Horoskopi i datës 15 shkurt Peshorja


Mundohuni të mos tregoheni të ftohtë me të tjerët sot dhe të pranoni të hapni rrugë. Kokëfortësia dhe inati nuk kanë për t’i ndihmuar aspak. Për ju të dashuruarit Hëna do jetë planeti që do ndikojë më pozitivisht. Ajo do ju bëjë t’i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do kërkoni falje për disa gabime të së shkuarës.





Ju beqarët do realizoni një takim të veçantë dhe do kënaqeni në krahët e njëri-tjetrit. Dielli pritet të sjellë disa ndryshime pozitive. Do ndiheni paksa më të lirë dhe do mbani përgjegjësi për veprimet e bëra.





Sipas Horoskopit, financat do jenë ende të turbullta, prandaj mos kryeni shpenzime të pamatura sepse do gjendeni nëpër situata të vështira.


Post a Comment

Previous Post Next Post