Nuk është pak të kesh si mbështetës të shenjës Jupiterin dhe Saturnin. Studentët do të shpërblehen për përpjekjet e tyre të mëdha. Ky është viti i suksesit personal, në veçanti për ata që duan të rifuten në lojë. Jua kujtojmë shumë shpesh se, nëse yjet ju favorizojnë, kjo s’do të thotë se paratë vijnë vetë me thasë. Gjithçka varet nga aftësitë tuaja personale, por nuk do të mungojë rasti për t’u orientuar siç duhet. Nëse keni pasur pranë kolegë apo bashkëpunëtorë që ju kanë hapur probleme, tani është çasti të kërkoni të rinj. Të gjithë Bricjapët ëndërrojnë që një ditë të jenë shefa në nismat e tyre, një ëndërr që shumë shpejt mund të bëhet realitet. Të rinjtë është më mirë të studiojnë jashtë shtetit për të krijuar përvoja të reja.
Shkurti do t’u lërë hapësirë emocioneve dhe ndjenjave, e keni ju në dorë sa doni të përfshiheni. Këtu përfshihen jo vetëm çiftet që kanë një lidhje prej shumë kohësh, por edhe për ata që janë të vetmuar. Të bindësh një Bricjap se është më mirë në çift, sesa të jetojë vetëm është thuajse një sipërmarrje e pamundur, sidomos pas një sërë zhgënjimesh. Dhembja e një braktisjeje nuk duhet të shndërrohet në mosbesim ndaj së ardhmes. Datat 12, 13, 26 dhe 27 do të shoqërohen nga disa keqkuptime, sidomos nëse keni konflikte me prindërit. Vendosmëria është ajo që triumfon në fund.
Edhe në aspektin fizik dhe shëndetësor, shkurti do të karakterizohet nga nervozizmi, sidomos gjatë gjysmës së dytë të muajit. Mos reagoni keq ndaj keqkuptimeve apo provokimeve. Pika juaj e dobët janë gjunjët dhe dhembjet e kockave. Jupiteri ju mbron gjithmonë.
Post a Comment