Horoskopi Ditor e Merkure 14 shkurt 2024

DASHI

Kjo e sotmja do jetë një ditë shumë e mirë sidomos nëse punoni në fushën e tregtisë. Intuita do ju çojë përherë në rrugën e duhur. Ju të dashuruarit do eksperimentoni sot vetëm për ta bërë partnerin të ndihet sa më mirë. Nuk do mungojnë as momentet romantike së bashku. Ajo që ju as ju ka shkuar nëpër mend është një surprizë që do ju vijë nga i dashuri i zemrën në një mjedis të hapur. Ju beqarët duhet ta largoni frikën sot nëse duan të gjejnë personin e tyre ideal. Në punë do tentoni të provoni edhe projekte të reja dhe në fakt do bëni shumë mirë. Në gjithçka do keni sukses. Me shpenzimet duhet thjesht të jeni më të matur dhe gjendja e financave do mbetet e mirë.

DEMI

Sot do jeni dinamikë dhe do i bëni gjërat me shumë dëshirë e pasion. Për ju të dashuruarit do jetë një dite e mbushur me momente shumë të këndshme. Do i shprehni ndjenjat me mënyra nga më të ndryshmet dhe nuk do mungojnë surprizat nga të dyja palët. Sipas Horoskopit ju beqarët do jeni përtacë dhe nuk do dilni nëpër takimet që do ftoheni duke humbur kështu mundësi të jashtëzakonshme. Në pune do jeni diplomatë dhe të kujdesshëm kështu që do merrni plot vlerësime pozitive dhe oferta interesante. Me financat tregohuni sa më vigjilentë që të mundeni sepse përndryshe do keni probleme.

BINJAKËT

Ditë reflektimi dhe pranimi gabimesh do jetë kjo e sotmja. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni herë pas here keq për shkak të gabimeve që keni bërë më parë. Marrëdhënia me partnerin nuk do jetë e bukur si do kishit dëshiruar. Ju beqarët më mirë të jeni të logjikshëm e të duruar pasi sot nuk do shfaqen mundësi shumë të mira për takime. Në punë do reflektoni, do bindeni e më pas do veproni. Kjo do shmangë dështimet. Në planin financiar, të gjitha përpjekjet që ju keni bërë kohët e fundit do kurorëzohen me sukses dhe gjendja do jetë shumë e kënaqshme.

GAFORRJA

Sot do e keni të vështirë të pranoni indiferencën e të tjerëve për propozimet që do bëni dhe do mërziteni kur t’iu kundërshtojnë. Në shumë momente edhe mund të irritoheni. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj nuk do ecë mirë. Mungesa e komunikimit do çojë në mosmarrëveshje të njëpasnjëshme. Ju beqarët do vazhdoni të jeni në kërkim të princit të kaltër, por pa asnjë rezultat. Në punë asgjë nuk do ju ecë sipas planeve. Shefat nuk do ua pranojnë propozimet dhe do ndiheni si të mbërthyer. Kujdes me inatin dhe acarimin sepse askush nuk do ju durojë. Nëse keni për të kryer shpenzime bëni llogari para se të nxirrni paratë pasi gjendja nuk do jetë e mirë.

LUANI

Kjo dt do jetë disi më e qetë dhe më pozitive për ju. Maturia dhe instinkti do ju ndihmojnë mjaft. Nëse jeni në një lidhje do jeni në të njëjtën mendje me partnerin dhe do bëni gjithçka që ta largoni sa më parë rutinën. Venusi do ju mbështesë për çdo hap që do mendoni të hidhni dhe gjithçka do ju ecë si e keni dëshiruar. Ju beqarët do keni njohje të reja, por duhet të gjeni mënyrën e duhur për të flirtuar me dikë. Po u nxituat mund të gaboni. Në punë sado të vështirë t’i keni projektet, duke reflektuar dhe duke marrë informacione, do ja dilni mbanë. Në planin financiar përgatituni për përmirësim të gjendjes.

VIRGJËRESHA

Sot do jeni më të bindur për gjithçka që doni të bëni në jetën tuaj dhe nuk do nguteni të hidhni dhe hapa. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja do jetë ditë plot ngjyra. Do jeni me humor të mirë të dyja palët dhe do i shprehni ndjenjat me mënyra nga më të veçantat. Nëse jeni beqarë do keni një ditë disi të mërzitshme dhe asgjë e bukur nuk ka për t'iu ndodhur, megjithatë nuk duhet të bini në pesimizëm. Në punë do jeni realistë pafund dhe nuk do bëni aspak gabime. Vlerësimet e shefave do jenë të njëpasnjëshme. Financat nuk do jenë të këqija, por duke shpenzuar pafund e pa bërë llogari, situata mund të pësojë edhe tronditje pasdite.

PESHORJA

Yjet do ua bëjnë ditëm më interesante dhe më romantike sot. Ju të dashuruarit do kaloni momente shumë të bukura e të veçanta. Me partnerin, jo vetëm që nuk do keni debate e mosmarrëveshje, por do kaloni edhe më shumë castw pasionante. Jeta sentimentale do jetë më në qendër të vëmendjes se kurdoherë. Sipas Horoskopit ju beqarët do keni edhe mundësi për lidhje serioze edhe për dashuriçka kalimtare. Varet se çfarë d parapëlqeni. Në punë duhet patjetër të bëni ndryshime në projekte dhe mënyrë veprimi për t'ia dale mbanë sa më parë. Sektori i financave do jetë goxha i favorizuar dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

AKREPI

Sot yjet do ju bëjnë të mendoheni më shumë dhe të reflektoni për mënyrën e të dashuruarit. Ju që keni nje lidhje nuk do jeni në humor shumë të mirë dhe marrëdhënia me partnerin do lerë për të dëshiruar. Nuk do i përkushtoheni shumë atij që keni në krah dhe ka rrezik që nëse vazhdoni kështu dikush tjetër të përfitoje nga kjo gjë. Ju beqarët sado qe ta kërkoni dashurinë e madhe nuk keni për ta gjetur dot. Në pune do e nisni me entuziazëm projektin e ri dhe do arrini atje ku keni menduar. Do ndiheni krenarë për veten tuaj. Sipas Horoskopit, financat nuk do jenë te këqija, megjithatë mirë është që shpenzimet t'i kryeni me maturi.

SHIGJETARI

Sot yjet do ju bëjnë të keni një vizion më të qartë për jetën dhe do mundoheni t’i bëni gjëra sa më mirë. Nëse jeni shume të zënë me punë dhe nuk keni shumë kohe për t'ia kushtuar partnerit, më mirë flisni hapur me të dhe sqarojini gjithçka para se ai të mërzitet. Nëse jeni beqarë do jeni gjithashtu të privilegjuar në dashuri dhe do mund të filloni një lidhje si nëpër ëndrra. Sektori profesional do jetë goxha i ngarkuara e i vështirë, por me pak durim dhe këmbëngulje gjërat do ecin në rrugën e duhur dhe do ndiheni më të qetë. Në planin financiar do jetë Mërkuri ai që do ndikojë pozitivisht, do ju bëjë të logjikshëm dhe do favorizojë pasurimin.

BRICJAPI

Sot nuk do keni dëshirë të bëni asgjë e për më tepër në punë. Do doni të qëndroni pushim dhe të qetësoheni. Nëse jeni në një lidhje do i sugjeroni partnerit të qëndroni në shtëpi, larg zhurmave dhe lart njerëzve të tjerë. Për fat ai do ua bëjë qejfin dhe do kaloni momente shumë të ngrohta. Ju beqarët nuk do keni aspak dëshirë të njiheni me persona të rinj dhe nuk do i bezdisë aspak vetmia. Në unë do i merrni gjërat me përtesë dhe mesi do bëni ndonjë gjë të vogël. Mundet të merrni edhe ndonjë kritikë nga shefat. Gjendja e financave për fat do jetë e mirë.

UJORI

Disa probleme profesionale apo familjare do ju mërzitin shumë gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje ka rrezik të filloni të largoheni nga njëri-tjetri. Do debatoni për gjithçka sa herë të jeni pranë dhe do preferoni të mos takoheni shpesh. Mesa duket gjërat mes jush po marrin tatëpjetën. Ju beqarët nuk do jeni aspak të hapur dhe të gatshëm për të njohur persona të rinj kështu që nuk keni si ta ndryshoni statusin. Në punë do merrni përgjigje negative për kërkesat e bëra dhe mund ta humbisni plotësisht besimin se një ditë gjërat do rregullohen. Si do jenë paratë? As kjo fushe nuk do bëjë përjashtim nga të tjerat sot, kështu që përgatituni për vështirësi.

PESHQIT

Morali nuk do jetë në pikun e tij sot dhe herë pas here do bini në trishtim. Për ju të dashuruarit nuk do mundojnë edhe debatet e forta. Do keni dyshim për çdo gjë dhe do ja merrni frymën atij që keni në krah. Sa më shpejt ta kuptoni gabimin aq më mirë do jetë për ju. Ju beqarët do vazhdoni të mbeteni vetëm dhe kjo gjë do ju trishtojë pamasë. Në punë do e keni të vështirë t’iu jepni drejtim gjërave dhe do mbeteni shume mbrapa. Mund të hasni edhe pengesa nga disa kolegë zemër gur. Financat do fillojnë të dobësohen për shkak të shpenzimeve të palogjikuara që do kryeni.

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post