Dashi
Gjatë kësaj dite do tregoheni shumë të kujdesshëm në çdo veprim, në fjalët që thoni dhe në mënyrën si silleni me të tjerët. Do bëni të pamundurën që gjithçka të shkojë në rrugën e duhur. Për ju që jeni në çift, ndikimi i Mërkurit do jetë pozitiv: do ju nxisë të jeni më të sinqertë dhe komunikimi me partnerin do thellohet ndjeshëm. Në orët e pasdites priten edhe disa surpriza të këndshme nga të dyja palët. Ju beqarët do ndiheni pak të pafat në dashuri dhe mund të mos takoni ende personin e ëndrrave tuaja. Në punë do keni ngarkesë dhe do ju duhet të sakrifikoni pak kohë personale, por shpërblimi do vijë shumë shpejt. Kujdes me financat, pasi gjendja nuk është e qëndrueshme. Çdo shpenzim duhet menduar mirë.
Shëndeti: Kujdes me gjumin dhe ushqimin. Trupi juaj ka nevojë për pushim dhe ekuilibër.
Këshilla e Ditës: Mos e lodhni veten duke kërkuar përsosmëri – mjafton të jeni të sinqertë dhe të duruar.
Demi
Yjet do jenë në anën tuaj sot dhe do ndiheni më të sigurt në çdo fjalë apo veprim. Do keni aftësi të dëgjoni me vëmendje të tjerët dhe të flisni me qetësi e urtësi. Në dashuri, ju që jeni në çift do gjeni ekuilibrin e munguar dhe do rregulloni marrëdhënien me partnerin përmes tolerancës dhe mirëkuptimit. Ju beqarët do preferoni të mos ndryshoni status, pasi ndiheni mirë me veten. Në punë mund të përjetoni pak stres për shkak të detyrave që kërkojnë përqendrim, por do ja dilni me sukses në fund. Financat do jenë të qëndrueshme dhe madje do keni mundësi të kurseni disa para për të ardhmen.
Shëndeti: Energjia fizike do jetë e mirë, por shmangni teprimin me lodhje apo orë të zgjatura pune.
Këshilla e Ditës: Mos lejoni që durimi juaj të shihet si dobësi – është forca juaj më e madhe.
Binjakët
Energjia juaj do jetë e lartë gjatë kësaj dite, por kujdes që të mos shpërndahet pa qëllim. Përdoreni me mençuri në drejtimin e duhur. Në dashuri, jeta në çift do jetë e favorshme dhe do ndjeni më shumë afërsi emocionale. Nëse keni plane për përmirësim të kushteve të jetesës, fati është me ju. Ju beqarët duhet të lini pas hezitimet dhe të tentoni – dikush mund t’ju pëlqejë vërtet. Në punë, ndikimi i Uranit do ju ndihmojë të përparoni dhe të arrini rezultate konkrete. Gjithçka do ndodhë në kohën e duhur. Edhe financat do përmirësohen ndjeshëm, duke ju lejuar të kryeni shpenzimet më të nevojshme pa stres.
Shëndeti: Kujdes me lodhjen mendore. Shkëputuni për pak nga ritmi i shpejtë dhe merrni frymë thellë.
Këshilla e Ditës: Mos kini frikë të guxoni – ndonjëherë vetëm një hap ndryshon gjithë rrjedhën e ditës.
Gaforrja
Dita do jetë e qëndrueshme dhe do ndiheni të qetë me mënyrën si po ecin gjërat. Harmonia në dashuri do mbizotërojë, dhe ju që jeni në çift do përjetoni një lidhje të thellë shpirtërore me partnerin. Buzëqeshja nuk do ju mungojë dhe do e shijoni çdo moment. Ju beqarët do takoni dikë që do ju ngjajë shumë, dhe do kuptoni që ky person mund të ndryshojë jetën tuaj. Në punë, përpjekjet e vazhdueshme do japin fryte dhe do merrni mirënjohjen që meritoni. Financat do jenë të qëndrueshme, por duhet të ruani kujdesin me vlerat materiale. Mos i ndani të gjitha detajet e pasurisë tuaj me të tjerët dhe ruani vigjilencën.
Shëndeti: Gjendja fizike do jetë e mirë, por kujdes me sistemin nervor – shmangni stresin dhe debatet e panevojshme.
Këshilla e Ditës: Qetësia është arma juaj më e fortë. Mos e humbni për askënd.
Luani
Sot duhet të mendoni mirë përpara se të flisni. Një fjalë e nxituar mund të ketë pasoja që nuk mund t’i ktheni pas. Në dashuri, do tregoheni më autoritarë dhe kjo mund të mos i pëlqejë partnerit tuaj. Mundohuni të jeni më të butë në komunikim dhe ta këshilloni me dashuri, jo me kritikë. Ju beqarët do përjetoni një ditë të mbushur me gëzim dhe mundësi të reja. Disa prej jush do shohin realizimin e një dëshire të kahershme. Në punë do jeni të aftë dhe energjikë, por kujdes me vetëbesimin e tepruar që mund të perceptohet si mendjemadhësi. Financat do jenë të kënaqshme nëse dini të menaxhoni me kujdes të ardhurat.
Shëndeti: Kujdes me sistemin kardiovaskular. Një ditë pushimi ose një ecje e gjatë do ju bëjë shumë mirë.
Këshilla e Ditës: Forca e vërtetë qëndron në butësinë që tregoni ndaj të tjerëve.
Virgjëresha
Dita do jetë e qetë dhe ndriçuese. Do kuptoni shumë gjëra që më parë nuk i kishit parë me qartësi dhe do sqaroheni për disa çështje që ju shqetësonin. Ndikimi pozitiv i Hënës dhe Saturnit do ju bëjë më të qëndrueshëm emocionalisht. Në dashuri, do kuptoni edhe më shumë vlerën e partnerit dhe rëndësinë që ka dashuria në jetën tuaj. Lidhja do jetë e fortë dhe plot mirëkuptim. Ju beqarët duhet të tregoheni të vëmendshëm, sepse një zgjedhje e gabuar sot mund të ketë pasoja nesër. Në punë do keni disa kritika, por ato do jenë të vlefshme për përmirësim dhe do ju nxisin të ecni përpara. Financat kërkojnë kujdes, ndaj shmangni shpenzimet e tepërta.
Shëndeti: Mos e neglizhoni gjumin dhe qetësinë shpirtërore. Trupi dhe mendja kanë nevojë për pushim.
Këshilla e Ditës: Kritikat mos i merrni si goditje, por si shtysë për të qenë më të mirë.
Peshorja
Intuita do jetë aleatja juaj më e fortë gjatë kësaj dite, dhe do dini të pranoni me maturi edhe kritikat që mund t’ju bëhen. Nëse jeni në një lidhje, duhet të bëni më shumë përpjekje për të ndryshuar rutinën që po e bën marrëdhënien paksa monotone. Mos e lini pas dore partnerin, sepse distanca emocionale mund të sjellë keqkuptime. Ju beqarët do tregoheni shumë kërkues dhe nuk do kënaqeni lehtë me personat që do afrohen pranë jush. Në punë, Dielli do ju ndihmojë të merrni iniciativa, ndërsa Urani do ju japë forcë për t’i zbatuar me vendosmëri. Pengesat nuk do mungojnë, por asgjë nuk do jetë e pamundur. Në aspektin financiar, do jeni të kthjellët dhe do arrini të stabilizoni situatën pa vonesë.
Shëndeti: Mund të ndiheni pak të lodhur nga angazhimet mendore. Jepini vetes kohë për pushim dhe meditoni.
Këshilla e Ditës: Ndryshimi i vogël i sotëm mund të sjellë qetësinë që kërkoni prej kohësh.
Akrepi
Sot do ndiheni plot energji dhe dëshirë për t’u treguar të gjithëve vlerën tuaj të vërtetë. Askush nuk do mund t’ju ndalë në rrugën drejt suksesit. Për ju që jeni në çift, dita do jetë e mbushur me pasion dhe emocione të forta. Partneri do dijë si t’ju surprizojë dhe do ju bëjë të ndiheni të veçantë. Ju beqarët do jeni të zënë me çështje të tjera dhe nuk do keni kohë të mendoni për dashurinë, por mos e përjashtoni mundësinë e një takimi interesant. Në punë do tregoheni të zgjuar, të përqendruar dhe me aftësi të shkëlqyera menaxhimi. Koleget do ju vlerësojnë për gjakftohtësinë dhe maturinë. Në aspektin financiar, mos u tregoni impulsivë, sepse paratë nuk janë të pafundme.
Shëndeti: Kujdes me tensionin e lartë dhe me lodhjen fizike. Një ditë pushimi do ju rikthejë ekuilibrin.
Këshilla e Ditës: Mos u përpiqni t’i provoni të gjithëve se çfarë mund të bëni – mjafton ta dini vetë.
Shigjetari
Largoni çdo mendim negativ dhe hapni rrugë optimizmit. Mendoni për të ardhmen me dritë dhe planifikoni hapat tuaj me qetësi. Ju që jeni në një lidhje do përjetoni një ditë të mbushur me dashuri dhe pasion. Do ndiheni aq mirë me partnerin saqë mund të merrni vendime të rëndësishme për të ardhmen. Ju beqarët duhet të shmangni nxitimin dhe posesivitetin, sepse mund të bëni gabime të panevojshme. Në punë do tregoheni autoritarë dhe të sigurt në veprime. Askush nuk do mund t’ju sfidojë, dhe rezultatet do jenë në nivel të lartë. Kujdes me financat, sepse ndikimi i Uranit mund të sjellë humbje të papritura. Mos shpenzoni pa arsye.
Shëndeti: Përpiquni të shmangni stresin dhe të bëni pak aktivitet fizik. Lëvizja do ju ndihmojë të çlironi energjinë negative.
Këshilla e Ditës: Mos kërkoni gjithçka menjëherë. Gjërat më të vlefshme vijnë me durim.
Bricjapi
Saturni do ju ndihmojë të stabilizoni jetën dhe t’ju nxisë drejt vendimeve të rëndësishme. Për ju që jeni në një lidhje, dita do jetë e qetë dhe harmonike. Do lini pas çdo kujtim të hidhur të së shkuarës dhe do përqendroheni tek ndërtimi i një të ardhmeje të bukur në çift. Ju beqarët mund të ndiheni ende të pavendosur për të hyrë në një marrëdhënie të re – mos u nxitoni, gjithçka do vijë në kohën e duhur. Në punë, edhe pse ritmi nuk do jetë shumë i shpejtë, do arrini rezultate të sigurta. Do ndiheni të përmbushur kur të shihni frytet e punës suaj. Në planin financiar do tregoheni të kujdesshëm dhe shumë shpejt situata do përmirësohet.
Shëndeti: Stresi do ulet ndjeshëm. Kujdes vetëm me shpinën dhe gjumin – trupi kërkon pushim.
Këshilla e Ditës: Ecni ngadalë, por me siguri. Çdo hap i matur ju çon drejt suksesit.
Ujori
Hëna do ju bëjë më të hapur dhe më komunikues se zakonisht. Do keni dëshirë të shprehni ndjenjat dhe mendimet tuaja pa frikë. Për ju që jeni në çift, dita do jetë e mbushur me mirëkuptim dhe afërsi. Do gjeni mënyra të reja për ta bërë marrëdhënien më të gjallë. Ju beqarët mund të mos gjeni ende personin e duhur, por do kaloni momente të bukura në shoqërinë e miqve. Në punë, do merrni vendime të rëndësishme pas diskutimeve me kolegët dhe bashkëpunimi do sjellë rezultate të shkëlqyera. Në aspektin financiar, gjërat do përmirësohen më shumë sesa kishit menduar dhe mund t’i lejoni vetes disa shpenzime të vogla për kënaqësi personale.
Shëndeti: Energjia do jetë e mirë, por mos e teproni me orët e vona. Një natë e qetë gjumi do ju bëjë mrekullira.
Këshilla e Ditës: Komunikimi i sinqertë është çelësi i çdo suksesi sot. Mos e mbani asgjë brenda vetes.
Peshqit
Jeta juaj do hyjë në një fazë më të qetë dhe të ndritshme. Pas reflektimit që keni bërë, tani dini çfarë doni dhe si ta arrini. Për ju që jeni në një lidhje, marrëdhënia do konsolidohet më shumë dhe do bëni plane për të ardhmen me siguri e pa pasiguri. Do ndiheni të qetë në shpirt dhe të mbushur me dashuri. Ju beqarët do keni disa njohje të reja, por asnjë nuk do ju bëjë ta humbni ekuilibrin emocional. Në punë, shmangni bashkëpunimet me njerëz të pandershëm ose që kanë reputacion të dyshimtë. Edhe nëse vonoheni me projektet, më mirë vonë se sa keq. Financat do jenë të qëndrueshme falë kujdesit që keni treguar së fundmi.
Shëndeti: Gjendja fizike dhe mendore do përmirësohet. Kujdesuni për gjumin dhe qetësinë shpirtërore.
Këshilla e Ditës: Mos lejoni që e shkuara t’ju pengojë të shijoni të tashmen, jeta po ju buzëqesh.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
$ads={2}
.png)
Post a Comment