Çështja e ëndrrave mbetet ende tejmase e komplikuar. Nga njëra anë qëndron ideja se ato nuk janë gjë tjetër veçse pjellë e subkoshiencës (hapje e portave të censurës), ndërkohë që disa i konsiderojnë si një fenomen mbinatyror.
Cilido qoftë e vërteta, më poshtë do gjesh shkurtimit shpjegimin e disa ëndrrave erotike:
Seks me shefin:
Një ëndërr e tillë nënkupton se tërhiqesh nga pushteti dhe se dëshirat e tua seksuale intrigohen nga personat “e ndaluar” apo “të paarritshëm”.
Seks në një vend publik:
Dëshirë për të provuar eksperienca të reja dhe për të shkelur me të dyja këmbët rregullat e shoqërisë. Prej kohësh ndjehesh i/e ndrydhur.
Seks me dikë që urren:
Ndonëse e ke të vështirë ta pranosh, personi në fjalë ka disa veti që të tërheqin ose dëshiroje t’i kishe edhe ti.
Seks me ish- in: Diçka po të mban ende peng...
Seks me një të panjohur:
Aktualisht s’të kënaq asgjë dhe askush që njeh. Po kërkon një histori të re!
Tradhti:
Arsyet janë nga më të ndryshmet. Mendon se po të tradhtojnë, ke tradhtuar ose e ke menduar ta bësh së fundmi.
Merr Horoskopin Direkt në WhatsApp
Bashkohu falas në kanalin tonë dhe merr çdo ditë horoskope, parashikime astrologjike dhe lajmet më të fundit direkt në telefonin tënd.
Bashkohu Tani →