Ti pe në ëndërr sikur dikush po të ndjek, sulmon apo përpiqet të të rrëmbejë. Do të bërtasësh, por ndjen që s’nxjerr dot zë. Diçka e tillë na ka ndodhur të gjithëve, por sado që kemi pyetur përreth, përgjigjet për këtë fenomen kanë qenë të vakëta.
Ekspertët, thonë se nëse nuk mund të bërtasësh dot kur sheh një ëndërr që shkakton siklet, është një shenjë që në jetën reale ke probleme me shprehjen e ndjesive.
Ti, mund të kesh mbledhur shumë emocione apo opinione, por presioni i njerëzve të shtyn të mos i shprehësh.
Nëse kjo ëndërr përsëritet vazhdimisht, kthehuni tek vetja dhe vini re çfarë s’po mundni të thoni. Ëndrrat janë metaforike, një mënyrë e trurit për të procesuar informacionin gjatë kohës që flemë. Ne jo gjithmonë e kuptojmë që jemi emocionalisht të bllokuar, pasi gjithë çfarë duam të shprehim ruhet në kujtesën tonë.
Diçka e tillë, si pamundësia për të bërtitur në ëndërr vjen nga ndjesia e injorimit në jetën reale. Shpesh, ju duhet sikur s’ju dëgjojnë dhe kështu zgjidhni të mos thoni me zë të lartë çfarë ndjeni apo mendoni në atë moment.
Nëse merreni seriozisht me emocionet dhe filloni të shprehni çfarë s’keni mundur më parë, do ta shihni që një ëndërr e tillë do t’ju shfaqet gjithmonë e më pak.
Post a Comment