Horoskopi i datës 15 shkurt Virgjëresha


Mos kini besim tek askush gjatë kësaj dite sepse shumë do mundohen t’iu prishin planet dhe do ju shpërqendrojnë pamasë. Nëse jeni në një lidhje dhe partneri ju kërkon më tepër kohë para se të hidhni hapa me rëndësi, tregohuni të gatshëm sepse nuk keni për të dalë të zhgënjyer.





Ju beqarët do jeni të fiksuar pas dikujt dhe do bëni të pamundurën për ta bërë për vete. Ka mundësi edhe të filloni një lidhje të qëndrueshme. Në punë situata ka për të qenë shumë e paqëndrueshme. Ju nuk do keni as dëshirë të bashkëpunoni me kolegët dhe do shmangni edhe ndihmesat që do ju ofrohen.





Po vazhduat kështu vetëm humbje do keni. Financat nuk do jenë të mira për të gjithë. Matuni para se të kryeni shpenzime dhe do ndiheni mirë.


Post a Comment

Previous Post Next Post