DASHI
Sido që t'iu vijnë gjërat sot do e kaloni gjithçka me humor dhe nuk do mërziteni. Horoskopi i së nesërmes këshillon Dashin të bëjë punë krijuese. Me shumë mundësi, do të jeni në gjendje të realizoni të gjitha planet tuaja, madje edhe idetë më origjinale do të gjejnë mirëkuptim dhe përgjigje në zemrat e njerëzve. Ju të dashuruarit mos i mbani inat partnerit për ndonjë kritikë që do ju bëjë sepse gjithçka është për të mirën tuaj. Marrëdhënia në çift do zbukurohet pas mesditës. Ju beqarët do rizgjoheni nga gjumi letargjik ku kishit rënë dhe do jeni më të vëmendshëm ndaj personave që do ju afrohen. Gjithsesi ende nuk do ketë diçka konkrete sot. Në punë do jeni më të arsyeshëm dhe do dini kujt t'i kërkoni ndihmë në situatat e sikletshme. Urani do ju nxitë të jeni më të kursyer me shpenzimet kështu që gjendja financiare nuk do përkeqësohet.
DEMI
Hëna dhe Saturni do ju trazojnë shpirtin gjatë kësaj dite dhe do ju zgjojnë frikën e të mos qenit në lartësinë e duhur. Por Energjia e numrit 3 do ju lehtësojë komunikimin; me shumë mundësi do të takoni njerëz të rinj ose do të takoheni me miq të vjetër. Horoskopi i së nesërmes këshillon Demin të mos refuzojë ofertën për të shkuar në një vizitë ose në një ngjarje argëtuese: fati do të paraqesë një surprizë të këndshme. Nëse keni një lidhje ka rrezik që ambienti të bëhet shpesh elektrizues. Nuk do lëshoni aspak pe ndaj njëri-tjetrit edhe pse do e dini se keni gabuar. Ju beqarët do keni goxha pretendentë interesantë kështu që duhet të reflektoni dhe të hidhni hapat e duhura. Në punë duhet të mendoheni mirë para se të merrni vendime sepse do humbisni mundësi që vetëm 0njëherë vijnë në jetë. Sipas Horoskopit në planin financiar mund të keni goxha trazira.
BINJAKËT
Thuaji faleminderit Hënës që do ju mbrojë gjatë kësaj dite. Ajo do ju nxitë të ruani qetësinë e gjakftohtësinë në çdo moment. Horoskopi i së nesërmes u premton Binjakëve vëmendjen dhe interesimin e njerëzve përreth. Mos kini frikë të zbukuroni avantazhet tuaja dhe të harroni të metat - nesër jeni një i preferuar universal. Nëse keni një lidhje nuk do përjetoni ndonjë emocion shumë të fuqishëm, por duhet të gëzoheni për faktin që situata do jetë e qetë dhe debatet do shuhen. Ju beqarët duhet të qëndroni me këmbë në tokë sepse po gabuat sot do vuani gjatë. në punë nxitoni pak, por mos neglizhoni asnjë detaj sepse nuk do ju ecin gjërat si duhet. Financat kanë për të qenë gjithë kohës të mbrojtura. Po bëtë u treguat edhe më të kujdesshëm me menaxhimin gjendja mund të fillojë të përmirësohet.
GAFORRJA
Nëse kohët e fundit e kishit humbur buzëqeshjen, sot planetët do ua kthejnë si asnjëherë me parë. Horoskopi i së nesërmes këshillon Gaforren të përgatitet për çdo kthesë të fatit. Energjia e numrit 3 premton ngjarje të papritura, ndaj mos u habitni nga gjithçka që ndodh, por thjesht shijoni çdo moment. Ju të dashuruarit do kaloni çaste vërtet fantastike me atë që keni në krah. Fjalët, gjestet, surprizat dhe përkudjesi i veçantë do e bëjnë lidhjet më të fortë. Shumë do ju kenë zili për mënyrën sesi do ju shkojë dita. Nëse jeni beqarë mos nxitoni të krijoni menjëherë lidhje sepse do gaboni. Pranoni fillimisht të njiheni mirë me dike që do ju propozojë. Në punë do ju ngarkohet edhe një detyrë e re, por ju do i keni të gjitha aftësitë për t'ia dalë. Në fund të ditës mund të merrni shpërblime që do ju kënaqin shpirtin e do ju mbushin xhepin.
LUANI
Sot do merrni edhe vendime përfundimtare e madje do vendosni të hiqni dorë nga gjëra që nuk ja vlejnë. Nëse keni një lidhje bëni gjithçka shtruar e me maturi sepse ashtu nuk keni për të pasur probleme. Nëse jeni vetëm, Horoskopi i së nesërmes këshillon Luanin të përdorë sharmin e tij personal në maksimum. Flirto, flirto, mos ngurroni të tregoni anët tuaja më të mira dhe më e rëndësishmja, mos u kushtoni vëmendje njerëzve ziliqarë. Në punë do jeni shumë profesionistë dhe asgjë e askush nuk do ju pengojë të ecni në drejtimin që keni marrë. Mos ua vini veshin aspak personave që do flasin mbrapa krahëve sepse nuk do ja vlejë. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por paratë që do keni do ju mjaftojnë për gjërat e nevojshme.
VIRGJËRESHA
Gjatë kësaj dite duhet të jeni më të vëmendshëm dhe më të hapur. Horoskopi i së nesërmes këshillon Virgjëreshën të marrë pjesë aktive në çdo gjë që ndodh. Ka të ngjarë të keni perspektiva të ndritshme. Nëse jeni në një lidhje shmangni xhelozinë sepse ajo mund t'iu futë në probleme goxha serioze. Nga ana tjetër mos e lini shumë pas dore partnerin dhe shprehjani ndjenjat me çdo lloj mënyre. Ju beqarët do flirtoni pafundësisht me disa persona, por për fat të keq nuk do ju kthehet simpatizimi. Mos u mërzitni pasi nuk është fundi i botës. Në punë mbrojini projektet që keni bërë vetë dhe mos u ndalni edhe sikur t'iu kritikojnë. Nëse keni kërkuar ndryshime me shumë gjatë do merrni përgjigje pozitive. Shpenzimet do i kryeni pa llogari dhe gjendja financiare do rëndohet.
PESHORJA
Shprehini të gjitha dëshirat që keni gjatë kësaj dite, sepse yjet ka mundësi t'ua plotësojnë shumicën prej tyre. Në ditët e para pas rritjes së Hënës, mund të ndjeni frikë dhe ankth pa asnjë arsye. Qëndroni në kontroll, mos lejoni që emocionet negative të shpërthejnë. fati është me ju. Nëse keni një lidhje duhet të jeni të qartë dhe të bindur për ato që do kërkoni sepse vetëm ashtu do e bindni partnerin. Mundohuni që të mos kërkoni asgjë me ngulm, por të keni durim. Ju beqarëve do ju ndodhin gjërat si me magji dhe jeta do fillojë t'iu ndryshojë. Sipas Horoskopit vip, në punë do i keni idetë e qarta dhe do ecni me kujdes në drejtimin më të mirë. Lajkave dhe premtimeve të disa kolegëve mos ju besoni shumë. Financat do mbeten të kënaqshme pavarësisht se shpenzimet do i kryeni sipas dëshirës.
AKREPI
Sot do jeni herë pas here me humor të keq dhe nuk do i duroni të gjitha kritikat që do ju bëhen. Nëse keni një lidhje Luani do nxitë zënkat dhe debatet, por ama edhe pasionin dhe emocionet në disa momente. Dita do jetë e trazuar, por do mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju beqarët mund të keni vetëm disa flirte sot, por edhe ato do ua ngrohin pafund zemrën. Në punë do jeni më të përqendruar dhe do doni t'i çoni edhe më tej disa projekte. Duke bashkëpunuar dhe me kolegët e ngushtë do arrini akoma më lart. Buxheti nuk do jetë i keq, por nëse shpenzoni për veshje dhe objekte dekori për shtëpinë mund të keni tronditje.
SHIGJETARI
Ditë më ë bukur dhe me më shumë shkëlqim ka për të qenë kjo e sotmja. Ndikimi i numrit 3 do t'ju japë shumë forcë dhe energji. Horoskopi i së nesërmes i këshillon Shigjetarit të mos kufizojnë aktivitetin e tyre: bëni atë që mendoni se është e përshtatshme. Ju që keni një lidhje do përfitoni nga çdo sekondë kur të jeni pranë partnerit dhe do ja shprehni atij dashuroni. Herë pas here edhe do improvizoni gjëra për të mos lejuar rutinën t'iu pushtojë. Nëse jeni beqarë shmangni personat shumë seriozë dhe të ftohtë sepse nuk do merrni asnjëherë ngrohtësinë e dëshiruar. Në punë do jeni me më shumë fat sepse të gjithë kolegët do ju mbështesin dhe do ju shtyjnë të ecni me përpara. Paratë do jenë shumë të mira kështu që mund të blini pa frikë produktin që keni ëndërruar gjithë këto kohë.
BRICJAPI
Hëna do ju nxitë të tregoheni më të duruar sot edhe pse fjalët e pamatura të të tjerëve mund t'iu acarojnë. Horoskopi për nesër premton një ditë të mirë, por pak të ethshme. Energjia e Numrit 3 tregon aftësinë tuaj për të krijuar kontakte të dobishme. Me shumë gjasa, do të keni mundësi të bëni lidhje të reja, si biznesi ashtu edhe romantike. Në çdo rast, nuk do të mërziteni. Nëse keni një lidhje mos u fiksoni pas gjërave pa rëndësi, por dashurohuni lirshëm me atë që keni në krah. Ata që ju kanë zili do pëlcasin nga inati kur t'iu shohin të lumtur. Ju beqarët do filloni të keni ndjenja të forta për një mik të të afërmve. Thuajuni atyre sepse do ju ndihmojnë. Në punë të gjithë do i keni kundër, por nuk duhet të ndaleni. gjeni mënyrën për t'i bërë të kuptojnë se janë ata që gabohen. Gjendja e financave do vazhdoje të mbetet delikate.
UJORI
Herë pas here do jeni agresive gjatë kësaj dite dhe të gjithë do duan t'iu largohen. Nëse keni një lidhje do e acaroni për çdo gjë atë që keni në krah. Vërtet do bëni çdo gjë për të larguar rutinën, por mos e teproni. Nëse jeni ende shpirtra të vetmuar do bëni gjithçka për të provokuar takime, por nuk keni për t'ia dalë dot. Në punë do ju duhet të përshpejtoni paksa ritmin dhe do ndiheni të rënduar. Por mos u merzisni sepse energjia e numrit 3 është i përshtatshëm për zbatimin e planeve krijuese dhe ideve origjinale. Mos e kufizoni imagjinatën tuaj dhe mos bëni justifikime - fati favorizon guximtarët. Organizojini më mirë dhe pse jo kërkoni pak ndihmë nga kolegët. Financat do arrini t'i kontrolloni si duhet dhe nuk do gjendeni në vështirësi.
PESHQIT
Energjia e numrit 3 tërheq vëmendjen e njerëzve, që ka një prirje për komunikim. Horoskopi i së nesërmes këshillon Peshqit e trembur dhe të ndrojtur që të sjellin pak lojë dhe flirt në jetën e tyre. Mos e humbisni mundësinë për t'u bërë i famshëm. Sepse sot do jeni shume më të përgjegjshëm për çdo veprim dhe jeta ka për të qenë më ë mirë se më parë. Nëse keni një lidhje do bëni çdo gjë për të mbyllur hendekun që ishte krijuar mes jush dhe mund te hiqni dore edhe nga disa gjera te dashura për te pasur një marrëdhënie te kënaqshme. Ju beqaret do jeni të vëmendshëm ndaj çdo personi që do iu joshë dhe do bëni edhe përzgjedhjen në mendjen tuaj. Në punë duhet vetëm të bëni kujdes nga rivalët që do mundohen t'iu nxjerrin keq para shefave. Tregohuni edhe atyre sesa të zotët jeni. Gjendja e financave do jetë më e kënaqshme se më parë dhe kjo do iu japë qetësi.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
$ads={2
Post a Comment