Dashi
Gjatë kësaj dite nuk do ta keni vizionin shumë të qartë dhe nuk do e keni të lehtë të zgjidhni rrugën që duhet të ndiqni. Për ju që jeni në një lidhje nuk do ndodhë ndonjë gjë e veçantë. Në përgjithësi do mbizotërojë një klimë e qetë dhe harmonike, madje një qetësi për të cilën kishit vërtet nevojë. Ju beqarët do takoni dashurinë dhe, të përfshirë nga emocionet, rrezikoni të lini pas dore miqtë. Kujdes, sepse ata do ju duhen më vonë dhe mund të jetë tepër vonë për të rregulluar situatën. Përfitoni nga kjo ditë për të dalë dhe për t’u argëtuar.
Në punë do jeni disi më kreativë dhe do dini si t’i joshni edhe kolegët që mendoni se mund t’iu ndihmojnë. Do ndërmerrni përgjegjësi të reja dhe do ia dilni mbanë. Financat do jenë pozitive dhe buxheti do vijë duke u përmirësuar, ndaj mos u shqetësoni për shpenzimet e domosdoshme.
Shëndeti: Mund të ndiheni pak të lodhur mendërisht. Pushimi dhe një shëtitje në ajër të pastër do ju ndihmojnë të qartësoni mendimet.
Këshilla e Ditës: Mos i lini pas dore njerëzit që ju kanë qëndruar pranë gjithmonë.
Demi
Mërkuri do ju bëjë paksa impulsivë gjatë kësaj dite dhe mund të hidhni disa hapa të gabuara. Disa situata do i keqkuptoni dhe kjo mund t’iu çojë drejt gabimeve të panevojshme. Nëse jeni në një lidhje duhet të flisni më tepër me partnerin, sepse dëshirat që keni mund të bëhen realitet vetëm përmes komunikimit të hapur. Ju beqarët nuk duhet të qëndroni duke pritur që dashuria t’iu vijë vetë; bëni ju hapin e parë.
Në punë do hezitoni të merrni iniciativa sepse nuk do ndiheni plotësisht të sigurt. Kritikat nga shefat mund t’iu ulin pak moralin, por mos u dorëzoni. Falë mbështetjes së planetëve do mund t’i lejoni vetes disa shpenzime më të mëdha dhe situata financiare do vijë gradualisht duke u përmirësuar.
Shëndeti: Kujdes me stresin dhe nervozizmin, sepse mund të ndikojnë në gjumin tuaj.
Këshilla e Ditës: Mos veproni me nxitim; mendohuni dy herë para se të flisni apo të veproni.
Binjakët
Në shumë momente do jeni konfuzë dhe nuk do i keni të qarta hapat që duhet të hidhni. Ekziston rreziku të bëni gabime për të cilat më pas do pendoheni. Ju që jeni në një lidhje nuk duhet të prisni fundin e ditës për t’u takuar me partnerin. Sapo t’iu jepet mundësia, flisni dhe organizoni diçka së bashku, sepse ju pret një ditë shumë e bukur dhe plot ndjenja. Ju beqarët duhet të përfitoni maksimalisht nga kjo ditë për takime dhe njohje të reja.
Në punë asgjë nuk do funksionojë ashtu siç e kishit menduar, megjithatë nuk duhet ta lëshoni veten. Pranoni gabimet dhe kërkoni bashkëpunim nga kolegët më të besuar. Financat do përmirësohen, por shmangni blerjet e panevojshme.
Shëndeti: Luhatjet emocionale mund t’iu lodhin. Përpiquni të ruani qetësinë dhe ritmin.
Këshilla e Ditës: Mos merrni vendime të rëndësishme kur ndiheni të pasigurt.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do dini të përshtateni me çdo situatë dhe në përgjithësi do kaloni momente të këndshme. Ju që jeni në një lidhje do përjetoni emocione të forta dhe momente plot ngjyra. Nëse nuk jeni martuar, mund të filloni të mendoni seriozisht për të ardhmen. Ju beqarët do kaloni një ditë të mrekullueshme, do argëtoheni me miqtë dhe do njihni një person shumë të veçantë. Mos e lini t’iu ikë nga duart.
Në punë do përballeni me të papritura të pakëndshme që do ua turbullojnë planet. Fatkeqësisht nuk do arrini dot gjithçka që keni menduar. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë, ndaj shmangni shpenzimet e pamenduara.
Shëndeti: Kujdesuni për ushqimin dhe shmangni lodhjen e tepërt fizike.
Këshilla e Ditës: Pranoni që jo çdo gjë mund të shkojë sipas planit dhe ruani durimin.
Luani
Ekziston rreziku të mos arrini ta frenoni veten sot dhe kjo mund t’iu fusë në situata problematike. Mendimet do i keni të paqëndrueshme. Nëse jeni në një lidhje, tensioni dhe debatet do jenë të pranishme, por kjo nuk duhet t’iu pengojë të shprehni mendimet tuaja. Ju beqarët duhet të përgatiteni për një dashuri shumë të bukur, sepse dita do ketë nota romantike.
Në punë nuk do jeni mjaftueshëm të ndërgjegjshëm për situatën dhe mund të debatoni për gjëra të vogla me kolegët. Financat do fillojnë të përmirësohen gradualisht. Një udhëtim i shkurtër do ishte zgjedhje e mirë për të shkarkuar tensionin.
Shëndeti: Nervozizmi mund të reflektohet në trup. Gjeni kohë për relaks.
Këshilla e Ditës: Mendoni para se të reagoni dhe shmangni konfliktet e panevojshme.
Virgjëresha
Gjatë gjithë kësaj dite Hëna do ju mbajë në humor të mirë dhe do i merrni gjërat me më shumë pozitivitet. Nëse keni një lidhje do kaloni momente të mrekullueshme dhe romanca do jetë e pranishme. Ju beqarët do keni surpriza në jetën sentimentale, ndaj tregohuni më të hapur dhe mos kini frikë të shprehni ndjenjat.
Në punë, sidomos nëse kontaktoni vazhdimisht me publikun, do përballeni me disa situata të vështira dhe do ju duhet më shumë durim për t’i bindur të tjerët. Financat do përmirësohen, por mos e bëni shumë publike këtë gjë, sepse disa persona mund të përfitojnë.
Shëndeti: Gjendja do jetë e mirë, por mos neglizhoni pushimin.
Këshilla e Ditës: Diskrecioni është aleati juaj më i fortë sot.
Peshorja
Edhe pse do jeni optimistë gjatë kësaj dite, duhet të tregoheni edhe pak më të kujdesshëm me hapat që do hidhni. Mos u nxitoni për asgjë. Ju që jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të matur, sepse do keni keqkuptime dhe debate me partnerin. Është e rëndësishme të jeni diplomatë dhe të kujdesshëm në mënyrën si shpreheni. Zgjidhni me kujdes fjalët kur të kërkoni diçka. Ju beqarët do kërkoni më shumë se kurrë një lidhje të qëndrueshme, por fatkeqësisht sot nuk do keni fat në këtë drejtim.
Në punë gjërat nuk do rrjedhin ashtu si i kishit ëndërruar dhe kjo do ua shtojë ndjeshëm ankthin. Megjithatë, nëse tregoheni të duruar dhe nuk nxitoheni për vendime të rëndësishme, situata mund të rregullohet më shpejt nga sa mendoni. Financat nuk do jenë të mira dhe, nëse ju duhet të bëni shpenzime, duhet të tregoheni tepër të kujdesshëm.
Shëndeti: Ankthi dhe tensioni mund të ndikojnë në gjumin dhe përqendrimin tuaj. Përpiquni të gjeni pak kohë për qetësi.
Këshilla e Ditës: Diplomacia dhe durimi do ju shpëtojnë nga shumë keqkuptime.
Akrepi
Hëna do ua bëjë mendimet konfuze gjatë kësaj dite dhe do e keni të vështirë të ecni përpara. Kujdes i veçantë duhet treguar edhe me impulsivitetin. Ju që jeni në një lidhje do keni nevojë për mbështetjen e miqve, sepse gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet dhe do ndiheni të mërzitur. Ju beqarët duhet t’i besoni intuitës për të gjetur personin e duhur. Jini të sigurt se ajo nuk do ju zhgënjejë.
Në punë mos i refuzoni propozimet që do ju bëhen dhe mos merrni vendime të nxituara, sepse më pas mund të përballeni me vështirësi edhe më të mëdha. Në planin financiar ekziston rreziku të përballeni me probleme serioze. Flisni me specialistë ose me miq të besuar për të marrë këshilla të vlefshme.
Shëndeti: Nervozizmi mund të reflektohet në lodhje dhe dhimbje koke. Pushimi është i domosdoshëm.
Këshilla e Ditës: Mos veproni të vetëm; kërkoni ndihmë kur ndiheni të pasigurt.
Shigjetari
Gjatë gjithë kësaj dite do ndiheni të turbullt dhe ekziston rreziku të bëni veprime të pamenduara për të cilat më vonë do pendoheni. Ju që jeni në një lidhje do përjetoni një ditë me shumë tension, por edhe me pasion të fortë. Fillimisht do ketë mosmarrëveshje dhe inate, por drejt fundit të ditës gjithçka do qetësohet dhe pajtimi do vijë natyrshëm. Për ju beqarët pritet një ditë e veçantë dhe plot emocione të forta. Mos e lini pa e shfrytëzuar këtë mundësi.
Në punë duhet të bëni shumë kujdes me disa propozime që do ju bëhen, sepse po i pranuat pa u menduar mirë, mund të shfrytëzoheni. Ecni me parime dhe mos u nxitoni. Me buxhetin nuk do keni probleme. Mund të bëni edhe shpenzime, por gjithmonë duke pasur parasysh gjendjen e portofolit.
Shëndeti: Luhatjet emocionale mund t’iu lodhin. Aktiviteti fizik do ju ndihmojë të çlironi tensionin.
Këshilla e Ditës: Mos merrni vendime të rëndësishme kur jeni të turbullt emocionalisht.
Bricjapi
Neptuni do përballet me Hënën dhe kjo do ju bëjë më ëndërrimtarë se zakonisht. Do i shihni gjërat ndryshe dhe shpesh larg realitetit. Nëse keni një lidhje, mos u izoloni dhe shprehini më hapur ndjenjat që keni për partnerin. Kështu edhe ai do e kuptojë më mirë sa shumë e doni dhe ju vetë do ndiheni më të çliruar. Ju beqarët do hapni një faqe të re në jetën tuaj dhe dashuria do lulëzojë.
Në punë, mënyra juaj e veçantë për të zgjidhur çdo çështje do ju ndihmojë të dilni nga situata të vështira. Do tregoheni më pragmatikë dhe më origjinalë. Gjendja financiare nuk do jetë aspak e mirë, ndaj tregohuni jashtëzakonisht të kujdesshëm. Mendohuni mirë para çdo shpenzimi, sado i vogël të jetë.
Shëndeti: Kujdes me lodhjen mendore dhe mungesën e përqendrimit.
Këshilla e Ditës: Mbani këmbët në tokë dhe mos u mashtroni nga iluzionet.
Ujori
Gjatë gjithë kësaj dite do keni ide brilante dhe do mbeteni realistë. Çdo gjë ka për t’iu ecur mjaft mirë. Ju që jeni në një lidhje do ndiheni të lumtur dhe kjo do ju bëjë të qeshur gjatë gjithë kohës. Sensualiteti, butësia dhe bashkëpunimi do mbizotërojnë në jetën tuaj sentimentale. Për ju beqarët priten dashuri të mëdha, madje më të mëdha sesa e kishit imagjinuar. Shfrytëzojeni çdo minutë.
Në punë do ju lindin ide të reja se si të arrini objektivat që keni vendosur. Me maturi dhe këmbëngulje do ia dilni mbanë. Planetët do ndikojnë edhe në financat tuaja, të cilat nuk do jenë shumë të mira, por gjithsesi nuk ka arsye për ankesa të mëdha.
Shëndeti: Gjendje e mirë në përgjithësi, por shmangni lodhjen e tepruar.
Këshilla e Ditës: Besoni në idetë tuaja, por mos e neglizhoni realitetin financiar.
Peshqit
Sido që t’iu vijnë gjërat gjatë kësaj dite, përpiquni të mos e mbivlerësoni veten dhe të mos tregoheni mendjemëdhenj. Ju që jeni në një lidhje do përjetoni një ditë shumë premtuese. Fati do jetë në anën tuaj dhe klima do jetë harmonike. Përfitoni sa më shumë nga kjo energji pozitive. Ju beqarët do keni mundësi reale të takoni dashurinë që keni ëndërruar prej kohësh.
Në punë asgjë nuk do shkojë ashtu siç e kishit menduar. Mos u sforconi kot, por merrini gjërat si t’iu vijnë. Mund të përballeni me vonesa dhe disa kritika nga shefat. Në planin financiar nuk do keni shumë fat, por as surpriza negative. Menaxhojeni buxhetin me kujdes dhe shmangni shpenzimet marramendëse.
Shëndeti: Kujdesuni për sistemin nervor dhe shmangni stresin e panevojshëm.
Këshilla e Ditës: Thjeshtësia dhe modestia do ju hapin më shumë dyer sot.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
$ads={2}
.png)
Post a Comment