Pse gjatë gjumit, na duket sikur po biem nga një lartësi



Deri në 70%  e njerëzve e kanë përjetuar ndjesinë “se po bien, ndërkohë që janë në gjumë”, prandaj gjasat janë që edhe ti të jesh një prej tyre.

Nëse je kurioz të dish përse, je në vendin e duhur!

Natyrisht, ka disa teori.

#1 – Njëra është se ato janë rezultat i zhvendosjes natyrore të sitemit nervor që ndodh, ndërsa po bini në gjumë: Ndërsa frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës suaj ngadalësohen dhe temperatura e trupit ju bie, toni i muskujve tuaj zhvendoset dhe këto dridhje ndodhin gjatë këtij kalimi.

#2 – Një tjetër teori sugjeron që ndërsa jeni duke u larguar për të fjetur, truri juaj keqinterpreton relaksimin e muskujve tuaj si një shenjë që në të vërtetë po bini dhe sinjalizon muskujt tuaj që të tensionohen, në mënyrë që t’ju mbrojë.

Në pjesën më të madhe të rasteve, nuk ka asgjë shqetësuese për to. Nëse ndodh që të zgjoheni prej tyre, thjesht kthehuni në anën tjetër dhe vazhdoni të flini.

Mbani mend!

Një konsum i lartë kafeine, aktivitete të vështira në mbrëmje, stres emocional  dhe privimi nga gjumi, mund të rrisin frekuencën dhe intensitetin e atyre që njihen si “hypnic jerks”.

Nëse shikoni se situata po bëhet jo normale dhe ju shoqërohet me dridhje më të shpeshta, provoni të ulni konsumin e kafeinës dhe të mbani një rregull/rutinë të mirë gjumi. Nëse asgjë nuk ndryshon dhe keni ndjesi ankthi, flisni me mjekun tuaj!

$ads={2}

Post a Comment

Previous Post Next Post