Horoskopi Ditor e Shtune 19 Gusht 2023

DASHI

Gjatë kësaj dite do ndiheni më të vetmuar dhe do futeni në mendime të thella. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin ka për të qenë shumë problematike. Nuk do ndiheni mirë asnjë moment dhe në disa çaste madje do qani e do mbylleni në vetvete. 

Ju beqarët duhet t'i shmangin në maksimum personat me të cilët keni pasur lidhje të gjata sepse dashuri të tilla nuk harrohen lehtësisht. Në punë do ju dalin pengesa njëra pas tjetrës dhe gjërat nuk do ecin aspak sipas planeve. Shpesh do zhyteni në trishtim të thellë dhe do ju duket sikur nuk do ringriheni më. Financat do jenë mjaftueshëm të mira sa për të bërë edhe investime të mëdha.

DEMI

Shumë momente do jenë të turbullta gjatë kësaj dite dhe gjërat për ju do bëhen më të vështira. Ju të dashuruarit ka mundësi të jeni shumë impulsivë dhe kjo mund t'iu shtyjë drejt gabimeve të mëdha. Asgjë nuk do ju ecë ashtu si e kishit parashikuar. 

Ju beqarët do filloni të bëni plane afatgjata menjëherë pasi të takoni disa persona. Në punë do e keni të vështirë t’i kanalizoni energjitë dhe për fat të keq nuk do arrini atje ku keni dashur. Mund t’iu bëhet edhe ndonjë padrejtësi që do iu lëndojë më shumë. Sipas Horoskopi.vip , buxheti do jetë goxha i mirë kështu që mund ta kryeni pa frikë edhe ndonjë shpenzim më tepër nga zakonisht.

BINJAKËT

Gjatë kësaj dite nuk pritet as diell shumë i fortë, por as stuhi e fuqishme. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë shumë e kënaqshme. Do keni herë pas here debate me partnerin dhe nuk do ndiheni të qetë. 

Ju beqarët do jeni gati edhe për aventura kalimtare, mjafton që të mos mbeteni më të vetmuar si deri më tani. Në punë nuk do keni vështirësi të mëdha, por do kuptoni qëllimet e vërteta të disa kolegëve dhe kjo do ju trishtojë. E të mendoni se ju iu keni besuar pafundësisht. Financat nuk do jenë të këqija, por për shkak të prishjes së një aparati elektrik mund t'iu duhet të shpenzoni më tepër.

GAFORRJA

Gjatë kësaj dite do keni dëshirë të provoni gjëra të reja në çdo fushë. Ju të dashuruarit do rizgjoheni nga gjumi letargjik dhe do mundoheni të bëni diçka ndryshe që të përjetoni më tepër emocione. Ju beqarët nuk do arrini dot të fiksoheni vetëm pas një personi sepse do ju pëlqejnë disa njëherësh. 

Në punë do keni reputacion të mirë dhe të gjithë do ju mbështesin në projektet e reja që doni të filloni. Kështu do e keni edhe me të lehtë për të kaluar sfidat. Në planin financiar mos prisni përmirësime të menjëhershme, por tregohuni sa më të duruar në mënyrë që  të keni edhe më shumë përfitime.

LUANI

Gjatë kësaj dite do jeni shpesh në ankth dhe do keni frikë të hidhni hapa. Ju të dashuruarit do ndiheni shumë konfuzë dhe në disa momente nuk do dini as çfarë hapash të hidhni me atë që keni në krah. Ju beqarët do bëni zgjedhjet më të mira dhe jeta do ju ndryshojë menjëherë. 

Gjithçka për ju ka për të qenë shumë më e veçantë. Në punë mirë është të jeni më të organizuar sepse përndryshe gjërat kanë për të marrë tatëpjetën. Mos iu besoni as gjithë kolegëve sepse do pendoheni. Buxheti do jetë i mirë dhe do përmirësohet akoma më tepër nëse vazhdoni të shpenzoni me kujdes.

VIRGJËRESHA

Gjatë kësaj dite do jeni me humor të mirë dhe gjërat do përmirësohen goxha. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do konsolidohet edhe më tepër. Do jeni më të logjikshëm me ato që do i thoni partnerit dhe mund të merrni vendime të mëdha. 

Nëse jeni beqarët do ndihmoheni nga disa të afërm dhe do gjeni personat që do iu përshtaten më tepër. Për ju do fillojë një epokë e re. Në punë besojini intuitës së pare dhe nuk keni për t’u penduar asnjë moment. Dite më të bukura priten të vijnë për ju. Financat do i menaxhoni me shumë përkujdes dhe nuk do keni asnjë tronditje në këtë sektor.

PESHORJA

Dita nuk do fillojë shumë mirë sot dhe në disa momente mund të kaloni pengesa të mëdha. Ju të dashuruarit do keni luhatje të mëdha humori dhe kjo mund të nxitë disa debate dhe probleme mes jush. Për çdo gjë mirë është të flisni paraprakisht me atë që keni në krah dhe t'ia sqaroni gjërat. 

Ju beqarët do ndiheni mirë edhe ashtu si jeni prandaj nuk do e kërkojnë me ngulm një lidhje. Sipas Horoskopi.vip , në punë do avanconi me hapa tepër të vogla dhe shefat nuk do kënaqen aspak. Bëni më shumë përpjekje nëse nuk doni ta humbisni pozicionin. Në planin financiar do jeni shumë më të motivuar dhe do bëni zgjedhje të përkryera.

AKREPI

Gjatë kësaj dite do jeni me humor të mirë dhe të gatshëm për të dëgjuar mendimet e këshillat e të tjerëve. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me momente të lumtura. Partneri do ua plotësojë të gjitha dëshirat dhe do mundohet t'iu beje të ndiheni si mbi re. 

Ju beqarët do keni një takim pune, i cili do ju krijojë mundësinë të realizojnë njohjen e jetës. Në punë do jeni edhe më kompetente se më parë kështu që gjërat do ju ecin fiks ashtu si i keni programuar. Mos u shqetësoni për asgjë. Në planin financiar duhet të bëni pak më tepër përpjekje për ta ekuilibruar buxhetin. Nëse i lini gjërat zvarrë keni për të pasur probleme nesër.

SHIGJETARI

Mirë është të tregoheni në çdo moment të matur sot në mënyrë që të mos gaboni. Nëse keni një lidhje duhet të bëni shumë përpjekje në mënyrë që ta mbani siç duhet ritmin e jetës tuaj sentimentale. Po bëtë gabime me fjalët dhe po u nxituat të merrni vendime të gabuara situata do ju dalë jashtë kontrollit. 

Ju beqarët do ndiheni të lirë të bëjnë atë që do dëshironi. Dita për ju do jetë me shumë fat. Në punë mund t’iu lindin disa probleme për shkak të nxitimit dhe gabimeve që do bëni. Dëgjojini këshillat e kolegëve të afërt. Në planin financiar do jeni tej mase të përgjegjshëm dhe nuk do keni surpriza të këqija.

BRICJAPI

Juve ju pëlqen përherë të ruani kontrollin dhe të bëni gjithçka për t’u argëtuar sa më shumë. Sot dita do jetë e përshtatshme për gjithçka. Ka shumë mundësi që ju të dashuruarit të kaloni një ditë të jashtëzakonshme dhe të mbushur me emocione të veçanta. Shpesh nuk do e besoni as vetë që jeni në realitet. 

Nëse jeni beqarë nuk duhet te kërkojnë persona perfektë pasi ata nuk ekzistojnë. Me mire do jete te kthehen sa me pare me këmbë ne toke. Në punë Venusi do ua kthjellojë mendimet dhe do ju sjellë fat me shumicë. Do ndërmerrni edhe iniciativa të reja. Gjendja e financave do jetë e jashtëzakonshme kështu që mund të bëni edhe investime.

UJORI

Gjatë kësaj dite do jeni gjithë kohës nën tension sepse gjërat nuk do ju realizohen ashtu si keni dashur. Bëni të pamundurën për ta ndryshuar situatën. Për ju që jeni në një lidhje Urani do provokojë probleme dhe debate të forta. Do e ngrini zërin më shumë sesa duhet në disa momente dhe do ndiheni vërtet keq. 

Për ju beqarët nuk do ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme kështu që do ju duhet të prisni edhe pak për ndryshime. Në punë nuk do ndiheni mirë në postin që keni dhe do kërkoni diçka tjetër. Sot gjërat nuk do jenë shumë të lehta. Në planin financiar më mirë do jetë t'i bëni me kujdes llogaritë sepse vetëm kështu nuk do përballeni me vështirësi.

PESHQIT

Gjatë kësaj dite do ketë surpriza shumë të këndshme. Do habiteni, do qani nga gëzimi dhe do ndiheni krenarë për zgjedhjet që keni bërë. Nëse jeni në një lidhje, përgatituni për ngjarje të rëndësishme. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do mundohet t'ua plotësojë të gjitha dëshirat një e nga një. 

Ju beqarët nuk duhet të pranoni ftesën që do ju bëhet sepse personi do ketë synime të këqija. Në punë ka rrezik të lindin disa mosmarrëveshje me shefat, por që do sqarohen shpejt. Nga mesdita e më tej gjërat për ju do ecin edhe më mirë. Shpenzimet duhet të mësoni t'i kontrolloni në mënyrë që gjendja të mos ketë asnjë tronditje. 

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post