Dashi
Do jeni përgjithësisht me humor të mirë gjatë kësaj dite dhe gjithmonë gati të mbështesni e të ngrini moralin e personave që keni pranë. Nëse jeni në një lidhje, dialogu nuk do të reshtë kurrë dhe do ndani çdo mendim me partnerin. Fjalët e ëmbla dhe gjestet e ngrohta do shtohen. Nëse jeni beqarë, do keni shumë sukses në dashuri edhe pa u munduar gjatë. Ka mundësi që me personin që do afroheni të ndani përvoja jete të ngjashme. Në punë mund t’iu bëhet një propozim për një projekt jashtë shtetit. Diskutojeni me kujdes përpara se të vendosni. Për financat mos u shqetësoni sepse Venusi do ua lehtësojë ndjeshëm gjërat.
Shëndeti: Do jeni energjikë dhe në formë të mirë, megjithatë shmangni ushqimet e rënda në mbrëmje që të mos ndiheni të lodhur. Një shëtitje në ajër të pastër do t’ju bëjë vetëm mirë.
Këshilla e ditës: Mos i shtyni vendimet e rëndësishme, por merrini duke përdorur qetësinë dhe arsyen.
Demi
Sot kredoja juaj do jetë të përfitoni sa më shumë nga çdo moment për të folur hapur e pse jo për t’iu dhënë zgjidhje problemeve. Neptuni do ndikojë negativisht në jetën tuaj në çift dhe do keni goxha vështirësi, ndaj mundohuni të ruani qetësinë. Ju beqarët do fiksoheni shumë pas dikujt që nuk ka vlerë të mjaftueshme. Kujdes sepse jeni ju që do të vuani më tepër. Në punë është mirë të diskutoni me shefat përpara se të ndërmerrni hapa, përndryshe nesër ata mund t’iu kritikojnë. Buxheti do kalojë peripeci sepse do ndjeni dëshirë të shfrenuar për të shpenzuar. Kujdes, mos e teproni.
Shëndeti: Mund të ndiheni pak të lodhur dhe të tensionuar për shkak të stresit emocional. Praktikoni frymëmarrje të thellë ose aktivitete relaksuese.
Këshilla e ditës: Mos i lejoni emocionet t’ju udhëheqin verbërisht. Mbajini mendjet e kthjellëta dhe do shmangni gabimet.
Binjakët
Gjatë kësaj dite nuk do bëni përpjekjet e duhura për të kaluar të gjitha sfidat që do iu dalin. Nëse nuk luftoni vetë, mos prisni që të tjerët të bëjnë gjithçka për ju. Ju të dashuruarve do t’iu mungojë realizmi. Do i kërkoni partnerit gjëra që ai nuk mund t’i arrijë dhe do përfundoni të mërzitur. Mos e teproni me kërkesat që të mos e lodhni atë. Ju beqarët do ndodheni në një ditë të paqartë: herë do dëshironi një lidhje, herë do stepni. Përpara se të kërkoni dashurinë, qartësohuni me veten. Në punë do kërkoni me ngulm të bashkëpunoni me një koleg që e shihni si të aftë, por planetët nuk do jenë në anën tuaj dhe gjërat do bëhen të vështira. Financat nuk do jenë shumë problematike, por duhet të ruani ekuilibrin.
Shëndeti: Do ndiheni të shpërqendruar dhe kjo mund të ndikojë edhe në energjinë tuaj. Kujdesuni për gjumin dhe ushqimin e rregullt.
Këshilla e ditës: Mos kërkoni gjithçka menjëherë, por bëni hapa të vegjël dhe të sigurt. Vetëm kështu do arrini qëllimet.
Gaforrja
Sot do jeni edhe më kokëfortë dhe nuk do dëshironi që askush t’ju kundërshtojë. Nëse jeni në një lidhje, duhet të tregoheni më të duruar dhe të matur sepse shumë shpejt do të vijnë momentet që i prisni prej kohësh. Për ju beqarët mund të jetë edhe sot dita e shumëpritur. Shikoni me kujdes kudo që shkoni sepse mund të takoni personin që keni kërkuar. Në punë idetë do i keni të mira, por për t’i realizuar do duhet të kaloni disa hallka. Mos harroni t’ua prezantoni edhe eprorëve në mënyrë që të merrni dritën jeshile. Në sektorin financiar do dini t’i organizoni gjërat me kujdes dhe do vendosni stabilitet. Mos prisni pasuri të menjëhershme, por gëzojuni sigurisë që do ndërtoni hap pas hapi.
Shëndeti: Mund të ndiheni të ngarkuar mendërisht për shkak të kokëfortësisë. Një shëtitje ose një aktivitet i lehtë fizik do t’ju qetësojë. Kujdesuni edhe për pushimin e mjaftueshëm.
Këshilla e ditës: Përdorni durimin si armën më të fortë. Vetëm kështu do arrini atë që dëshironi pa prishur marrëdhëniet.
Luani
Gjatë kësaj dite do ju duket sikur vetëm ju keni të drejtë dhe mund të bëni gabime njëri pas tjetrit. Nëse jeni në një lidhje, xhelozia do arrijë kulmin dhe pasojat mund të jenë të rënda. Kujdes, sepse mund të krijoni probleme të panevojshme. Për ju beqarët, planetët nuk do ofrojnë ambientin e duhur për të nisur një histori dashurie. Durimi dhe optimizmi do jenë të domosdoshëm. Në punë do jeni të ngarkuar dhe lodhja do jetë e pashmangshme. Stresi do ju shoqërojë shpeshherë. Në planin financiar Neptuni do sjellë pasiguri dhe gabime. Ky nuk është momenti i duhur për të bërë shpenzime të mëdha apo investime të rrezikshme.
Shëndeti: Mund të ndiheni të tensionuar dhe nervoz. Praktikoni teknika relaksimi ose merruni me një aktivitet që ju sjell qetësi. Kujdesuni për gjumin që të mos shtoni lodhjen.
Këshilla e ditës: Kontrolloni xhelozinë dhe mos reagoni me nxitim. Qetësia është shpëtimi juaj sot.
Virgjëresha
Do tregoheni shumë të përgjegjshëm gjatë kësaj dite dhe të tjerët do ju marrin si shembull. Përgatituni edhe për të dhënë këshilla atyre që kanë nevojë. Nëse keni një lidhje, do i thoni “po” stabilitetit dhe do lini pas zakonin për të parë rreth e rrotull. Është momenti i duhur të përqendroheni tek partneri dhe marrëdhënia që keni ndërtuar. Ju beqarët do ndjeni hezitim për të hyrë në një lidhje serioze dhe mund të refuzoni ftesat që do t’ju bëhen. Në punë do përshtateni shpejt me kolegët dhe do dini të zgjidhni edhe situatat e sikletshme. Financat do jenë nën kontroll vetëm nëse tregoheni të matur dhe nuk shpenzoni pa kriter.
Shëndeti: Gjendja do jetë e mirë, por mos e teproni me punën. Kushtojini rëndësi pushimit dhe mbani një regjim të shëndetshëm ushqimor.
Këshilla e ditës: Mos kini frikë nga stabiliteti, sepse është çelësi për të ndërtuar të ardhmen që dëshironi.
Peshorja
Dëshira juaj e papërmbajtur për pavarësi, liri dhe hapësirë nuk do pritet shumë mirë sot. Bëni kujdes, sepse nëse gaboni, pasojat mund të jenë të pakëndshme. Edhe nëse jeni në një lidhje, do kërkoni më shumë hapësirë personale. Veproni me delikatesë dhe pa vënë në rrezik marrëdhënien që keni ndërtuar, përndryshe rrjedha mund t’ju çojë drejt ndarjes. Ju beqarët do përjetoni një ditë të mbushur me risi dhe emocione. Dashuria me shikim të parë nuk do ndodhë, por pëlqime dhe afrime do ketë plot. Në punë do jeni shumë të motivuar dhe do guxoni të provoni gjëra që më parë nuk i keni menduar. Ritmi do jetë i shpejtë, gjë që do ju bëjë të ndiheni më energjikë. Financiarisht dita do jetë disi e vështirë, por Urani do ju ndihmojë të gjeni zgjidhje.
Shëndeti: Kujdesuni të mos e teproni me ngarkesën mendore dhe fizike. Një pushim i shkurtër gjatë ditës do ju ndihmojë të ruani energjinë.
Këshilla e ditës: Kërkoni lirinë tuaj pa cenuar të tjerët. Balanca është çelësi i suksesit.
Akrepi
Mundohuni të ruani gjakftohtësinë gjatë kësaj dite, sepse mund të përballeni me sfida të forta. Nëse jeni në një lidhje, yjet do ju bëjnë më autoritarë ndaj partnerit, por për fat ai nuk do e marrë për keq dhe do pranojë vendimet tuaja. Megjithatë, mos e shfrytëzoni situatën për t’u kthyer në një person tiranik. Ju beqarët do njihni një person interesant, por duhet të reflektoni mirë përpara se të hidhni hapa drejt një lidhjeje serioze. Në punë do arrini më shumë nëse bashkëpunoni me kolegët dhe ndani përvojat. Financat do kenë prirje të dobësohen, ndaj merrni masa shpejt që të mos keni probleme më të mëdha.
Shëndeti: Mund të ndiheni të tensionuar për shkak të sfidave. Mbani nën kontroll emocionet dhe merrni kohë për relaks.
Këshilla e ditës: Mos e përdorni autoritetin si forcë. Përdoreni si urë bashkëpunimi.
Shigjetari
Saturni do ju japë idetë e duhura për të dalë nga problemet dhe për të zgjidhur telashe të mbledhura. Nëse jeni në një lidhje, dëshirat tuaja më të zjarrta do realizohen falë mbështetjes së Plutonit. Partneri do tregojë më shumë kujdes dhe përkëdhelje. Ju beqarët, falë përpjekjeve për të joshur dhe për të gjetur personin ideal, do filloni të shihni rezultatet e para. Në punë, megjithëse shpesh do hezitoni të hidhni hapa edhe kur e dini që keni të drejtë, me pak më shumë guxim mund të arrini shumë. Financat nuk do jenë të qëndrueshme, ndaj do ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm me shpenzimet.
Shëndeti: Stresi mund t’ju lodhë, ndaj shmangni tepricat dhe përpiquni të mbani një regjim të rregullt.
Këshilla e ditës: Mos lejoni që hezitimi t’ju ndalojë. Bëni hapin e parë dhe do shihni se gjithçka ecën më lehtë.
Bricjapi
Edhe pse do mundoheni, nuk do jeni të kthjellët gjatë kësaj dite dhe mund të bëni veprime për të cilat më vonë do pendoheni. Shpeshherë edhe fjalët tuaja do jenë të pabazuara. Neptuni i pozicionuar keq do sjellë paqartësi në jetën sentimentale për ju të dashuruarit. Nuk pritet të ndodhë ndonjë skandal, por kujdes me çdo hap që hidhni. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni të krijoni një lidhje me personin e parë që ju del përpara, sepse nuk do jetë zgjedhja e duhur. Në punë duhet të tregoheni vigjilentë dhe profesionistë. Mos lejoni askënd t’ju presë rrugën apo t’ju dobësojë motivimin. Ka ardhur koha të merreni seriozisht me sektorin financiar. Mos lini që situata të përkeqësohet më shumë.
Shëndeti: Mund të ndiheni të lodhur mendërisht për shkak të paqartësive. Kujdesuni për gjumin dhe shmangni debatet e kota.
Këshilla e ditës: Mos u nxitoni në vendime. Durimi është forca juaj më e madhe sot.
Ujori
Intuita do jetë e fortë sot dhe do ju ndihmojë të shmangni gabimet. Do arrini të parashikoni të ardhmen me kthjelltësi. Merkuri do ketë ndikim të madh në dashurinë tuaj: për ju që keni një lidhje, bashkëpunimi do përforcohet dhe komunikimi do jetë shumë i qartë. Ju beqarët, edhe pse të papërgatitur, do keni një takim mbresëlënës që do ju trazojë emocionet. Në punë, përpiquni të sistemoni menjëherë edhe problemet më të vogla në mënyrë që të keni gjithçka në kontroll. Organizimi do ju garantojë sukses. Financat do jenë të qëndrueshme dhe ekuilibri buxhetor do ruhet. Gjithsesi, shpenzoni me maturi.
Shëndeti: Gjendja emocionale do jetë e qëndrueshme. Një shëtitje në ajër të pastër do ju ndihmojë të rigjeni ekuilibrin.
Këshilla e ditës: Mbështetuni tek intuita juaj, ajo do ju çojë në drejtimin e duhur.
Peshqit
Sado që të mundoheni, sot nuk do arrini ta ndryshoni shumë jetën tuaj dhe gjërat nuk do ecin sipas dëshirës. Atmosfera nuk do jetë e gëzueshme dhe shpesh do ndiheni të mërzitur. Për ju që jeni në një lidhje do mungojë komunikimi, tensioni do rritet dhe konfliktet mund të shpërthejnë. Është më mirë të qëndroni pak larg njëri-tjetrit dhe të reflektoni me kujdes. Ju beqarët nuk do keni takimet që prisnit, por kjo nuk do të thotë të dorëzoheni apo të humbisni shpresën. Në punë përgatituni për kundërshtime, por mos e humbisni logjikën dhe qetësinë. Në planin financiar tregohuni të matur. Vetëm kështu do ruani stabilitetin.
Shëndeti: Do ndiheni të lodhur emocionalisht. Pushoni më shumë dhe mos e teproni me angazhime.
Këshilla e ditës: Mbani nën kontroll emocionet dhe prisni ditë më të mira për të marrë vendime të rëndësishme.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
$ads={2}
Post a Comment