DASHI
Do të ndiheni të qetë në botën e emocioneve, pasi Afërdita do t'ju mbështjellë me një atmosferë qetësie dhe dashurie. Kjo do ta bëjë lidhjen më të ëmbël dhe më të kënaqshme, duke ju shtyrë të bëni zgjedhje të guximshme dhe novatore për mirëqenien e çiftit. Nëse jeni beqarë, Hëna do ju sjellë fat dhe lumturi, duke ju ndriçuar ditët me mundësi që do të vijnë në çdo fushë të jetës. Kështu do të keni mundësinë të realizoni dëshirat tuaja më intime dhe duke gjetur ekuilibrin mes imagjinatës dhe realitetit, do të shfrytëzoni dualitetin në avantazhin tuaj. Në punë periudha më e favorshme do jetë ajo e mëngjesit ndërkohë që më pas mund ta humbini durim dhe për pasojë edhe ekuilibrin. Në planin financiar duhet të bëni disa modifikime sidomos me mënyrën e menaxhimit.
DEMI
Mundohuni të mos lini asgjë pas dore gjatë kësaj dite sepse nesër gjithçka do jetë më e thjeshtë. E mërkura pritet kryesisht të jetë perfekte, veçanërisht për ata që duan të argëtohen: do të gjeni idetë dhe energjinë e duhur, edhe në shoqërinë e partnerit nëse dëshironi. Në çift do jeni plot pasion, gati për të kaluar një ditë jashtëzakonshme. Për beqarët, e mërkura do të nisë me këmbën e djathtë, duke lejuar që shumëkush të përballet me qetësi edhe çdo ngjarje të vogël të papritur që mund të ndodhë. Bota do ju buzëqeshë dhe vështirësitë e ditëve të fundit do të jenë vetëm një kujtim. Mos kini frikë të hapeni për një marrëdhënie të re. Sipas Horoskopit vip, në punë në tërësi nuk do ketë gjëra të këqija. Do merrni frymë më lirisht dhe gjithçka do ju ecë sipas parashikimeve. Me shpenzimet duhet të vazhdoni të jeni të kufizuar sepse gjendja nuk do jetë e kënaqshme.
BINJAKËT
Horoskopi i ditës premton një periudhë të mirë dhe të qëndrueshme. Një sërë rrethanash do t'ju kthejnë energjinë e nevojshme për të relaksuar mendjen dhe për t'u marrë me një punë të papërfunduar me partnerin tuaj. Predispozita për një dialog të mirë do të vlerësohet dhe do të merrni të gjithë mbështetjen e tij në zgjedhjet që mund t'ju duhet të bëni. Nëse jeni beqarë, kohët e fundit mund të jeni përballur me zhgënjime emocionale, por kjo ditë do ju rikthejë besimin tek dashuria. Kapeni momentin dhe argëtohuni pa u shqetësuar për të ardhmen; gjithçka që duhet të bëni është të merrni masa. Në punë shfrytëzojini të gjitha mundësitë që do iu jepen për të arritur më lart dhe guxoni. Edhe po nuk ja dolët të paktën do ndiheni të qetë sepse tentuat. Paratë kanë për të mbetur po njësoj.
GAFORRJA
Mërkuri do ju bëjë disi kokëfortë gjatë kësaj dite. Nëse keni kontrata për të firmosur apo vendime për të marrë tregohuni më vigjilentë. Nëse jeni në një lidhje duhet të hapni më shumë rrugë dhe ta dëgjoni me kujdes partnerin, pasi në të kundërt keni për të pasur probleme serioze me të. Fjalët e të tjerëve mos i dëgjoni shumë. Për beqarët është koha që t'i besoni verbërisht instinkteve tuaja. Nuk mund të mbështeteni tek të tjerët, ndaj vendimet tuaja bazohen në realitetin që keni përballë. Mos e lini veten të ndikoheni, kërkoni një rrugë të arsyeshme që do t'ju çojë drejt qetësisë. Kjo do t'ju lejojë të korrigjoni gabimet e vogla dhe të përmirësoni situatën e përgjithshme. Në punë do jeni më të hapur edhe ndaj risive dhe mund ta pranoni më në fund një propozim që ju është bërë disa kohë më parë. Financat mund të dobësohen pak.
LUANI
Dita e sotme do jetë e qëndrueshme dhe do privilegjohen mjaft takimet dhe daljet. Mos refuzoni asgjë që do ju propozohet. Nëse jeni ne një lidhje keni për të pasur një marrëdhënie shumë të qetë dhe të mbushur me bashkëpunim. Vërtet nuk do ketë pasion të madh, por qetësia do ua relaksojë shpirtin. Për beqarët, kjo është koha e përsosur për të telefonuar një mik apo të afërm me të cilin nuk keni dëgjuar prej kohësh. Një bisedë e këndshme mund t'ju sjellë një lajm të mirë që do të rregullojë rrjedhën e ditës tuaj, duke ju ndriçuar humorin. Në punë edhe mund të rebeloheni në disa momente, por deri ne fund të ditës çdo gjë do normalizohet. Shpenzimet mos i kryeni pa bërë llogari sepse keni për të mbetur shume keq për pak ditë.
VIRGJËRESHA
Horoskopi i nesërm, 10 korrik , parashikon një ditë të mrekullueshme. Duke relaksuar mendjen tuaj, do të jeni në gjendje të trajtoni një diskutim të mbetur pezull me partnerin tuaj. Në këtë mënyrë do të mund të gjeni ekuilibrin dhe harmoninë e nevojshme për të kaluar orë të këndshme së bashku. Për beqarët, do të jetë koha për t'i dhënë hapësirë dashurisë për jetën dhe për të nisur nisma të reja pushtuese. Do të keni ambicie të mëdha dhe ndikimet e favorshme qiellore do t'ju inkurajojnë të shfrytëzoni sa më shumë mundësitë. Argëtohuni dhe shijoni momentin. Dielli dhe Urani do jenë planetët që do ju mbështesin pafund në planin profesional kështu që do arrini të përmbushni goxha objektiva që keni pasur. Saturni nga ana tjetër do ju nxitë të bëni ekonomi dhe do arrini t’i mbani financat në gjendje të shkëlqyer. Edhe nëse keni pasur më parë vështirësi sot do jeni më të qetë.
PESHORJA
Ditë reflektimi ka për të qenë kjo e sotmja. Do mendoheni gjatë dhe mund të merrni edhe disa vendime. Bashkëpunoni më tepër me partnerin tuaj ju të dashuruarit dhe do bini dakord që problemet e së shkuarës t’i lini njëherë e mirë pas krahëve. Ju beqarët duhet patjetër ta largoni turpin dhe të tregoheni sa më të hapur për gjithçka. Sipas Horoskopit vip, në punë do bazoheni në metoda të provuara tashme dhe do arrini atje ku keni dashur. Nëse keni nisur një angazhim me persona të jashtëm do merrni edhe propozime interesante për më tej. Buxheti nuk do ketë vështirësi, por nuk do jetë as në gjendje të shkëlqyer.
AKREPI
Falë bashkëpunimit të ngushtë të Hënës dhe Venusit sot do jeni më optimistë për çdo gjë, por veçanërisht për karrierën. Nëse keni një lidhje do keni më shumë besim tek partneri dhe do ndiheni gati të shkoni kudo që ai do ju propozojë. Buzëqeshja nuk do ju ikë asnjë moment nga fytyra. Ju beqarët gjithashtu do ta gjeni shpirtin tuaj binjak dhe do mendoni seriozisht për një lidhje. Në punë do ju hapen shumë dyer dhe çdo gjë ka për të qenë në favorin tuaj. Shfrytëzojeni sa të mundeni çdo mundësi. Në planin financiar nuk do bëni shumë kufizime dhe gjendja mund të destabilizohet.
SHIGJETARI
Ditë shumë e zakonshme ka për të qenë kjo e sotmja, kështu që nuk do keni as ndonjë surprizë të madhe. Nëse jeni në një lidhje merrini gjërat shtruar, lëreni zemrën t’iu drejtojë dhe mos bëni asnjë gjë të jashtëzakonshme. Ju beqarët do jeni tej mase kërkues dhe askush nuk do ketë mundësinë t’i tërheqë pas vetes. Në punë mund t’iu bëhet një propozim shumë i rëndësishëm të cilit duhet t’i përgjigjeni pozitivisht. Edhe pse do ju kërkojë herë pas here largim nga shtëpia rezultatet që do sjellë do jenë inkurajuese. Në planin financiar do keni akoma më shumë fat dhe situata do përmirësohet goxha.
BRICJAPI
Sot do keni gjithë kohës mbështetjen e Hënës dhe Venusit. Çdo gjë negative do e ktheni në pozitive dhe do keni një mendje të ndriçuar. Ditë e mbushur me kënaqësi të forta do jetë kjo për të gjithë ata që janë në një lidhje. Pasioni herë pas here do ndizet flakë dhe do ju duket vetja sikur jeni mbi re. Ju beqarët do realizoni takime të njëpasnjëshme, por për një person zemra do ju rrahë edhe më fort. Në punë do investoni goxha për të arritur atje ku keni dashur dhe do ndiheni për mrekulli. Do bëni shumë persona ziliqarë. Menaxhimin e financave nuk do e keni aspak problem kështu që edhe ky sektor ka për të qenë i kënaqshëm.
UJORI
Sot do kaloni goxha kohë me miqtë, do argëtoheni dhe do qeshni me ta. Do ndiheni me të vërtetë shumë mirë. Nëse jeni në një lidhje gjeni edhe kohë për ta kaluar me partnerin sepse përndryshe ai do mërzitet. Po ia shprehët ndjenjat në mënyra më të veçanta keni për ta mbajtur atë edhe më pas vetes. Ju beqarët do e organizoni në një mënyrë të tillë ditën që të gjeni edhe kohë për të kërkuar dashurinë. Në punë mund të keni edhe disa debate të vogla me kolegët dhe ato nuk do ju lejojnë të realizoni të gjitha objektivat. Në planin financiar gjendja do jetë goxha më e mirë se dje, por ende jo si duhet.
PESHQIT
Për shkak të ndikimit shumë negativ të planetëve sot nuk do jeni aspak tolerantë. Kjo do sjellë herë pas herë debate dhe probleme. Nëse jeni në një lidhje nuk do arrini dot të ruani një marrëdhënie të qetë. Secili do dojë të bëjë gjërat sipas qejfit dhe mendimet nuk do përputhen më. Nëse jeni beqarë do e kërkoni në shoqërinë e lartë gurin tuaj të mundur dhe nuk do ja arrini dot qëllimit. Në punë keni për të pasur konflikte të mëdha me personat e një tjetër sektori dhe nuk do jeni të qetë. Buxheti do vazhdojë të mbetet i trazuar dhe me zor do arrini të shlyeni disa borxhe.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
Post a Comment