Këtë javë do ju shkoni gjërave deri në fund dhe nuk do influencoheni nga askush. Ju të dashuruarit do merreni vesh më së miri me partnerin tuaj. Do jeni më të ëmbël e më shprehës kështu që gjithçka do jetë më e bukur se më parë. Ju beqarët do ndihen aq mirë ashtu si jeni saqë do keni frikë të hidhni hapa për faktin se mos humbasin lirinë dhe pavarësinë. Sektori i financave do jetë i qëndrueshëm dhe aspak problematik.
Përfitoni nga situata për te shlyer disa borxhe te hershme. Shëndeti në disa momente do lërë për të dëshiruar. Mund të keni edhe shqetësime nga zemra, të cilat nuk duhet neglizhuar për asnjë lloj arsyeje. Në punë do përballeni me vështirësi, por Jupiteri do ju ndihmojë të kaloni lehtësisht gjithçka.
Post a Comment