Dashi
Bujaria juaj do jetë edhe më e madhe gjatë kësaj dite, ndaj priten t’iu ndodhin vetëm gjëra pozitive. Nëse keni një lidhje, do bëni të pamundurën për të ruajtur një marrëdhënie të shkëlqyer me partnerin dhe nuk do ngurroni të bëni edhe disa lëshime më tepër. Emocionet do shumëfishohen dhe do ju duket sikur jeni mbi re.
Ju beqarët do jeni gati ta pranoni propozimin e dikujt dhe do filloni një lidhje serioze që premton stabilitet.
Në punë do mërziteni shpesh sepse jo të gjitha planet do realizohen pikë për pikë. Kjo nuk do të thotë se keni dështuar, por se duhet të tregoheni më fleksibël.
Gjendja e të ardhurave nuk do jetë aq e mirë sa mendonit. Lërini për më vonë disa investime dhe shmangni shpenzimet e mëdha.
Shëndeti: Energjia do jetë e mirë, por kujdes me lodhjen emocionale nga angazhimet e shumta.
Këshilla e Ditës: Mos u tregoni të nxituar në vendime financiare, qetësia ju shpëton nga gabimet.
Demi
Gjatë kësaj dite do përpiqeni shpesh t’ua hidhni fajin të tjerëve kur gjërat nuk ecin siç dëshironi dhe ky do jetë një problem serioz për ju. Për ata që janë në një lidhje, ndikimi i yjeve do jetë mjaft negativ. Mund të lindin debate dhe mosmarrëveshje të pashpjegueshme në çdo moment.
Ju beqarët nuk do arrini të përfitoni nga ftesat që do ju bëhen dhe do mbeteni sërish me të njëjtin status.
Në punë yjet ju këshillojnë të punoni më shumë në ekip për të arritur atje ku synoni. Vetëm nuk do ja dilni dot.
Buxhetin do e menaxhoni me shumë kujdes. Nuk do kryeni investime të panevojshme që mund ta tronditin situatën.
Shëndeti: Nervozizmi dhe tensioni mund të ndikojnë negativisht. Kujdesuni për qetësinë mendore.
Këshilla e Ditës: Pranoni përgjegjësitë tuaja përpara se të kërkoni fajtorë tek të tjerët.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do jeni shumë më të përgjegjshëm dhe më të matur në çdo situatë. Ju që keni një lidhje do ndiheni shumë mirë pranë personit që dashuroni dhe marrëdhënia në çift do jetë e ngrohtë dhe e sinqertë. Do shkëmbeni ide, mendime dhe plane për të ardhmen.
Ju beqarët do e gjeni më në fund personin ideal dhe do filloni një lidhje serioze që do ju mbushë shpirtërisht.
Në punë duhet të tregoheni më të organizuar dhe të kujdesshëm. Nëse dikush ju ofron ndihmë, pranojeni pa hezitim sepse do jetë në interesin tuaj.
Në planin financiar do jeni me fat. Do kryeni investimet e nevojshme dhe do mund të hiqni edhe disa para mënjanë.
Shëndeti: Gjendje shumë e mirë fizike dhe mendore. Vazhdoni këtë ritëm të balancuar.
Këshilla e Ditës: Bashkëpunimi ju çon më shpejt drejt suksesit.
Gaforrja
Fati nuk do jetë në anën tuaj gjatë kësaj dite dhe shumë gjëra do ju ecin keq. Për ju që keni një lidhje kjo do jetë një ditë tejet e vështirë. Nuk do merreni vesh mirë me partnerin dhe debatet e forta nuk do mungojnë.
Ju beqarët do keni mundësi vetëm për aventura kalimtare, pa perspektivë serioze.
Në punë, sado që do përpiqeni të ecni përpara, gjithmonë do ketë diçka që do ju pengojë. Qëndroni për pak minuta në qetësi, reflektoni dhe më pas vendosni hapat që do hidhni.
Në planin financiar nuk priten ndryshime të mëdha, por është e rëndësishme të ruani qëndrueshmërinë.
Shëndeti: Kujdes me stresin dhe pagjumësinë. Trupi ka nevojë për pushim.
Këshilla e Ditës: Mos reagoni me nerva, heshtja sot është aleati juaj më i mirë.
Luani
Keni kohë që ëndërroni një ditë më të qetë dhe pa probleme, por fatkeqësisht kjo nuk do ndodhë as sot. Mundohuni të tregoheni sa më të duruar.
Nëse keni një lidhje, problemet do jenë të shumta. Kokëfortësia e të dyve do pengojë çdo marrëveshje.
Ju beqarët përkundrazi do keni shumë fat. Do gjeni personin që ju përshtatet më së miri dhe mbrëmja do jetë e veçantë dhe plot emocione.
Në punë do përballeni me rivalitet të fortë dhe kjo mund t’iu demoralizojë. Mos u dorëzoni kaq lehtë.
Me financat tregohuni të kujdesshëm sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit papritur.
Shëndeti: Kujdes me lodhjen fizike dhe nervore. Mos e teproni me angazhimet.
Këshilla e Ditës: Durimi sot është provë force, jo dobësie.
Virgjëresha
Planetët do ju shtyjnë t’i mbroni me çdo kusht idetë tuaja gjatë kësaj dite dhe do jeni plotësisht të bindur për atë që bëni.
Ju të dashuruarit do bëni gjithçka për të krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme dhe do jeni gati të përballeni edhe me kundërshtime familjare. Do flisni më hapur me partnerin dhe së bashku do kërkoni zgjidhjet më të mira.
Ju beqarët nuk duhet ta lini fatin t’iu ikë nga duart, sepse kjo ditë përfaqëson një mundësi shumë të rëndësishme për ju.
Në punë Hëna do ju mbrojë dhe do ju ndihmojë të mos gaboni. Për çdo situatë do gjeni argumente bindëse.
Shpenzimet e mëdha duhet t’i shmangni me çdo kusht, sepse gjendja financiare nuk do jetë e favorshme.
Shëndeti: Gjendje e mirë, por kujdes me tensionin nervor. Relaksimi është i domosdoshëm.
Këshilla e Ditës: Mos e shpenzoni energjinë aty ku nuk ka kthim.
Peshorja
Frika nga rrëzimi do ju bëjë të tregoheni më të kujdesshëm si në veprime, ashtu edhe në fjalë gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje, do mateni disa herë para se ta kritikoni partnerin ose para se t’i kërkoni diçka. Kthejeni njëherë vështrimin nga vetja dhe shihni sa keni bërë ju për atë. Mos përdorni pretekste boshe për t’u shfajësuar.
Ju beqarët, nën ndikimin e Hënës, do prisni momentin e duhur për t’u hedhur në veprim dhe do arrini pikërisht atë që doni.
Puna nuk do ecë në mënyrën më të mirë të mundshme, megjithatë duke marrë masa të menjëhershme situata mund të normalizohet shpejt.
Buxhetin do e menaxhoni si duhet dhe nuk do shpenzoni me sy mbyllur.
Shëndeti: Gjendje e qëndrueshme, por kujdes me lodhjen mendore dhe tensionin e brendshëm.
Këshilla e Ditës: Vetëanaliza sot ju ndihmon më shumë sesa kritika ndaj të tjerëve.
Akrepi
Ka mundësi të mos u kushtoni shumë rëndësi detajeve të vogla gjatë kësaj dite dhe ta lini veten më të lirë. Nëse jeni në një lidhje, partneri do tregojë shumë dashuri dhe përkujdesje ndaj jush. Do ndiheni të përkëdhelur dhe të admiruar, saqë shumë persona do ju kenë zili.
Ju beqarët do pëlqeheni më tepër për entuziazmin, humorin dhe buzëqeshjen që do transmetoni. Ftesat për të dalë do jenë më të shumta nga sa e kishit imagjinuar.
Në punë mund të ndodhë një incident i vogël me një koleg, por pa shumë zhurmë do arrini ta zgjidhni shpejt.
Në planin financiar do shpërblehen të gjitha sakrificat dhe përpjekjet që keni bërë për ta mbajtur situatën nën kontroll.
Shëndeti: Energji e mirë fizike dhe emocionale. Kujdes vetëm me teprimin në lodhje.
Këshilla e Ditës: Mos i neglizhoni detajet, sepse aty fshihet qetësia juaj.
Shigjetari
Dielli dhe Plutoni do ju bëjnë më optimistë gjatë kësaj dite dhe të gatshëm për të rimëkëmbur gjithçka që keni lënë pas dore. Ju të dashuruarit do tregoni durim të jashtëzakonshëm dhe do përballoni edhe shpërthimet emocionale të partnerit. Për ju, mbi të gjitha, rëndësi ka ekuilibri dhe harmonia. Deri në fund të ditës do arrini ta bëni të logjikojë edhe atë që keni pranë.
Ju beqarët do jeni misteriozë dhe me shije të veçanta në dashuri, megjithatë nuk pritet ndonjë zhvillim i ri.
Në punë do tregoheni profesionistë të vërtetë dhe nuk do ndaleni përballë asnjë sfide. Për ju nuk do ketë asgjë të pamundur.
Shpenzimet do rriten disi dhe buxheti mund të pësojë tronditje të vogla.
Shëndeti: Gjendje e mirë, por shmangni lodhjen e tepërt fizike.
Këshilla e Ditës: Optimizmi është forcë, por shoqërojeni me maturi financiare.
Bricjapi
Sot do jeni disi më nostalgjikë dhe do ndjeni nevojën të kuptoni të shkuarën për të projektuar më qartë të ardhmen. Nëse jeni në një lidhje, edhe pse do flisni për shumë gjëra me partnerin, do ju duket sikur po iu flisni mureve. Ai nuk do jetë i pranishëm me mendje dhe nuk do ju kushtojë vëmendjen e duhur.
Ju beqarët duhet patjetër të mendoheni mirë para se të hidhni hapa, në mënyrë që të mos lëndoheni.
Në punë, pavarësisht problemeve dhe vështirësive, nuk do e humbisni optimizmin. Do vazhdoni përpara me këmbëngulje.
Buxheti do jetë i kënaqshëm, pavarësisht parave që keni investuar së fundmi.
Shëndeti: Kujdes me lodhjen emocionale dhe mendimet e tepërta.
Këshilla e Ditës: Mos kërkoni përgjigje tek të tjerët për atë që duhet ta sqaroni me veten.
Ujori
Sot do jeni gati t’i dilni kundër kujtdo që do mundohet t’iu pengojë ose t’iu cenojë lirinë. Jeta në çift do jetë e paqëndrueshme në orët e para të ditës, por gradualisht situata do qetësohet. Diskutimet me partnerin do jenë të gjata dhe të dyja palët do reflektojnë për gabimet e bëra.
Ju beqarët, pavarësisht përpjekjeve, nuk do arrini ta ndryshoni statusin.
Në punë do keni marrëdhënie konfliktuale me kolegët dhe kjo do ju shpërqendrojë nga objektivat. Tensioni do jetë aq i madh sa mund të mendoni edhe për një ndryshim të plotë pune.
Financat, për fat, do jenë dukshëm më të mira.
Shëndeti: Tension nervor i lartë. Gjeni kohë për qetësi dhe pushim.
Këshilla e Ditës: Mos merrni vendime të mëdha nën ndikimin e nervozizmit.
Peshqit
Dielli do ju bëjë më autoritarë gjatë kësaj dite dhe herë pas here mund ta teproni me kërkesat apo reagimet. Nëse vazhdoni kështu, vetëm sa do hapni telashe për veten.
Nëse keni një lidhje, duhet me çdo kusht të shmangni konfliktet. Në momentin që situata fillon të acarohet, më mirë të tërhiqeni dhe të qëndroni pak kohë larg.
Ju beqarët do përfitoni nga liria që keni dhe nuk do ndjeni aspak nevojën për të hyrë në një lidhje.
Në punë gjërat do ju ecin shumë mirë, edhe pse do ketë persona që do përpiqen t’iu prishin planet.
Në planin financiar nuk do ketë ndikime planetare, ndaj gjendja do mbetet e mirë dhe e qëndrueshme.
Shëndeti: Gjendje e mirë fizike, por kujdes me shpërthimet emocionale.
Këshilla e Ditës: Vetëkontrolli sot ju mbron nga problemet e panevojshme.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
$ads={2}
.png)
Post a Comment