Dashi
Urani do ju stimulojë edhe më shumë dhe do ju ndihmojë të tregoheni më të duruar në çdo situatë. Do ndiheni më të fortë emocionalisht dhe më të aftë për të përballuar tensionet. Nëse keni një lidhje, do arrini ta përmbani veten edhe në momentet më acaruese dhe do zgjidhni të flisni hapur me partnerin për ato gjëra që nuk ju pëlqejnë. Kjo do ndihmojë në pastrimin e keqkuptimeve dhe në forcimin e marrëdhënies. Ju beqarët do keni flirte të shumta, por asgjë serioze apo afatgjatë. Ende nuk ka ardhur koha që të bëni ndryshimin e statusit. Në punë do e arrini gjithçka me lehtësi, falë mjedisit pozitiv që keni krijuar më parë dhe falë maturisë që do tregoni sot. Sektorin financiar nuk duhet ta lini pas dore, edhe nëse gjendja aktuale duket e kënaqshme.
Shëndeti: Energjia do jetë e mirë, por kujdesuni të mos e teproni me angazhimet. Trupi ka nevojë edhe për pushim.
Këshillë: Shfrytëzoni durimin dhe qetësinë për të zgjidhur çështje të vjetra, jo për t’i shtyrë më tej.
Demi
Sot do i vini vetes qëllim për të ecur përpara dhe nuk do ndaleni për asnjë lloj arsyeje. Vendosmëria do jetë pika juaj më e fortë. Shokët e vjetër do ju japin mbështetje shumë të madhe dhe do ju ndihmojnë të ndiheni më të sigurt për zgjedhjet që bëni. Nëse jeni në një lidhje, do jeni të gatshëm të bashkëpunoni dhe të bëni tolerime për të mirën e përbashkët. Kritikat e partnerit mos i merrni për keq, sepse do jenë më shumë konstruktive sesa negative. Ju beqarët nuk do e realizoni dot sot takimin e jetës tuaj. Do jeni të stresuar dhe aspak në humor për ta kërkuar dashurinë. Në punë do provoni një fushë të re që më parë nuk kishit guxuar dhe do zbuloni se keni më shumë aftësi nga sa mendonit. Në planin financiar, intuita nuk ka për t’ju çuar në rrugë të gabuar.
Shëndeti: Stresi mund t’ju ndikojë në qafë, shpinë ose në tension nervor. Përpiquni të çlodheni.
Këshillë: Besojini vetes dhe mos kini frikë të dilni nga zona e rehatisë.
Binjakët
Nëse tregoheni të matur dhe nuk e teproni me asgjë sot, gjithçka ka për t’ju ecur mirë. Balanca do jetë çelësi i suksesit tuaj. Jeta juaj në çift do jetë e bukur, e ngrohtë dhe e mbushur me emocione pozitive. Ndonjë mosmarrëveshje e vogël mund të lindë, por do kalojë shumë shpejt dhe pa pasoja. Ju beqarëve, edhe sikur t’ju ofrohen të gjitha mundësitë, nuk duhet të filloni angazhime serioze sot. Në punë duhet të diskutoni hapur me eprorët për disa ide që keni ose për disa kërkesa personale. Mos e ndrydhni veten dhe mos kini frikë të shprehni mendimin. Në planin financiar, të gjithë yjet do bëhen bashkë sot dhe do ju mundësojnë një situatë më të mirë.
Shëndeti: Kujdesuni për sistemin nervor dhe për lodhjen mendore. Pushimi do ju ndihmojë shumë.
Këshillë: Flisni hapur, por gjithmonë me qetësi dhe diplomaci.
Gaforrja
Disa ngjarje që do ndodhin sot do ua ndryshojnë mënyrën e të menduarit. Do bëheni edhe më të vetëdijshëm se jeta është e shkurtër dhe duhet jetuar plotësisht. Nëse jeni në një lidhje, bëni çdo gjë që e mendoni të arsyeshme, sepse nesër mund të jetë vonë për disa vendime. Lëreni veten të lirë dhe mos vendosni limite as për veten dhe as për partnerin. Ju beqarët do jeni në kërkim të dashurisë së madhe dhe nuk do ju pëlqejnë shumë mundësitë që do ju shfaqen. Në punë do ju bëhen propozime mjaft interesante, të cilat do kërkojnë më shumë impenjim, por që do ju ndihmojnë të ecni përpara dhe të rriteni profesionalisht. Financat nuk do jenë të këqija dhe do arrini të ruani një ekuilibër.
Shëndeti: Emocionet e forta mund t’ju lodhin psikologjikisht. Kujdesuni për qetësinë tuaj të brendshme.
Këshillë: Mos e shtyni jetën për nesër. Bëni sot atë që ju bën të ndiheni të gjallë.
Luani
Për shkak të kundërshtimit të Saturnit me Mërkurin, sot do jeni më impulsivë dhe do ndërmerrni edhe rreziqe të panevojshme. Mund të ndiheni të tensionuar dhe më pak të përqendruar. Nëse keni një lidhje, vetëm ideja që partneri po ju kufizon në disa gjëra do ju brengosë dhe mund të shpërtheni emocionalisht. Sot do jetë e vështirë të gjeni qetësi në marrëdhënie. Ju beqarët nuk do tregoheni të kujdesshëm dhe do hidhni hapa që mund të sjellin pasoja të rënda për të ardhmen sentimentale. Në punë nuk do arrini dot aty ku doni për shkak të mospërqendrimit dhe do grindeni shpesh me kolegët. Bëni kujdes, sepse shefat po ju vëzhgojnë dhe mund të marrin masa. Paratë do jenë të pakta dhe do duhet të bëni shumë kujdes me shpenzimet.
Shëndeti: Tensioni dhe nervozizmi mund të ndikojnë në gjumë dhe në presionin e gjakut.
Këshillë: Mos merrni vendime në nerva. Prisni derisa të qetësoheni përpara se të veproni.
Virgjëresha
Sot ka për të ndodhur një revolucion i vërtetë në jetën tuaj. Priten gjëra pozitive në çdo fushë dhe do ndiheni më të motivuar se kurrë. Nëse jeni në një lidhje, do kaloni më shumë kohë me partnerin, do dashuroheni hapur dhe pa e kufizuar veten, madje mund të merrni edhe disa vendime të rëndësishme për të ardhmen. Ju beqarët do tërhiqeni shumë nga persona të qeshur dhe alegro, kështu që do insistoni derisa t’i bëni për vete. Në punë do jeni shumë kreativë, të vendosur, guximtarë dhe të pandalshëm. Për ju asgjë nuk do jetë e pamundur dhe do ndiheni në kulmin e forcës profesionale. Në planin financiar do jetë Urani ai që do ju udhëheqë dhe do ju ndihmojë të gjeni zgjidhje për çdo problem.
Shëndeti: Energjia do jetë e lartë, por mos e neglizhoni pushimin. Trupi ka nevojë për balancë.
Këshillë: Shfrytëzoni këtë periudhë për të hedhur hapa të mëdhenj, por gjithmonë me plan dhe logjikë.
Peshorja
Hëna do ju nxisë të reflektoni gjatë gjatë ditës së sotme dhe do bëni çdo përpjekje për t’u përmirësuar dhe për të ecur përpara. Nëse keni një lidhje, do e mbyllni njëherë e mirë kapitullin e së shkuarës dhe do përpiqeni ta ndërtoni sa më bukur të ardhmen. Që sot do përgatisni surpriza për partnerin dhe mbrëmja do jetë më e këndshme.
Ju beqarët duhet të pranoni ftesa, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të njihni më mirë disa persona. Ka gjasa që dikush t’iu përshtatet shumë mirë.
Në punë do jeni aq të ngarkuar, saqë nuk do keni as kohë të merrni frymë. Financat do jenë shumë delikate, prandaj duhet të merrni masa sa më strikte që gjendja të mos rëndohet.
Shëndeti: Ngarkesa dhe stresi mund t’ju shkaktojnë lodhje mendore dhe fizike. Mundohuni të bëni pauza të shkurtra gjatë ditës dhe të flini mjaftueshëm.
Këshilla e ditës: Mbylleni të shkuarën me qetësi dhe fokusohuni te vendimet që ju japin stabilitet për të ardhmen.
Akrepi
Sot do bëni të pamundurën për t’i mbajtur larg problemet nga vetja dhe për këtë arsye mund të shmangni edhe shoqërinë me disa miq. Nëse jeni në një lidhje, do flisni hapur me partnerin dhe do arrini të gjeni një zgjidhje për problemet që keni pasur. Duke lëshuar nga pak pe të dyja palët, gjithçka do normalizohet.
Ju beqarët nuk do keni aspak dëshirë të luani me ndjenjat e askujt dhe nuk do hidhni hapa pa qenë të sigurt për atë që ndjeni.
Në punë, pavarësisht pengesave që do ju dalin, do arrini ta menaxhoni si duhet situatën. Kolegët do ju kenë zili për këmbënguljen dhe durimin. Për sa iu përket shpenzimeve, sot duhet të kryeni vetëm ato më të domosdoshmet.
Shëndeti: Tensioni emocional mund të reflektohet në trup, veçanërisht me dhimbje koke ose lodhje. Kujdesuni për hidratimin dhe shmangni mbingarkesën.
Këshilla e ditës: Mos i mbani të gjitha brenda vetes, ndarja e shqetësimeve me personin e duhur ju lehtëson.
Shigjetari
Kjo ditë do jetë pozitive për ju dhe do ndiheni të përmbushur. Nëse keni një lidhje, do bashkëpunoni në çdo moment, do shkëmbeni ide me partnerin dhe do realizoni disa nga qëllimet tuaja. Do ndiheni mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.
Nëse jeni ende beqarë, nuk duhet t’i lini asgjë rastësisë, por duhet të mendoheni dhe të veproni me plan. Mundësitë nuk do mungojnë gjatë kësaj dite.
Në punë do bëni mirë të ndryshoni strategjitë e të vepruarit, që të arrini sa më parë në objektivat finale. Shpenzimet do i kryeni me shumë përkujdes, kështu që gjendja e financave do mbetet e kënaqshme.
Shëndeti: Energjia do jetë e mirë, por shmangni teprimin me lodhje fizike. Një aktivitet i moderuar do ishte ideal.
Këshilla e ditës: Planifikimi i sotëm ju kursen kohë dhe stres në ditët në vijim.
Bricjapi
Profesionalisht do jeni më të privilegjuar gjatë kësaj dite dhe kjo do sjellë përfitime të konsiderueshme. Nëse jeni në një lidhje, duhet të jeni më të përzemërt me partnerin dhe ta mbështesni më tepër. Vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia juaj do thellohet akoma më shumë. Neptuni mund ta nxisë partnerin t’iu bëjë edhe ndonjë surprizë.
Ju beqarët duhet të vlerësoni shpirtin e dikujt dhe jo pamjen e jashtme, pasi kjo e fundit rregullohet, ndërsa e para asnjëherë.
Në punë do jeni më ambiciozë se kurrë më parë dhe do keni vetëm arritje. Të gjitha këto do sjellin edhe përmirësime në planin financiar.
Shëndeti: Ritmi i lartë mund t’ju lodhë. Mundohuni të balanconi punën me pushimin për të shmangur rraskapitjen.
Këshilla e ditës: Mbështetja emocionale në çift është po aq e rëndësishme sa suksesi profesional.
Ujori
Venusi do vazhdojë të kujdeset ende për ju gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të bukura, do ndiheni të pavarur dhe do shpreheni lirshëm për ato që mendoni. Nëse jeni në një lidhje, duhet të gjeni sa më shumë kohë për ta kaluar me partnerin, pasi ai vërtet do ketë nevojë për ju. Së bashku mund të zgjidhni dilema, por do mund të kaloni edhe çaste të ngrohta.
Ju beqarët duhet të jeni sa më të hapur për takime, sepse kjo mund të jetë dita juaj.
Në punë tregohuni të arsyeshëm dhe përpiquni të përshtateni edhe me kolegët, edhe me projektet e reja. Buxheti do jetë prioritet për ju.
Shëndeti: Kujdesuni për sistemin nervor. Pak qetësi dhe kohë për veten do ju ndihmojnë të ruani ekuilibrin.
Këshilla e ditës: Jepini prioritet marrëdhënieve, pa lënë pas dore qëllimet personale.
Peshqit
Sot Hëna do privilegjojë miqësinë dhe jetën familjare për ju. Do qëndroni më shumë kohë me ta, do argëtoheni dhe do ndiheni më të çliruar emocionalisht. Nëse keni një lidhje, partneri juaj do ndërmarrë disa iniciativa për të mirën e marrëdhënies tuaj dhe ju nuk duhet absolutisht t’ia ndalni hovin. Lëreni atë t’iu udhëheqë dhe nuk do pendoheni.
Ju beqarët do njiheni papritur me persona joshës dhe inteligjentë. Nëse pranoni të vazhdoni njohjen, keni për të bërë zgjedhjen e duhur.
Në punë do arrini të realizoni gjithçka që keni në mendje dhe do ndiheni të përmbushur. Sektori i financave do marrë bekimin e yjeve.
Shëndeti: Kontakti me familjen dhe miqtë do ndikojë pozitivisht edhe në gjendjen tuaj emocionale dhe psikologjike.
Këshilla e ditës: Mos i frenoni gjërat e bukura nga frika, besoni më shumë në rrjedhën natyrale të ngjarjeve.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
$ads={2}
.png)
Post a Comment