dashi
Gjatë kësaj dite nuk do kaloni momente shumë të bukura, megjithatë as probleme të ndërlikuara nuk ka për të pasur. Për ju të dashuruarit vetëm Saturni do ketë ndikim të drejtpërdrejtë. Në përgjithësi do mbizotërojë rregulli dhe emocionet e veçanta. Ju beqarët do ndiheni të lirë të bëni atë që do doni dhe fatin keni për ta pasur gjithë kohës në krah.
Në punë do merreni me shumë gjëra njëherësh dhe mund të ngatërroheni pak. Mund të keni edhe disa mosmarrëveshje me kolegët.
Në planin financiar nuk priten probleme, megjithatë nëse do ju duhet të kryeni shpenzime të mëdha, mirë është të tregoheni vigjilentë.
Shëndeti: Mund të ndiheni pak të shpërqendruar. Organizoni më mirë kohën dhe shmangni lodhjet.
Këshilla: Mos e lini fatin t’ju udhëheqë; mbani kontrollin e situatave.
Demi
Dita e sotme ka për të qenë e qetë dhe pa probleme. Do bëni atë që do ndieni. Nëse keni një lidhje, jeta sentimentale do jetë përgjithësisht e kënaqshme. Do jeni të kuptueshëm me partnerin dhe do e toleroni pak më shumë se zakonisht.
Ju beqarët bëni mirë të mos ngatërroni punën me dashurinë, pasi mund të keni probleme më vonë.
Në punë do jeni kompetentë dhe të duruar. Pak nga pak do i afroheni objektivit përfundimtar.
Për financa më të mira duhet të kufizoni shpenzimet dhe të mos fiksoheni pas lojërave të fatit. Nëse veproni kështu gjendja do jetë e qëndrueshme.
Shëndeti: Trupi do jetë në gjendje të mirë, por shmangni teprimet ushqimore.
Këshilla: Ruani qetësinë dhe mos e ngatërroni zemrën me logjikën në çështje pune.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do dini përherë si dhe kur të flisni. Do jeni optimistë dhe këtë energji do ua përcillni edhe të tjerëve.
Nëse keni një lidhje, përmirësimi i jetës në çift që ka filluar kohët e fundit do vazhdojë edhe sot. Mosmarrëveshjet do mbeten pas.
Ju beqarët nuk do favorizoheni shumë nga yjet, kështu që duhet t’i merrni vetë frenat në duar.
Në punë do filloni projekte të reja dhe nuk do ju mungojë frymëzimi. Do reflektoni me kujdes dhe asgjë nuk do ju duket e vështirë.
Financiarisht do jeni të favorizuar. Përfitoni për të përmbyllur disa çështje të rëndësishme.
Shëndeti: Nervozizmi herë pas here mund t’ju lodhë. Kërkoni momente qetësie.
Këshilla: Sot, fjala juaj ka peshë—përdoreni për të hapur dyer, jo për t’i mbyllur.
Gaforrja
Venusi dhe Urani do ju ndihmojnë të vendosni qetësinë dhe ekuilibrin në jetën tuaj. Për ju të dashuruarit priten momente të këndshme dhe harmonike. Do dashuroheni pa dorashka.
Nëse jeni beqarë, mos u hidhni menjëherë në krahët e dikujt që po ju josh, sepse mund të jetë gabim.
Në punë dita do jetë e ngarkuar. Sapo të mbaroni një detyrë, do ju dalë një tjetër që duhet ta përfundoni menjëherë.
Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë dhe mund t’ju duhet të merrni hua.
Shëndeti: Stresi i ditës mund t’ju rëndojë. Bëni pushime të shkurtra dhe kujdes me pagjumësinë.
Këshilla: Mos u nxitoni në ndjenjë apo në vendime—mendohuni dy herë.
Luani
Gjatë kësaj dite duhet patjetër të sqaroni disa çështje të mbetura pezull. Nëse keni një lidhje dhe nuk ndieni më të njëjtat gjëra për partnerin, flisni hapur me të. Gënjeshtrat vetëm sa e dëmtojnë situatën.
Ju beqarët nuk do jeni me fat dhe nuk do keni njohje të reja me vlerë sot.
Në punë bashkëpunimi me disa kolegë të rinj do ju çojë më lart dhe do ju japë më shumë besim për të ardhmen. Mund të lindë ideja e pavarësimit profesional.
Buxheti do ketë përmirësime të ndjeshme.
Shëndeti: Kujdesuni për sistemin nervor. Shmangni konfliktet e panevojshme.
Këshilla: Sot tregohuni të sinqertë, edhe kur është e vështirë.
Virgjëresha
Hëna dhe Jupiteri do ju bëjnë optimistë gjatë gjithë ditës. Do dini si të veproni dhe të gjithë do kërkojnë këshilla nga ju.
Nëse keni një lidhje, pasioni do rishfaqet fuqishëm dhe do ndiheni si në një ëndërr të bukur.
Ju beqarët do jeni gati të bëni edhe ndonjë sakrificë për të ndryshuar statusin tuaj sentimental. Mundësitë nuk do mungojnë.
Në punë yjet do ju japin shtysën e duhur për të bërë hapa të rëndësishëm. Do keni besim në vetvete dhe nuk do ndaleni lehtë.
Shpenzimet mos i kryeni pa u menduar, sepse gjendja financiare mund të përkeqësohet shpejt.
Shëndeti: Do ndiheni më të qetë dhe më energjikë se zakonisht, por mos e teproni me ritmin.
Këshilla: Mos u jepni të tjerëve më shumë nga vetja sesa keni mundësi.
Peshorja
Edhe pse do keni ndryshime të shpeshta humori gjatë kësaj dite sërish do arrini ta përmbani veten në momentin e fundit dhe nuk do bëni gabime të mëdha. Tek ju të dashuruarit Mërkuri do jetë planeti që do ndikojë më shumë. Ai do ju nxitë të flisni më tepër me partnerin dhe të bashkëpunoni. Ju beqarët duhet t'i shprehni sa më shumë ndjenjat tuaja sepse po nuk e bëtë personat që pëlqeni do ju ikin nga duart.
Në punë do jeni më të gatshëm për të diskutuar me shefat dhe kolegët dhe për të bërë më të mirë për projektin që keni nisur. Për çdo gjë ka një zgjidhje.
Gjendja e financave do fillojë të konsolidohet tej mase. Do i shlyeni edhe borxhet e marra.
Shëndeti: Luhatjet shpirtërore mund t’ju lodhin. Bëni pak pushime gjatë ditës.
Këshilla: Mos e shtyni komunikimin; sot ai ju zgjidh shumë situata.
Akrepi
Gjatë kësaj dite duhet të mësoni të refuzoni disa gjëra sepse në të kundërt do linë tensioni i madh dhe nuk do ju vini dot fre. Ju të dashuruarit do keni probleme të njëpasnjëshme me partnerin tuaj dhe do ndiheni shumë keq së bashku. Më mirë do jetë të qëndroni pak kohë larg njëri-tjetrit dhe të qartësoni mendimet si duhet.
Nëse jeni beqarë do ndiheni të lirë të bëni çfarë të doni dhe mund të gjeni personin e ëndrrave.
Në punë, marrëdhënia me eprorët nuk do jetë e kënaqshme. Do ndiheni të stresuar dhe mezi do hidhni hapat që duhet.
Në planin financiar do jeni me fat. Gjendja do përmirësohet tej mase dhe do hiqni edhe para mënjanë.
Shëndeti: Stresi mund t’ju rëndojë mjaft. Gjeni një mënyrë të shfryni tensionet.
Këshilla: Dëgjoni veten dhe vendosni kufij të shëndetshëm.
Shigjetari
Dita e sotme nuk ka për të qenë e keqe sot megjithatë as aq e mirë sa e keni pritur. Ambienti yjor do jetë i kontrastuar sot.
Nëse keni një lidhje, në disa momente do dashuroheni pa dorashka me partnerin e në disa të tjera do debatoni ashpër. Mirë është që në këto rrethana të mos merrni vendime.
Ju beqarët do keni disa takime të bukura të cilat për pak kohë do ua ndryshojnë jetën.
Në punë nuk do ju realizohen të gjitha objektivat dhe në shumë momente do ndiheni keq. Pranoni ndihmë sepse të vetëm do ngeleni shumë mbrapa.
Me shpenzimet bëni shumë kujdes nëse nuk doni që ato t'iu dalin jashtë kontrollit.
Shëndeti: Energjia do ketë ulje-ngritje. Ushqehuni më rregullt.
Këshilla: Pranoni dorën e ndihmës kur ju ofrohet; nuk është dobësi.
Bricjapi
Mos mendoni aspak negativisht gjatë kësaj dite sepse mund të bëni gabime të pafalshme për të cilat do vuani edhe më vonë.
Nëse keni një lidhje merreni çdo gjë me qetësi sepse vetëm në këtë mënyrë nuk keni për të pasur probleme. Komunikimi dhe durimi do ua bëjnë ditën edhe më të bukur.
Ju beqarët mund të keni vetëm mundësi për dashuriçka kalimtare, asgjë më tepër sesa kaq.
Jetën profesionale do dini shumë mirë si ta organizoni. Do bëni edhe pak pushim dhe do merrni vendime të rëndësishme. Të gjithë do ju mbajnë në gojë për ato që keni arritur.
Në planin financiar çdo gjë ka për të ecur më së miri, mos u shqetësoni për këtë gjë.
Shëndeti: Ruani qetësinë mendore; mos u ngarkoni me alarmime të kota.
Këshilla: Optimizmi sot është arma juaj më e fortë.
Ujori
Përgatituni për një ditë të mrekullueshme sot. Do arrini t’i sqaroni edhe situatat e sikletshme dhe optimizmi do ju rikthehet si dikur.
Për ju që keni një lidhje do të rindizet fuqishëm pasioni, i cili kohët e fundit ishte ftohur pak. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe nuk do doni të shkëputeni për asnjë çast prej tij.
Ju beqarët më në fund do e gjeni shpirtin tuaj binjak dhe do filloni lidhjen e shumë ëndërruar.
Në punë duhet t’i shprehni ato që mendoni sepse edhe sikur të gaboni të paktën do fitoni një përvojë të re. Mos u trishtoni as nga kritikat që do ju bëhen sepse në fund të fundit të gjithë gabojnë.
Financat do jenë goxha problematike sepse do shpenzoni pa i bërë aspak llogaritë më parë.
Shëndeti: Kujdes me lodhjen dhe pagjumësinë. Mos e teproni me ritmin.
Këshilla: Kërkoni ekuilibër mes emocioneve dhe arsyes.
Peshqit
Plutoni, plani juaj më i favorshëm do ju ndihmojë edhe gjatë kësaj dite dhe do ua zbukurojë çdo moment.
Nëse jeni në një lidhje, një projekt i përbashkët me partnerin do ju afrojë edhe më tepër me njëri-tjetrin. Do ndani edhe disa sekrete të së shkuarës me të.
Nëse jeni beqarë duhet të bëni valixhet gati dhe të niseni diku jashtë qytetit sepse vetëm ashtu do mund ta gjeni personin e duhur.
Në punë do jeni ambiciozë dhe kompetentë. Pak nga pak do i arrini që të gjitha objektivat që keni pasur.
Financat nuk do jenë shumë të mira kështu që mundohuni që çdo shpenzim ta kryeni me shumë maturi dhe përkujdes.
Shëndeti: Trupi kërkon qetësi. Merrni kohë për të pushuar.
Këshilla: Mos e shtyni të ardhmen; hapi i parë duhet bërë sot.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
$ads={2}
.png)
Post a Comment