DASHI
Ju të Dashit jeni njerëz tërheqës. Të fortë dhe gjithmonë në kërkim të eksperiencave stimuluese. Kush ju qëndron pranë duhet të ecë me hapin tuaj, por kjo nuk është gjithmonë e mundur. Jeni shumë kërkues në dashuri. Edhe pse shfaqeni të buzëqeshur janë me dhjetra gjërat që ju ziejnë në kokë. Nëse jeni single, jeni në kërkim të dashurisë, por kur e gjeni nisni e keni 1.000 pyetje në mendje. Idetë tuaja janë shpesh ireale dhe ju duken i ashpër përballja me realitetin. Por në dashuri nuk ka zgjedhje dhe llogari, e ndoshta është pikërisht kjo që duhet të mësoni. Lëreni vetën të lirë!
DEMI
Jeni një shenjë jashtëzakonisht e ndjeshme. Por nga qëndrimi që mbani shpesh etiketoheni si njerëz të ftohtë dhe bosh sa i takon emocioneve. Si në çdo fushë të jetës edhe në dashuri ndodh kështu me juve. Por kjo është një maskë që vetë ju keni zgjedhur të mbani për të mbrojtur veten sepse e dini se lëndoheni lehtë. Ju jepni mundësi të dyta në dashuri, por kurrë mundësi të treta. E kur një person del nga zemra juaj nuk ka gjë që ta rikthejë sërish pas. E doni dashurinë dhe e dini se dashuria e vërtetë duhet të ushqehet dita ditës. Në dukje jeni njerëz të fortë, por e vërteta është ndryshe. Ju keni nevojë për një person të fortë pranë vetes, që t’ju mbështesë në momentet e dobësisë. Dhe që jua dëshmon që ju dashuron.
BINJAKËT
Ju të Binjakëve jeni një shenjë melankolike. Jeni në kërkim të vazhdueshëm të stimujve mendorë, që kënaqin nevojën tuaj për ndryshime…Dashuria ju stimulon, ju intrigon. Adhuroni atë ndjenjën e plotësisë që ndjeni kur jeni të dashuruar. Ju bën të ndiheni të gjallë dhe dashuria largon atë ndjenjën e melankolisë që ju karakterizon. Jeni të fortë dhe të pavarur dhe nuk do të hiqnit kurrë dorë nga hapësira juaj. Por ana tjetër e medaljes ju tregon si njerëz të brishtë. Ndaj keni nevojë të keni në krah një person që e kupton këtë natyrën tuaj dhe t’ju respektojë. Tërhiqeni nga të kundërtat, por kur e keni pranë tërhiqeni sepse viheni në diskutim dhe keni frikë të shihni brenda vetes. Personi i duhur për ju duhet të dijë t’ju intrigojë mendërisht. Vështirë që një Binjak të tërhiqet seksualisht pa u tërhequr më parë mendërisht.
GAFORRJA
Të lindur nën ndikimin e Hënës ju të shenjës së Gaforres jeni njerëz tmerrësisht me komplekse. Hëna ka ndikim tek ju veçanërisht netëve dhe shpesh vuani edhe nga pagjumësia. Herë jeni njerëz shumë optimist, e herë të tjera e shihni gjithçka zi dhe mbylleni në vetvete duke larguar të gjithë njerëzit që qëndrojnë pranë jush e që ju duan. Krah jush duhet të qëndrojë dikush që e kupton këtë karakterin tuaj dhe që di të respektojë fazat e “Jo”-së. Që të mos ju bërtasë e mos ju braktisë periudhat kur mbylleni në vetvete, por që të shembë këto mure dhe të vijë t’ju shpëtojë.
LUANI
Jeni mbreti i Horoskopit dhe tek ju përmblidhen të gjitha karakteristikat që një lider duhet të ketë. Ju të Luanit keni nevojë për siguri. Kështu që para se ta lëshoni veten tërësisht në dashuri ju keni nevojë të vini në provë personin që do t’ju rrëmbejë zemrën. Në të shkuarën dikush ju ka lënduar, për këtë arsye tashmë ju jeni i tillë në dashuri. Kur dashuroni e bëni me gjithë qenien tuaj, jeni një shenjë pasionante dhe kur dashuroheni adhuroni ndjenjën e vitalitetit dhe euforisë që ju buron. Tendenca juaj për të drejtuar ju bën shpesh të dukeni të ftohtë, por në realitet edhe ky është një mekanizëm mbrojtës. T’i keni gjërat nën kontroll ju bën të ndiheni mirë edhe pse e dini se kjo jo gjithmonë mund të ndodhë. Pranë jush duhet dikush që ju vendos në qendër të botës, që kupton heshtjen dhe tipin tuaj. Dikush që dita pas dite ju ndihmon të shëroni plagët e të shkuarës.
VIRGJËRESHA
Siç edhe të gjitha shenjat e Tokës, ju të Virgjëreshës keni një karakter plot jetë. Dashuroni të argëtoheni dhe të qëndroni në mes të njerëzve. Të fortë nga ndikimi i planetit tuaj Mërkurit, jeni oratorë të mirë që përballoni çdo debat. Por jeni edhe një shenjë jashtëzakonisht e ndjeshme. Dini t’i fshihni shqetësimet dhe ankthet pas një buzëqeshje, por vetëm kush ju njeh shumë mirë e di se çfarë keni në zemër. Disa ju gjykojnë si egoistë dhe oportunistë, por e vërteta është tjetër. Në të shkuarën i jeni dhënë e gjitha dikujt, e ai dikush ju ka lënduar shumë. E kjo eksperiencë ju ka mësuar që në jetë fillimisht duhet të mendoni për veten e pastaj për të tjerët. E juaja nuk është egoizëm, por dashuri për veten. Kush dëshiron t’ju fitojë zemrën duhet t’i shfaqë qëllimet e tij ditë pas dite, vetëm kështu mund t’ja dalë.
PESHORJA
Karakteristika dominante për të lindurit në Peshore është tendenca për të arritur hamorninë. Jeni të bindur se çdo problem mund të zgjidhet duke folur dhe jo duke “përplasur dyer në fytyrë”. Në dukje të qetë, por brenda jush fshihni një karakter pasionant, veçanërisht kur jeni të dashuruar. Planeti juaj drejtues, Venusi ju bën ta adhuroni dashurinë dhe të gjitha ndjenjat e forta. Në dashuri si edhe në miqësi jepeni “me mish dhe me shpirt”. Keni një durim të pafund dhe shumë rradhë i ktheni shpinën dikujt që ka nevojë për ndihmën tuaj. Shpesh shfaqeni shumë instiktivë, por pas çdo veprimi tuaj qëndrojnë orë e orë mendime.
AKREPI
Shenjë pasionante, ju të Akrepit nuk mund të jetoni pa drithërimat e dashurisë. Kur dashuroni, dashuroni dhe kaq! Pa “nëse”, pa “por”. Jeni të gatshëm për çdo gjë kur jeni të dashuruar. Për ju të jetosh do të thotë të dashurosh. Por dashuria reale shpesh nuk përputhet me atë që keni në mendje dhe nga kjo zhgënjeheni. Dëshira juaj për të dashuruar shpesh ju hedh në gracka që ju bëjnë të vuani. Bëni kujdes ndaj asaj që do zemra juaj. T’i jepesh e gjitha dikujt nuk është kurrë gjëja më e mirë për veten. Ndonjëherë dëgjoni mendjen.
SHIGJETARI
Ju të Shigjetarit jeni kompleksë. Jeni të vendosur dhe të sigurtë në aftësitë tuaja dhe jeni ambiciozë. T’ju qëndrosh pranë është shpesh shumë komplekse. Për ju nuk ekziston dashuri pa disa sjellje thelbësore: Respekti dhe qëllime e interesa të përbashkëta. Kush dëshiron t’ju qëndrojë pranë duhet ta pranojë këtë dhe të mendojë njëlloj me ju. Nga natyra nuk kënaqeni lehtë. Bëni kompromise kur jeni të dashuruar, po jo shumë. Një shenjë si ju “mban e mban”, por vjen një moment dhe shpërthen. Duhet shumë durim dhe inteligjencë për të kuptuar se çfarë doni në të vërtetë.
BRICJAPI
Para se t’i hapni zemrën tërësisht dikujt keni nevojë të merrni kohën e duhur. Jeni të sjellshëm dhe xhentilë, pikërisht për shkak të kësaj jeni bërë objekt zhgënjimesh në të shkuarën. Sensi juaj i mirësisë ju ka bërë t’i mendoni si të tillë edhe njerëzit pranë jush, por në fakt jeni zhgënjyer. Nëse dikush arrin të hyjë në zemrën tuaj e lini veten të lirë, e jeni partner besnikë. Ajo që kërkoni është një marrëdhënie e qëndrueshme, në të cilën të mund ta jetoni në mënyrë të qetë dashurinë. Jeni të lodhur nga lidhjet që nisin me shumë premtime, por në fund rezultojnë vetëm “një vrimë në ujë”. Për ju lidhja ideale është ajo që ka ekuilibrin: Pasion, romanticitet dhe respekt. Në këtë pikë jeni të ndershëm me veten tuaj dhe nuk hiqni dorë. Mos u dorëzoni, nëse jeni “singëll” do ta gjeni personin që bën për ju. Nëse jeni çift, me shumë mundësi e keni gjetur të duhurin.
UJORI
Një shenjë që mund t’i besosh dhe besnike. Kur dashurohet një Ujor ka tendencën për t’u dhënë i gjithi në marrëdhënie. Jeni ëndërrimtarë dhe shpesh edhe naivë. Besoni që dashurinë që keni në mendje mund ta gjeni edhe në jetën reale. Për këtë krijoni lidhje të forta me njerëzit që keni pranë. Jeni gjithmonë të gatshëm dhe të kuptueshëm. Adhuroni të kujdeseni për kë keni për zemër. E shpesh lini veten pas dore. Dëshira juaj për t’u kujdesur për të tjerët fsheh në fakt dëshirën që ju keni që dikush të kujdeset për ju. Jeni të gatshëm të bëheni “copash” për të tjerët, pa marrë asgjë në këmbim. Keni nvojë të keni në krah dikë që kujdeset për ju dhe nevojat tuaja. Boll u shfaqet gjithmonë të gatshëm për të nidhmuar të gjithë. Boll u treguat kaq të mirë sepse kush dëshiron t’ju vlerësojë do ta bëjë gjithësesi. Ata që s’ju dashurojnë do gjëjnë vetëm justifikime.
PESHQIT
Në dukje ju Peshqit jeni të ndrojtur, por në realitet keni karakter të fortë dhe të vendosur. Jeni të bindur se ana më e mirë juaja duhet t’i shfaqet vetëm personave që e vërtetojnë që me të vërtetë e meritojnë. Për këtë arsye dukeni të ndrojtur përballë njohjeve të reja. Në dashuri kërkoni siguri. Kërkoni dikë që mund të jeni vetvetja, pa u lënduar. Jeni ëndërrimtarë, por e dini se lumturia është pika e kontaktit mes ëndrrës dhe realitetit.
$ads={2}
Post a Comment