Horoskopi Ditor e Merkure 31 janar 2024

DASHI

Hëna do ju shtojë imagjinatën gjatë kësaj dite dhe kjo gjë do ju ndihmojë të zgjidhni disa vështirësi që keni pasur. Do jeni në humor edhe më mirë. Nëse jeni në një lidhje do e kuptoni se nuk është gjithmonë e rëndësishme të jetosh me pasion për të qenë i lumtur. Do merreni vesh me njëri-tjetrin dhe do ndiheni mjaft mirë së bashku. Ju beqarëve do ju ndodhë një takim i papritur që mbase nuk mund të çojë në lidhje afatgjatë, por emocionet do jenë të fuqishme. Në punë do mendoni të jepni dorëheqjen dhe të filloni diçka tuajën. Në planin financiar do jeni të vendosur ta përmirësoni situatën dhe nuk do i vini vetes asnjë limit.

DEMI

Idetë nuk do ju mungojnë sot dhe do doni të bëni gjëra të veçanta, por do stepeni kur të shihni se pala tjetër nuk bën asnjë lloj hapi. Nëse jeni në një lidhje, pas diskutimeve qe ju kanë sjelle edhe tension, sot duhen lënë pas krahëve të gjitha konfliktet. Dilni, humbni mendjen dhe argëtohuni sa të mundeni. Ju beqarët do jeni optimistë dhe nuk do e lëshoni veten për asnjë moment. Nuk priten takime te veçanta, por dita nuk do jetë e mërzitshme. Në punë padurimi mund t'iu prishë planet herë pas here. Mundohuni ta kontrolloni vetes për të arritur më parë atje ku doni. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës me ju dhe gjendja ka për të mbetur e mirë.

BINJAKËT

Sot nuk do ju punojë truri shumë mirë dhe do bëni gabime të njëpasnjëshme. Nëse keni tashme një lidhje do bëni çdo gjë që partneri juaj urren dhe kjo do ndeze debate. Autoritetin, intolerancën dhe meskinërinë ai nuk mund t'i tolerojë. Nëse jeni ende beqarë ka rrezik të afroheni me persona që nuk ju përshtaten aspak dhe nesër do ua bëjnë jetën më të turbullt. Në pune do punoni si makineri. Vërtet do ecni përpara, por nuk do kujdeseni për detajet dhe nuk do përjetoni asnjë emocion. Buxhetin serish nuk do arrini dot ta mbani nën kontroll. do bëni gabime të pafalshme me to.

GAFORRJA

Gjatë kësaj dite do kaloni shumë kohë duke medituar dhe në fund do merrni vendimet e duhura. Ju të dashuruarit do jeni më të duruar, të logjikshëm dhe tolerantë. Të gjitha këto karakteristika do bëjnë që marrëdhënia me partnerin të ecë mirë dhe të mos keni debate. Ju beqarët do ndiheni si nëpër ëndrra pas gjërave që do ju ndodhin. Në punë Jupiteri do forcojë komunikimin dhe lirinë e të shprehurit. Shumë gjëra do qartësohen dhe orientimi mund të ndryshojë. Edhe në planin financiar keni për të pasur më tepër fat nga më parë. Shfrytëzojeni rastin për të bërë çdo shpenzim që keni ëndërruar.

LUANI

Do jeni në humor të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe gëzimin do ua transmetoni edhe të tjerëve. Nëse jeni në një lidhje keni për të kaluar vetëm momente pozitive dhe të mbushura me gëzim. Momentet pasionante shpesh do jenë goxha të forta. Në punë do dini si ta joshni dikë dhe mbrëmja ka për të qenë plot ngjyra. Rrahjet e zemrës do shtohen si kurrë ndonjëherë më parë. Në punë do i bëni gjërat sipas rregullave dhe nuk do anashkaloni asgjë. Gjithçka do ju ecë perfekt. Shpenzimet duhet t'i kryeni me kujdes edhe pse në fakt gjendja nuk ka për të qenë aspak e keqe.

VIRGJËRESHA

Sot bëni aq sa mundeni dhe ndihmojini të afërmit tuaj. Përvoja dhe vështirësitë që keni kaluar në jetë ju kanë mësuar shumë. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më të lirë se më parë dhe do ndiheni të çliruar për të shprehur ndjenjat ashtu si do i keni në zemër. Nuk do ketë më izolime për ju. Ju beqarët do keni gjithashtu ndryshime. Do e shihni me një sy tjetër një mik dhe mund të filloni të ndieni për të. Venusi do e privilegjojë jetën tuaj profesionale. Do jeni në humor shumë të mirë dhe dinamizmi do ju shoqërojë gjithë kohës. Asgjë nuk ka për të qenë e pamundur për ju. Shpenzime mund të bëni pak më tepër dhe gjendja do mbetet e mirë.

PESHORJA

Sot do doni të bëni çdo gjë ndryshe dhe do i keni të gjitha mundësitë për të rënë në sy. Nëse jeni në një lidhje do dini të flisni me takt dhe diplomaci me partnerin dhe do arrini të merrni çdo gjë që dëshironi. Diskutimet do jenë të gjata dhe të ngrohta kurdoherë. Beqarët do jenë telepatikë dhe ka mundësi të hedhin edhe hapa të gabuara. Në punë çdo gjë do varet nga strategjitë që do ndiqni. Po ecët me plane dhe po të jeni të drejtë gjithçka do ju realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne planin financiar mund të merrni një mbështetje të madhe nga disa familjarë dhe do bëni investime më të mëdha.

AKREPI

Sot do influencoheni serish pozitivisht nga yjet dhe do bëni atë çfarë do ndieni. Nëse jeni në një lidhje do keni ide brilante si ta bëni çdo moment sa më të bukur. Edhe partneri do ju ftoje në restorante, koncerte apo mjedise që ju i adhuroni. Nëse jeni beqarë, një mik do ju bëjë një ftese. Duke e pranuar atë nuk do e përballoni dot tundimin për të hedhur edhe ndonjë hap më tej. Në punë ka mundësi t'iu kërkoni shefave një specializim më shumë në mënyrë qe të jeni edhe më të aftë. Mbështetja e tyre do jetë e pakushtëzuar. Buxheti do jetë i shkëlqyer kështu që do ndiheni të qetë kur të shpenzoni.

SHIGJETARI

Mjaft socialë, sot nuk do e keni të vështirë të krijoni miqësi të reja. Do ndiheni plot hare e gëzim. Nëse jeni në një lidhje do jeni me demonstrues dhe do arrini ta bëni partnerin të dashurohet edhe më shumë me ju. Mbrëmja do jetë plot kënaqësi edhe më të mëdha. Për beqarët pritet të ndodhë diçka shumë e madhe dhe e bukur. Sytë do shkëlqejnë dhe zemra do rrahë akoma më fort. Në punë do jeni fleksibël dhe të gatshëm të provoni edhe fusha të reja. Energjia nuk do ju mungojë për asnjë moment. Në planin financiar fati do ju shoqërojë gjatë gjithë kohës kështu që nuk do përballeni me probleme.

BRICJAPI

Sot Mërkuri do ju bëjë shumë impulsivë dhe do bëni atë që do ju vijë në mendje në moment. Tendenca për të komanduar do bëhet e padurueshme për të tjerët. Nëse jeni në një lidhje nuk do ketë moment pa debate. Nuk do merreni vesh aspak me atë që keni në krah dhe do e kritikoni edhe kur nuk do keni arsye. Lidhja juaj nuk do jetë ne ditën me fat. Ju beqarët në të kundërt do favorizoheni. Mund të afroheni më shumë me disa persona seriozë. Në punë do keni ide fantastike dhe do merrni rolin e komandantit. Shpenzimet do i kryeni pa maturi dhe ne mbrëmje mund të vijnë pasojat e para.

UJORI

Merrini gjërat si t'iu vijnë sot dhe dëgjoni më shumë zemrën sesa arsyen. Nëse jeni në një lidhje ka shumë gjasa që ëndrrat tuaja të bëhen realitet. Tensioni do shuhet përfundimisht dhe partneri do bëjë çdo gjë që ka në dorë për t'ua plotësuar qejfet. Sipas Horoskopi.vip Ju beqarët do keni një ditë më të bukur nëse i shprehni ndjenjat më tepër. Mbrëmja ka për të qenë edhe më intensive. Në punë çdo gjë do ju ecë mirë. Nuk do lodheni dhe nuk do stresoheni aspak. Për financat duhet të jeni edhe më të kujdesshëm sepse situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit atëherë kur më pak do e prisni.

PESHQIT

Sot do i vini kapak njëherë e mirë të ardhmes dhe do filloni çdo gjë nga e para. Nëse jeni në një lidhje do keni një lidhje të paqëndrueshme në mëngjes dhe do flisni me partnerin të bëni disa ndryshime të mëdha. Ju beqarët do takoni disa persona, por ndryshimet e mëdha në moshë do bëjnë që te mos vendosin për të hedhur hapa më tej. Në punë do jeni më të frymëzuar dhe më të motivuar kështu që keni për të hedhur hapa më përpara. Më financat shpesh do tregoheni te palogjikshëm dhe do shpenzoni me sy mbyllur kështu që gjendja nuk do jetë aq e qëndrueshme sa do kishit dashur.

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post