Dashi
Hëna do jetë në kundërshti me Saturnin sot dhe do ndiheni disi të bllokuar. Nëse keni një lidhje do jeni shumë misteriozë dhe partneri nuk do e kuptojë dot se çfarë kërkoni për t’u ndier mirë. Nëse nuk flisni dhe qëndroni të mbyllur marrëdhënia juaj nuk do jetë aspak e mirë. Ju beqarët ka mundësi të takoni princin e kaltër. Zemra do ju rrahë fort, trupi do ju mpihet dhe nuk do dini çfarë të bëni. Pickoni veten, reflektoni, kërkoni mendimin e miqve dhe më pas veproni. Në punë disa kolegë do mendojnë sikur ju doni t’i bllokoni dhe mund t’iu prishin planet me projektin që keni nisur. Financat do vazhdojnë të mbeten ende të paqëndrueshme.
Shëndeti: Do ndiheni të lodhur mendërisht dhe me nerva të tendosura. Jepini vetes hapësirë për qetësi dhe pushim.
Këshilla: Mos u mbyllni në vetvete, komunikimi është çelësi për të zgjidhur çdo paqartësi.
Demi
Për fatin tuaj të mirë sot do keni mbështetjen e Marsit që do ju shtyjë të ecni para dhe ta bëni jetën tuaj akoma më të bukur. Nëse jeni në një lidhje do i merrni me qetësi edhe disa mosmarrëveshje që mund t’iu lindin, madje mund të merrni përsipër edhe disa faje vetëm për ta qetësuar situatën. Mbrëmja në fakt do jetë shumë më e qetë dhe më e bukur. Nëse jeni beqarë do ndërmerrni sfida dhe do guxoni të njiheni edhe më tej me disa persona që do ju prezantojnë miqtë. Në punë nuk do keni dyshim tek aftësitë tuaja dhe mund të provoni veten në një projekt madhështor. Fillimi i mirë është gjysma e punës. Financat do mbeten të njëjta si dje.
Shëndeti: Do ndiheni energjikë dhe me fuqi për të përballuar çdo gjë, por mos e teproni me lodhjen fizike.
Këshilla: Sot shfrytëzojeni besimin tek vetja për të hedhur hapa që mund t’ju sjellin suksese të mëdha.
Binjakët
Dita e sotme do jetë e mbushur me konflikte dhe debate të njëpasnjëshme. Shpesh do ndiheni keq dhe do doni të shkëputeni nga gjithçka. Nëse jeni në një lidhje do keni vështirësi të shumta dhe do keni nevojë të qëndroni herë pas here vetëm. Ai që keni në krah do jetë me nerva dhe nuk do pranojë të bëjë asnjë lëshim. Ju beqarët mos u dekurajoni edhe sikur të merrni refuzime sepse të paktën tentuat dhe nuk qëndruat në vend. Në punë sado që të mundoheni të arrini atje ku doni nuk do ja dilni dot sepse do keni kundër kolegët dhe disa shefa. Financat nuk do jenë të mira e për më tepër do ju kërkohet të shlyeni borxhet. Situata do jetë shumë e ndërlikuar.
Shëndeti: Tensioni nervor dhe lodhja do jenë të pranishme. Kujdesuni për gjumin dhe shmangni debatet e kota.
Këshilla: Ruani qetësinë dhe mos e lejoni zemërimin t’ju drejtojë. Gjërat do zgjidhen me durim.
Gaforrja
Intuita do ju ndihmojë shumë sot jo vetëm për të bërë zgjedhjet e duhura, por edhe për të shmangur debatet me konkurrentët. Nëse jeni në një lidhje do jeni të gatshëm të bëni edhe ndonjë tolerim më shumë vetëm për të shkuar mirë me atë që keni në krah. Nuk do mungojë edhe ndonjë surprizë e vogël. Ju beqarët do keni dikë në mendje dhe nuk do ndaleni asnjë moment për ta bërë për vete pavarësisht se do keni konkurrentë të fortë. Në punë do jeni më të duruar dhe nuk do e lëshoni veten përballë sfidave që do iu dalin. Shpenzimet kryejini me sa më shumë maturi dhe gjithmonë me llogari.
Shëndeti: Mund të ndiheni pak të lodhur mendërisht, ndaj gjeni kohë për pushim dhe qetësi. Një shëtitje e lehtë do iu bëjë mirë.
Këshilla: Tregoni kujdes me njerëzit që ju rrethojnë dhe mos i ndani të gjitha planet tuaja me të tjerët.
Luani
Dita e sotme do fillojë mirë, por pas disa të papriturave të shkaktuara nga miq hipokritë humori do ju ndryshojë. Nëse keni një lidhje do jeni edhe më të ftohtë me partnerin tuaj dhe nuk do arrini dot të riktheni emocionet. Bëni durim dhe sapo të gjeni momentin diskutoni hapur me partnerin. Ju beqarët do joshni dikë vetëm për t’i prishur punë një personi që keni inat dhe ky do jetë një gabim. Në punë tregohuni të kujdesshëm nga disa kolegë që mund t’ua punojnë pas shpine dhe mos kërkoni mendim nga askush për një projekt që keni nisur. Financat do ju bëjnë me ankth sepse do jenë goxha delikate.
Shëndeti: Nervozizmi mund t’ju lodhë, ndaj kujdesuni për gjumin dhe për një ushqim më të lehtë sot.
Këshilla: Mos u ndikoni nga provokimet e të tjerëve. Vetëm qetësia do ju ndihmojë të ruani ekuilibrin.
Virgjëresha
Dita e sotme do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do silleni dhe si do veproni. Nëse keni një lidhje dhe shihni dikë tjetër me adhurim, do fillojnë debatet e zjarrta me partnerin dhe mund të arrihet edhe në ndarje. Nëse i përkushtoheni atij, do ndiheni vërtet mirë. Ju beqarët do gjendeni përballë dy personash shumë joshës dhe nuk do dini kë të zgjidhni. Në punë do ju kërkohet gjatë gjithë kohës ndihmë sepse ju vlerësojnë si më të mirin e grupit. Mos hezitoni të jepni një dorë sepse mirësia do ju kthehet mbrapsht. Gjendja e financave do jetë aq e mirë saqë do ju duket sikur keni fituar ndonjë lotari.
Shëndeti: Do jeni energjikë dhe në formë, por mos e teproni me angazhimet fizike që të mos lodheni.
Këshilla: Ruani fokusin tek ajo që vërtet ka rëndësi për ju, dhe mos e shpërdoroni energjinë me gjëra pa vlerë.
Peshorja
Jeta juaj do jetë e ndriçuar sot dhe nuk do mërziteni për asgjë. Nëse keni një lidhje do kaloni vetëm çaste të lumtura dhe të bukura pranë atij që dashuroni. Si ju ashtu edhe partneri do jeni pozitivë dhe do e merrni çdo gjë shtruar. Ju beqarët duhet të bëni vetëm pak kujdes me nxitimin. Vërtet personat që do takoni janë interesantë, por duhet të prisni pak para se të hidhni hapa. Në punë do jetë Marsi që do iu japë më shumë dinamizëm. Do jeni më të drejtpërdrejtë dhe sipërmarrës. Në planin financiar gjërat do fillojnë të kenë përmirësimet e para dhe do ndiheni shumë më të qetë.
Shëndeti: Energjia do jetë në nivele të mira, por mos e teproni me aktivitetin fizik. Jepini trupit tuaj edhe kohë për pushim.
Këshilla: Ruani ekuilibrin në çdo aspekt të jetës, dhe gjërat do ecin natyrshëm në favorin tuaj.
Akrepi
Qielli do hapet sot dhe do lindin rrezet e para te diellit. Nëse jeni në një lidhje do kaloni momente shumë të këndshme pranë atij që dashuroni dhe do ndiheni më të sigurt për të hedhur hapa më tej. Ju beqarëve nuk do iu joshin më aventurat kalimtare dhe do jeni në kërkim të dashurisë së madhe. Mundësitë nuk do jenë shumë të mira, por të paktën do tentoni. Në punë Urani do ju ndihmojë t’i realizoni në mënyrën më të mirë projektet e nisura dhe do merrni plot vlerësime e falënderime. Edhe vetë do e kuptoni se tashmë e keni bërë çdo gjë dhe më mirë. Financat do jenë më të normalizuara.
Shëndeti: Kujdesuni më shumë për ushqimin, sepse shpesh ushqeheni në mënyrë të çrregullt. Një regjim i qetë do iu sjellë më shumë stabilitet.
Këshilla: Mos kini frikë të bëni ndryshime të vogla, ato mund t’iu çojnë drejt rezultateve të mëdha.
Shigjetari
Pas një periudhe jo shumë të begatë, sot problemet do mbarojnë dhe do e shihni me më shumë optimizëm të ardhmen. Nëse keni një lidhje do i shprehni edhe më shumë ndjenjat dhe nuk do ndieni për asnjë moment mërzitje. Nëse jeni beqarë Venusi do krijojë kushtet e përshtatshme për një takim mbresëlënës, i cili do ndryshojë gjithë të ardhmen. Në punë ambicia do rizgjohet dhe do e keni më të lehtë nga më parë për të arritur objektivat që i keni vënë vetes. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, megjithatë me një menaxhim të mirë do ju dalin paratë për të kryer shpenzimet më të domosdoshme.
Shëndeti: Do ndiheni më të lehtësuar psikologjikisht dhe kjo do përmirësojë edhe gjendjen tuaj fizike. Kujdes me lodhjen e tepërt.
Këshilla: Shfrytëzoni çdo mundësi që ju jepet sot, sepse fati do jetë në anën tuaj.
Bricjapi
Përgatituni për një ditë të ngrohtë dhe emocionuese sot. Nëse jeni në një lidhje do e forconi edhe më shumë marrëdhënien dhe do luftoni fort me rutinën që ka filluar t’iu pushtojë. Pasdite çdo gjë ka për të qenë më e bukur. Nëse jeni beqarë pasioni do ju pushtojë si me magji sepse më në fund do filloni lidhjen me personin që aq shumë e keni adhuruar. Në punë mos prisni të arrini asgjë vetëm me ndihmën e të tjerëve, por bëni edhe ju përpjekjet tuaja. Pozicionimi i Plutonit do bëjë që edhe buxheti të ekuilibrohet goxha. Nuk do jeni më impulsivë me shpenzimet.
Shëndeti: Do ndiheni energjikë dhe plot gjallëri, por shmangni lodhjen mendore me mendime të tepërta.
Këshilla: Jepini më shumë rëndësi përpjekjeve personale, sepse vetëm kështu do arrini aty ku dëshironi.
Ujori
Planetët nuk do i keni në krah sot dhe nuk do keni një ditë shumë të mirë. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj nuk ka për të qenë më aq e fortë sa më parë dhe kjo për shkak të mungesës së përkushtimit nga ana juaj. Do i përkushtoheni më tepër familjes dhe punës sot. Ju beqarët nuk do doni të bëni asgjë me detyrim dhe nëse ata që pëlqeni nuk do ua kthejnë do preferoni të prisni në qetësi. Në punë do jeni më guximtarë dhe do filloni një projekt të madh. Për financat kombinimi i yjeve nuk do jetë i favorshëm dhe herë pas here do ju dalin goxha probleme.
Shëndeti: Mund të ndiheni të lodhur nga mungesa e balancës mes punës dhe jetës personale. Gjeni pak kohë për pushim.
Këshilla: Mos e lini rutinën t’ju shterojë energjitë, gjeni një mënyrë të re për të rifituar motivimin.
Peshqit
Neptuni dhe Hëna do ju shtojnë imagjinatën gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje kjo gjë do e përmirësojë goxha marrëdhënien. Do provoni gjëra të reja dhe kur t’iu propozojë diçka partneri do pranoni ta ndiqni pa u menduar gjatë. Ju beqarët do hyni në një etapë shumë të bukur e cila do ua drithërojë zemrën dhe do ua mbushë shpirtin me gëzim. Nëse jeni në një punë të re apo sapo keni nisur një projekt të ri, do ja merrni dorën dhe do dini çfarë hapash të hidhni. Nëse jeni në fushën e financave apo menaxhimit do keni edhe më shumë sukses. Në planin financiar do jeni ambiciozë dhe nuk do kënaqeni me aq para sa do keni nëpër duar.
Shëndeti: Do keni një gjendje të mirë shpirtërore dhe kjo do reflektohet edhe në trup. Kujdesuni vetëm të mos teproni me shpenzimin e energjive.
Këshilla: Ndiqni intuitën tuaj sot, ajo do ju udhëheqë drejt rrugës së duhur.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
$ads={2}
Post a Comment