10 - 16 gusht Gaforrja


Këtë javë ambienti në jetën tuaj pritet të jetë shumë më i qetë se më parë. Do e keni më të lehtë komunikimin me partnerin dhe nuk do lindin debate me të. Nëse jeni beqarë do bëni mirë të tregoheni të sinqertë me personat që do takoni, pasi me gënjeshtra nuk mund të shkohet askund.





Të ardhurat do përmirësohen tej mase edhe falë menaxhimit të mire që keni bërë së fundmi, por edhe për shkak të ndihmës së të afërmve. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por as problematik. Mund të keni vetëm shqetësime të vogla. Për punën do jetë një javë plot shkëlqim. Do arrini gjithçka që keni programuar.


Post a Comment

Previous Post Next Post