Horoskopi Ditor e Merkure 21 Qershor 2023

 DASHI


Vendosmëria e madhe mundet edhe të sjellë probleme gjatë kësaj dite. Ndonjëherë d ju mungojë maturia dhe mund të gaboni. Nëse keni një lidhje do tregoheni më kokëfortë sesa duhet dhe kjo do sjellë mosmarrëveshje të njëpasnjëshme. Jeta juaj në çift nuk do ketë qetësinë dhe ngrohtësinë që keni dashur. Ju beqarët nuk do mund të zgjidhni dot disa probleme me veten dhe nuk do ndiheni ende gati të joshni personat që ju pëlqejnë. Në punë do jeni gjatë gjithë kohën nën presion. Vërtet mund të lidheni e të stresoheni, por rezultatet do jenë të mira. Financat do jene goxha inkurajuese dhe nuk do gjendeni në vështirësi.

DEMI

Marsi dhe Dielli do ju ndihmojnë pafundësisht sot për të arritur çdo gjë që dëshironi. Ju të dashuruarit do ndiheni më të çliruar por të folur e për t’u dashuruar si dy adoleshentë. Çdo çast ka për të qenë i bukur po në pasdite do parketoni disa kënaqësi vërtet të veçanta. Ju beqarët ende nuk do jeni të qartë nëse doni të vazhdoni një jetë të zakonshme apo të rrezikoni pak për të bërë për vete personin që simpatizoni. Mendohuni mirë para se të hidhni hapa. Sipas Horoskopi.vip  në punë do jeni shumë seriozë dhe do ju adhurojnë të gjithë. Mënyrën e menaxhimin të financave do ua kenë zili edhe “armiqtë”.

BINJAKËT

Sot gjërat do jenë disi të vështira për jetën tuaj dhe shpesh do viheni në mëdyshje për hapat që duhet të hidhni. Nëse keni një lidhje mirë do jetë që për çdo dyshim apo paqartësi të flisni hapur me partnerin dhe të mos mendoni gjëra të paqena. Ju beqarët duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat që do iu japin miqtë ë ngushtë sepse ata po që ju duan veçse të mirën. Në punë mund të mos ju ecin gjerat si i keni menduar. Në disa momente mund të ndiheni keq dhe në udhëkryqe. Në planin financiar intuita do bëjë që të mos keni probleme. As hua mos jepni për çfarëdo lloj arsye dhe për askënd.

GAFORRJA

Sot financat do jenë më të favorizuarat. Gjatë ditës mund të keni konflikte me disa persona për shkak të kritikave që do ju bëhen. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që ai që keni në krah të fillojë t’iu largohen pa ju dhënë shpjegime. Do ndiheni shumë keq në disa momente. Ju beqarët do ritakoheni pas shumë kohësh me një person me të cilin dikur keni pasur një histori pasionante dhe për çudi zemra do fillojë të rrahë sërish. Në punë do ju mbështesin mjaft kolegët dhe do i shmangni problemet. Paratë do jenë shumë herë më të mira dhe do ndiheni më të lirshëm kur të shpenzoni. 

LUANI

Mundohuni të kontrolloni emocionet gjatë kësaj dite pasi në të kundërt ato mund t’ua prishin edhe planet që keni bërë. Ju të dashuruarit do tregoheni shpesh rebelë dhe nuk do bëni ato që do ju kërkojë partneri. Kjo do ndezë debate të shumta. Vetëm nëse toleroni dhe logjikoni lidhja do ju konsolidohet. Ju beqarët më në fund do i shprehni ndjenjat hapur për dikë dhe nuk do ju interesojë aspak çfarë do thonë të tjerat. Në punë do keni disa surpriza shumë të këndshme nga shefat, por në bashkëpunim me disa kolegë të vjetër. Financat do jenë të stabilizuara, por gjithsesi duhet të matni mirë shpenzimet.

VIRGJËRESHA

Do jeni mjaft ambicioze gjatë kësaj dite dhe do keni ëndrra plot. Forca juaj bindëse ka për të qenë e madhe dhe do jetë një ditë ideale për të negociuar. Jeta juaj në çift do jete e jashtëzakonshme dhe mbushur me emocione të forta. Mund t’iu duhet të bëni ndonjë lëshim, por pa pasoja. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati të hidhni hapa sepse personi që do doni të keni pranë duhet të plotësojë disa kritere. Jeta profesionale do jetë e qëndrueshme dhe do arrini të përmbyllni të gjitha detyrat që do iu jepen. Do ndiheni edhe vetë mirë që do arrini atje ku duhet. Me paratë bëni paksa kujdes sepse ato nuk do jenë shumë të qëndrueshme.

PESHORJA

Ppër shkak të ndikimit jo të mirë të planetëve, marrëdhënia juaj me seksin e kundërt nuk do jetë shumë ë mirë sot. Nëse keni një lidhje do acaroheni edhe për gjërat më të vogla dhe do keni konflikte të njëpasnjëshme. Më mirë qëndroni disi larg njëri-tjetrit sot dhe keni për ta parë se reflektimi do ju bëjë mirë të dyja palëve. Ju beqarët do keni simpatizime, por nuk do mundeni dot të shpreheni duke mbetur sërish njësoj. Sipas Horoskopi.vip  në punë  do e keni të vështirë të ruani një marrëdhënie të qetë me kolegët dhe duke u zënë me ta do largoheni nga objektivat kryesore. Financat për fat do kenë përmirësime.

AKREPI

Sot do prekni zemrat e atyre që ju rrethojnë dhe ata do ndihen me fat që ju kanë pranë. Jeta sentimentale do jetë më e rëndësishme se ajo profesionale. Nëse jeni në një lidhje përgatituni për çaste të shumta romantike, për pasion, emocione dhe surpriza të mëdha. Çdo gjë do ndodhë ndryshe nga sa mund ta kishit parashikuar. Ju beqarëve do ju shumëfishohen ftesat për të dalë nëpër takime dhe për dikë do ju rrahë zemra më fort. Në punë do dini si të veproni në çdo situatë dhe gjithçka do ju ecë sipas parashikimeve. Gjendja e financave do fillojë të ketë përmirësimet e para.

SHIGJETARI

Sot do jeni shumë optimistë dhe do dini t’i inkurajoni që të gjithë. Nga ana tjetër vërtet ju pëlqen që të tjerët t’iu dëgjojnë, por të njëjtën gjë bëni edhe për të tjerët. Nëse jeni në një lidhje mund të keni vetëm ndonjë konflikt shume të vogël gjatë mesditës dhe e gjithë dita do kalojë për mrekulli. Do flisni pa dorashka me partnerin dhe marrëdhënia mes jush do jetë flakëruese. Ju beqarët do jeni më të lirë të shprehni dëshirat dhe të joshni kështu që keni për ta bërë për vete personin që pëlqeni. Në punë do jepni më të mirën nga vetja dhe do jeni ju udhëheqësit për një projekt gjigand. Gjendja financiare nuk do jetë shumë e keqe. 

BRICJAPI

Venusi do e bëjë jetën tuaj edhe më të bukur gjatë kësaj dite dhe përherë do përjetoni emocione të forta. Nëse keni një lidhje do bisedoni gjerë e gjatë me partnerin dhe do merrni disa vendime shumë të rëndësishme. Marrëdhënia juaj do ecë më mirë nga më parë. Ju beqarët nuk do keni druajtje dhe do ia shprehni pëlqimin dikujt. Mos prisni që ai t’iu pranojë menjëherë sepse do i vijë e papritur. Në punë është dita ideale për të kërkuar diçka apo për të bërë ndryshime të mëdha. Shefat do kenë mjaft besim tek ju. Edhe sektori i financave do ketë disa përmirësime të vogla.

UJORI

Klima yjore do favorizojë bashkëpunimin dhe humorin gjatë kësaj dite. Jeta sentimentale dhe ajo miqësore do jenë shumë të bukura dhe do ua mbushin zemrën me gëzim. Nëse jeni në një lidhje keni për të pasur më shumë çaste intime dhe romantike. Në mbrëmje mund të shkoni edhe në një party e do argëtoheni si të çmendur. Ju beqarët do kuptoni se keni shumë të përbashkëta me një mik dhe do filloni ta shohin atë me sy tjetër. Në punë stresi në disa momente do ua vështirësojë gjërat, por nuk duhet të dorëzoheni menjëherë. Shpenzimet do i kryeni pa llogari, por për fat gjendja do mbetet e mirë.

PESHQIT

Dita e sotme do ketë surpriza të njëpasnjëshme sot dhe zemra juaj do ndihet më e plotësuar. Në çdo hap që do hidhni do jeni shumë të matur. Nëse jeni në një lidhje do e lini veten të lirë dhe do jeni të hapur për të provuar gjëra sa më të veçanta me partnerin. Mos hezitoni të flisni me të edhe për disa mosmarrëveshje të së shkuarës sepse do gjeni zgjidhjen më të mirë. Ju beqarët që kërkonit stabilitetin sot do jeni me fat. Në punë do ju duhet të ruani kontrollin e gjithckaje që gjithçka t’iu ecë sipas planeve. Financat nuk do jenë perfekte, por sigurisht në një gjendje më të mirë se dje. 

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post