Që nga antikiteti njerëzit kanë hasur dukuri të cilat nuk i shpjegonin dot duke përdorur logjikën dhe një ndër to është magjia. Ajo është një ndër temat e cila provokon debat në mënyrë të vazhdueshme edhe në ditët e sotme. Të shumtë janë njerëzit që i besojnë asaj, syrit të keq dhe mallkimeve. Të tjerë u tremben këtyre fenomeneve të cilat kanë një qëllim keqdashës dhe duan të mësojnë sesi mund t’i parandalojnë sulmet kundrejt shpirtit. Ka edhe të tjerë që as që e çojnë nëpër mend se magjia mund të ekzistojë. Çfarëdo kategorie t’i përkisni, një është është e sigurt: Qoftë një herë në jetë keni menduar se ju kanë bërë magji.
Përjetoni dhimbje të koke të pashpjegueshme.
Keni ngrënë mjaftueshëm dhe nuk keni një problem të shëndetit fizik apo ndonjë sëmundje dhe ju dhemb koka? Dijeni se kjo mund të jetë shenja e parë e syrit të keq dhe magjisë.
Shihni ëndrra të këqija
Një tjetër simptomë e magjisë së zezë janë makthet. Kini kujdes nëse shihni në ëndërr gjarpërinj, qen të egër dhe krijesa të cilat duken sikur kanë dalë nga ndonjë film horror.
Ju dhemb shumë trupi
Njerëz që besojnë në energji mendojnë se dhimbjet e pashpjegueshme të shpinës tregojnë se mund t’ju kenë bërë magji. Gjithsesi, mos harroni të përjashtoni shkaktarë të tjerë përgjegjes si aktivitetin fizik dhe orët e gjata të qëndrimit ulur.
Ndiheni letargjikë
Nëse shpeshherë ndiheni të trullosur dhe të përgjumur ndërkohë që flini mjaftueshëm gjatë natës dhe nuk vuani nga ndonjë sëmundje ose mungesë vitaminash, kjo është një tjetër simptomë e magjisë. Përpara se të dilni në këtë përfundim, ju këshillojmë të vizitoheni dhe të bëni analizat përkatëse pasi diabeti dhe anemia zakonisht dalin shkaktarët kryesorë të kësaj gjendjeje.
Nuk ndjeni më për partnerin
Nëse papritur ndjesitë kundrejt personit të zemrës ndryshojnë, kini kujdes. Pjesa më e madhe e magjive të njohura ka të bëjë pikërisht me lidhjet romantike dhe xhelozinë që njerëzit kanë ndaj çifteve të lumtura.
Ju duket sikur ju përndjek fati i keq
Nëse përfshiheni në zënka dhe aksidente, ju humbasin sendet personale dhe njerëzit e dashur largohen nga jeta juaj pa asnjë shpjegim dijeni se ndoshta ju kanë bërë magji.
Zakonet e të ngrënit ju ndryshojnë
Besohet se magjia e zezë ndikon në mënyrën sesi ushqeheni. Nëse papritur nisni të mos hani aq sa më parë dhe ju duket se asnjë ushqim nuk ju kënaq, dikush mund të jetë duke ju sulmuar nga ana shpirtërore.
$ads={2}
Post a Comment