Dashi
Gjatë kësaj dite Dielli do e ngrohë jetën tuaj dhe gjithçka do ju ecë më së miri. Do tregoheni tolerantë, të kuptueshëm dhe bashkëpunues me të gjithë. Nëse jeni në një lidhje, qetësia do mbizotërojë në marrëdhënien tuaj. Nuk do ketë shumë pasion, por as zënka; thjesht një përditshmëri e zakonshme pa ndonjë ngjarje të veçantë. Ju beqarët, nga ana tjetër, do jeni joshës dhe mjaft të kërkuar nga seksi tjetër. Takimet që do realizoni do rezultojnë mjaft premtuese. Në punë do ecni përpara me hapa më të shpejtë dhe do arrini rezultate që do i mahnitin të gjithë. Edhe pse do keni dëshirë të madhe për shpenzime, nuk duhet të abuzoni, sepse buxheti do jetë i lëkundur.
Shëndeti: Gjendje e mirë fizike dhe mendore, por shmangni lodhjen e tepërt.
Këshilla e Ditës: Mbani nën kontroll dëshirat për shpenzime dhe ruani ekuilibrin.
Demi
Kjo do jetë një ditë goxha e ngarkuar me punë dhe angazhime të tjera, megjithatë do arrini ta menaxhoni kohën mjaft mirë dhe nuk do lini pas dore asnjë moment ata që keni në zemër. Jeta në çift do jetë e qetë dhe e kënaqshme. Nëse më parë keni pasur vështirësi, sot do keni mundësi të pajtoheni dhe t’i rregulloni problemet një nga një. Beqarët, falë ndikimit të Venusit, do shkëlqejnë dhe vështirë se do kalojnë pa tërhequr vëmendjen. Në punë duhet të keni më shumë besim tek vetja dhe të tentoni të provoni edhe fusha të reja. Mos lejoni që një problem financiar t’ju demoralizojë. Luftoni fort me dëshirën për shpenzime të panevojshme.
Shëndeti: Energjia do jetë e mirë, por stresi mund të ndihet në fund të ditës.
Këshilla e Ditës: Besoni më shumë në aftësitë tuaja dhe mos u trembni nga risitë.
Binjakët
Sot nuk do ndiheni aspak të privuar për të shprehur mendimet tuaja dhe do keni një forcë bindëse mjaft të madhe. Nëse jeni në një lidhje, do iu pëlqejnë ndryshimet dhe risitë dhe do dëshironi ta largoni sa më parë rutinën. Flisni hapur me partnerin, sepse së bashku mund të arrini shumë më tepër. Ju beqarët do i merrni gjërat më seriozisht dhe nuk do dëshironi aventura pa të ardhme. Mund t’ju plotësohen disa dëshira dhe nuk përjashtohet dashuria me shikim të parë. Jeta profesionale do jetë e paqëndrueshme dhe nuk do dini çfarë të bëni më parë. Mos kini besim absolut tek askush. Në planin financiar mos i lini gjërat të rrjedhin vetë, sepse mund të lindin probleme më vonë.
Shëndeti: Nervozizmi mund t’ju lodhë mendërisht. Kujdesuni për pushimin.
Këshilla e Ditës: Organizimi dhe qetësia do jenë çelësi i suksesit.
Gaforrja
Planetët kanë gjasa të sjellin më shumë fat në sektorin financiar gjatë kësaj dite. Ju që jeni në një lidhje do ndjeni nevojën për më shumë siguri në çift dhe do ia shprehni hapur partnerit këtë dëshirë. Priten diskutime të gjata, ndonjëherë edhe nxehje, por edhe momente të ngrohta dhe sqaruese. Deri në fund të ditës gjithçka do jetë më e qartë. Ju beqarët do i shihni gjërat me realizëm dhe nuk do nxitoheni për të filluar menjëherë një lidhje. Mos nisni asgjë pa qenë plotësisht të sigurt. Në punë shmangni rreziqet e mëdha dhe bëni gjithçka në kohën e duhur. Nëse nuk e teproni me shpenzimet, financat nuk do ju sjellin surpriza të pakëndshme.
Shëndeti: Gjendje e qëndrueshme, por emocionet e forta mund t’ju lodhin.
Këshilla e Ditës: Dëgjoni intuitën, por veproni me maturi.
Luani
Sot do kaloni si momente pozitive, ashtu edhe disa më të vështira. Mundohuni të qëndroni të qetë në çdo situatë dhe të mos nxitoheni. Në jetën në çift do mbizotërojë rutina dhe e zakonshmja. Klima e paqëndrueshme dhe mungesa e mirëkuptimit me partnerin mund t’ju trishtojë herë pas here. Ju beqarët do dëshironi më shumë aventura sesa lidhje afatgjata. Planetët do jenë në anën tuaj, por dijeni se kënaqësia nuk do jetë aq e madhe sa e kishit imagjinuar. Në punë do merrni frytet e një pune të gjatë dhe të lodhshme dhe do kuptoni se gjithçka ja ka vlejtur. Do tregoheni më të kujdesshëm me financat dhe Neptuni do ua shpërblejë përpjekjet.
Shëndeti: Luhatje humori, por pa probleme serioze fizike.
Këshilla e Ditës: Mos prisni gjithmonë perfeksionin; vlerësoni atë që keni.
Virgjëresha
Mirëkuptimi dhe toleranca do jenë fjalët kyçe të kësaj dite, si në shoqëri ashtu edhe në dashuri. Nëse jeni në një lidhje, do tregoheni më elokuentë dhe do gjeni mënyra interesante për t’ia shprehur ndjenjat partnerit. Momentet romantike do jenë të shumta dhe të bukura. Ju beqarët mos e merrni dashurinë si lojë. Përfitoni nga mundësitë që do ju jepen për të nisur lidhje serioze. Në punë do jeni optimistë dhe të bindur se mund të kapërceni edhe pengesat që mund t’ju nxjerrin kolegët. Financat do dini t’i menaxhoni me zgjuarsi, kështu që nuk do keni të papritura.
Shëndeti: Gjendje e mirë dhe ekuilibër i kënaqshëm emocional.
Këshilla e Ditës: Mos u mbyllni në detaje, shihni panoramën e përgjithshme.
Peshorja
Sot do mundoheni të jeni sa më të fshehtë dhe të mos shpreheni shumë, por në momentin që rezultatet do ju kënaqin, gëzimi nuk do mund të fshihet dot. Nëse jeni në një lidhje, do kaloni një ditë vërtet të bukur dhe emocionuese. Partneri do ju përkushtohet tërësisht dhe do ua plotësojë dëshirat një e nga një. Surprizat nuk do mungojnë dhe do ndiheni të vlerësuar. Ju beqarët do keni talent të veçantë për të joshur dhe do arrini rezultatet që dëshironi. Sytë do ju shkëlqejnë dhe do tërhiqni vëmendje pa u përpjekur shumë. Në punë ka mundësi t’ju bëhet një propozim për ndryshim posti, të cilin nuk duhet ta neglizhoni. Në planin financiar nuk do vini gjithmonë arsyen në punë dhe ekziston rreziku të shpenzoni më shumë nga sa duhet.
Shëndeti: Gjendje e mirë fizike, por emocionalisht mund të ndiheni pak të ngarkuar.
Këshilla e Ditës: Mendoni dy herë para se të shpenzoni dhe mos veproni nga impulsi.
Akrepi
Që në orët e para të mëngjesit do jeni të frymëzuar dhe plot ide, megjithatë mbrëmja mund të prishet disi për shkak të disa problemeve të vogla në planin sentimental. Nëse jeni në një lidhje, partneri do ua çmojë delikatesën, aftësinë për të dëgjuar dhe lirinë e shprehjes. Ju duhet vetëm t’ia tregoni më shpesh se sa shumë e dashuroni. Mos lejoni familjarët të ndërhyjnë në jetën tuaj private, sepse në mbrëmje mund të lindin debate të panevojshme. Ju beqarët që keni dalë jashtë qytetit ose që do frekuentoni ambiente të reja do jeni më të favorizuar në dashuri. Në punë të gjitha objektivat do realizohen sipas pritshmërive dhe kjo do ju mbushë me optimizëm. Edhe financat do jenë të qëndrueshme.
Shëndeti: Energjia do jetë e mirë, por shmangni tensionet nervore në mbrëmje.
Këshilla e Ditës: Vendosni kufij të qartë mes familjes dhe jetës personale.
Shigjetari
Kjo do jetë një ditë mjaft pozitive për ju. Do arrini të përmbushni një pjesë të objektivave dhe do ndiheni më të qetë shpirtërisht. Marrëdhënia me partnerin do bëhet më e këndshme dhe më e thellë. Do kuptoni më mirë ndjenjat dhe synimet e tij për të ardhmen, gjë që do ju ndihmojë të merrni vendime për të cilat keni kohë që mendoheni. Ju beqarët duhet të kërkoni në çdo cep për të gjetur personin e duhur, sepse fati është më pranë se sa mendoni. Në punë ndiqni instinktin tuaj dhe nuk do gaboni. Mund të merrni edhe promovime. Gjendja financiare do përmirësohet në mënyrë të paimagjinueshme. Përgatituni për një investim të madh dhe të nevojshëm.
Shëndeti: Gjendje e qëndrueshme dhe optimizëm i lartë.
Këshilla e Ditës: Besojini intuitës, por planifikoni mirë hapat financiarë.
Bricjapi
Sot nuk do jetë e nevojshme që dikush t’ju shpjegojë gjërat, sepse do i kuptoni menjëherë me një shikim. Kjo dhunti do admirohet nga të gjithë. Nëse jeni në një lidhje, do tregoheni realistë dhe do i zgjidhni pa vonesë edhe konfliktet më të vogla. Në fund të ditës do dashuroheni me më shumë pasion dhe do harroni çdo problem të së kaluarës. Ju beqarët ka shumë gjasa ta shihni me sy tjetër një person që keni pranë prej kohësh. Prisni edhe pak para se t’ia shprehni ndjenjat, por përmes shikimit lëreni të kuptojë diçka. Në punë duhet të jeni më vigjilentë dhe të mos besoni verbërisht tek të gjithë. Financat do shfaqin përmirësime falë përpjekjeve të vazhdueshme.
Shëndeti: Gjendje e mirë, por kujdesuni për pushimin mendor.
Këshilla e Ditës: Mos nxitoni në besim, por as mos mbyllni zemrën.
Ujori
Sot do jeni më të vendosur për të vendosur rregull në jetën tuaj dhe nuk do ndaleni para asgjëje. Disa projekte të dëshiruara prej kohësh mund të fillojnë më në fund të marrin formë. Nëse jeni në një lidhje, disiplina, harmonia dhe komunikimi do mbizotërojnë gjatë gjithë ditës. Ju beqarët, edhe pse nuk e prisnit kaq shpejt, do përballeni me personin që keni ëndërruar prej kohësh. Pa u menduar dy herë do i shprehni ndjenjat dhe do ndiheni të sigurt në zgjedhjen tuaj. Në punë do jeni bashkëpunues, do ndani ide me kolegët dhe do arrini objektivat. Për ju sot nuk ka gjëra të pamundura. Financat do mbeten të kënaqshme falë menaxhimit të kujdesshëm.
Shëndeti: Energji e lartë dhe motivim i fortë.
Këshilla e Ditës: Mbani këmbët në tokë edhe kur emocionet janë të forta.
Peshqit
Kjo do jetë një ditë përgjithësisht pozitive dhe pa probleme serioze për ju. Do jeni optimistë dhe entuziastë gjatë gjithë kohës. Nëse jeni në një lidhje, do lundroni në një klimë të qetë dhe të ngrohtë. Marsi do ju nxisë të tregoheni më tolerantë dhe më të kuptueshëm me partnerin, duke shmangur çdo tension. Ju beqarët do përjetoni surpriza të këndshme falë ndikimit të Hënës. Përfitoni sa më shumë nga këto momente. Në punë duhet të jeni dyfish të matur sepse, nëse lindin probleme, do e keni të vështirë të mbyllni një projekt në kohë. Urani do ju ndihmojë të përmirësoni ekuilibrin financiar, megjithatë shmangni shpenzimet pa kufi.
Shëndeti: Gjendje e mirë emocionale, por mos neglizhoni lodhjen.
Këshilla e Ditës: Qetësia dhe maturia do ju çojnë më larg se nxitimi.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
$ads={2}
.png)
Post a Comment