Dashi
Gjatë kësaj dite do jeni shumë të duruar dhe të matur. Nuk do ju mungojë asnjë çast as organizimi. Për ju që keni një lidhje e sotmja do jetë shumë e këndshme. Do dashuroheni pa dorashka dhe çdo gjë që do keni në zemër do ia thoni partnerit. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe do hidhni hapa për të cilat do pendoheni shpejt. Në punë do keni nevojë për më shumë kohë për të arritur atje ku ju është kërkuar. Për fat shefat do ju kuptojnë dhe nuk do ju sforcojnë. Financat do jenë të privilegjuara në çdo moment kështu që bëjini pa frikë investimet që keni menduar.
Shëndeti: Gjendja fizike dhe mendore do jetë e mirë. Qetësia dhe durimi do ju ndihmojnë të shmangni lodhjen e tepërt.
Këshilla e Ditës: Mos u nxitoni në vendime emocionale, sidomos në jetën sentimentale.
Demi
Gjatë kësaj dite do doni të analizoni gjithçka para se të veproni dhe kjo do ju mbajë larg problemeve. Ju të dashuruarit do i shtoni edhe më shumë dozat e fantazisë kështu që jeta në çift do jetë më interesante dhe më entuziaste. Për asnjë moment nuk do ju lindin mosmarrëveshje. Ju beqarët do ndiheni më të çliruar për të joshur atë që pëlqeni dhe ka mundësi t’ia arrini qëllimit. Në punë mund të bëni edhe disa gabime të vogla, megjithatë asgjë për t’u alarmuar. Nga mesdita e më tej çdo gjë do ju realizohet sipas planeve. Buxhetin do e mbani më tepër nën kujdes dhe gjendja do jetë goxha e kënaqshme.
Shëndeti: Do ndiheni të qetë dhe të balancuar. Kujdes vetëm me lodhjen mendore.
Këshilla e Ditës: Analiza para veprimit është arma juaj më e fortë sot.
Binjakët
Durimi do ju nxjerrë në rrugën e duhur sot. Vazhdoni kështu dhe keni për të fituar mjaft. Jeni në një lidhje dhe ka pak kohë që marrëdhënia juaj me partnerin është ftohur? Merrni masa sot dhe bëni gjithçka që situata të ndryshojë. Ndjenjat shprehini sa më tepër që të mundeni. Ju beqarët do keni një periudhë të këndshme, me plot njohje të reja dhe emocione. Në punë nuk do jeni shumë të organizuar, megjithatë do ju propozohet pozicioni i një kolegu që sapo ka dhënë dorëheqjen. Mendohuni mirë para se të jepni një përgjigje. Për financat nuk do jetë ditë e mirë kështu që kufizojini shpenzimet sa të mundeni nëse nuk doni të mbeteni shpejt pa para.
Shëndeti: Mund të ndiheni herë pas here të lodhur. Pushimi dhe organizimi do ju ndihmojnë shumë.
Këshilla e Ditës: Mos merrni vendime të rëndësishme pa i peshuar mirë pasojat.
Gaforrja
Sot do filloni të besoni tek magjitë sepse gjithçka do ju realizohet siç keni pasur dëshirë. Merkuri do jetë planeti që do e favorizojë jetën sentimentale për ju të dashuruarit dhe do bëjë që gjithçka mes jush të ecë më së miri. Do kërkoni edhe falje për gabimet e bëra më parë. Ju beqarët do jeni me fat dhe do filloni një lidhje vërtet të qëndrueshme. Në punë duhet të përshtateni me detyrat e reja dhe të bëni sa më shumë përpjekje për të arritur atje ku keni dashur. Buxheti do ekuilibrohet më tepër nga sa kishit menduar dhe do arrini të hiqni edhe disa para mënjanë.
Shëndeti: Gjendja emocionale do jetë shumë e mirë dhe kjo do reflektohet edhe fizikisht.
Këshilla e Ditës: Pranoni ndryshimet dhe mos kini frikë të tregoni ndjenjat.
Luani
Gjatë kësaj dite do merrni vendime shumë të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë jetën. Ju të dashuruarit, në orët e para të mëngjesit do ndiheni të qetë, por pas mesdite situata do tensionohet tej mase. Do mësoni disa gjëra të gabuara që ka bërë partneri dhe do debatoni shumë ashpër me njëri-tjetrin. Ju beqarët prisni edhe pak për të kërkuar dashurinë sepse sot nuk është aspak momenti i përshtatshëm. Në punë do ju dalin sfida të mëdha për të kaluar. Përgatituni shpirtërisht dhe në raste rreziku kërkoni ndihmë nga kolegët që iu besoni. Në planin financiar do jeni me shumë fat.
Shëndeti: Stresi emocional mund të ndikojë tek ju. Mundohuni të ruani qetësinë.
Këshilla e Ditës: Mos merrni vendime nën ndikimin e nervozizmit.
Virgjëresha
Komunikimi do lerë për të dëshiruar gjatë kësaj dite. Do keni probleme të vazhdueshme dhe nuk do ndiheni të qetë. Për ju të dashuruarit do ketë stuhi të fuqishme dhe në disa momente do mendohet edhe një ndarje e përkohshme. Asnjëri nga të dy nuk do hapë rrugë. Ju beqarët as nuk do duan të bëjnë ndryshime të statusit sepse edhe ashtu si janë ndihen mirë e të përmbushur. Në punë do jeni paksa të paduruar dhe mund të bëni gjëra të gabuara. Planetët nuk do i keni në krah dhe debatet do jenë të vazhdueshme. Marsi do jetë planeti që do ua favorizojë financat. Do ju dalin para edhe për të hequr mënjanë edhe për të shpenzuar.
Shëndeti: Tensioni nervor mund të jetë i lartë. Kujdesuni për pushimin dhe qetësinë mendore.
Këshilla e Ditës: Ndonjëherë heshtja është zgjidhja më e mençur.
Peshorja
Ditë shumë e këndshme ka për të qenë kjo e sotmja për gjithë ju. Klima yjore për juve që jeni në një lidhje do jetë goxha e ngrohtë. Do merreni vesh për gjithçka me njëri-tjetrin dhe buzëqeshja nuk do ju largohet për asnjë moment nga fytyra. Ju beqarët do keni vetëm mundësi për flirte kalimtare, asgjë më shumë sesa aq. Në punë do jeni të shpërqendruar dhe mezi do ia dilni t’i përfundoni detyrat që keni nisur. Shefat do ju kritikojnë goxha dhe do ndiheni keq. Në planin financiar situata do jetë e vështirë pavarësisht përpjekjeve që ju do bëni për ta stabilizuar gjendjen.
Shëndeti: Nga ana fizike nuk do keni shqetësime serioze, por lodhja mendore mund të ndihet më tepër për shkak të stresit në punë.
Këshilla e Ditës: Mos u demoralizoni nga kritikat, por përpiquni t’i ktheni ato në përmirësim.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do bëni mirë ta lini pas të shkuarën dhe të mendoni vetëm për të ardhmen. Hëna dhe Saturni do nxisin emocionet e këqija. Ju të dashuruarit do keni aq shumë probleme me partnerin tuaj saqë në një moment situata mund t’iu dalë plotësisht jashtë kontrollit. Do jeni gjithë kohës të mërzitur dhe me nerva. Ju beqarët do i merrni gjërat shtruar dhe do kënaqeni vetëm me takime interesante. Në punë situata do jetë goxha e ndërlikuar. Shpesh do jeni të shpërqendruar dhe nuk do dini nga t’ia mbani. Buxheti do përmirësohet në mënyrë të ndjeshme kështu që do iu jepet mundësia të bëni edhe investime.
Shëndeti: Nervozizmi dhe tensioni emocional mund t’iu lodhin. Kujdesuni për pushimin dhe qetësinë.
Këshilla e Ditës: Mos i lini emocionet negative t’ju udhëheqin vendimet.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do keni një jetë sociale goxha të mirë dhe të gjithë do ju ndihmojnë të arrini ato që doni. Për ju që jeni në një lidhje dhe deri më tani keni pasur një jetë të qetë, gjërat edhe sot do ecin mirë. Ju që keni kohë që debatoni dhe ankoheni, mund të vendosni për ndarje përfundimtare. Ju beqarët do jeni tej mase kërkues dhe nuk do ndiheni gati për të hedhur hapa me ata që do takoni. Në punë do jeni mjaft ambiciozë dhe falë bashkëpunimit me disa kolegë mund të arrini shumë më lart. Nëse ju bëhen propozime mendojini njëherë para se të jepni përgjigje. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por më mirë mundohuni t’ia dilni me aq sesa të merrni hua.
Shëndeti: Energjia do jetë e mirë, por mendja do jetë e ngarkuar nga vendimet e rëndësishme.
Këshilla e Ditës: Mos merrni vendime të nxituara, sidomos në jetën sentimentale.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do ju dalin pengesa e vështirësi dhe në shumë momente do jeni si në ajër. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë e qëndrueshme. Herë pas here nuk do jeni në humor dhe mund të keni edhe debate. Ju beqarët do vazhdoni të jeni në kërkim të personit të duhur, por nuk është e sigurt nëse do jeni me fat. Gjatë kësaj dite do jeni mjaft kreativë dhe praktikë. Idetë do i keni të qarta dhe do guxoni shumë. Në planin financiar do jeni të palogjikshëm dhe mund të hidhni hapa të nxituara për të cilat do pendoheni shpejt. Gjithmonë duhet menduar edhe e ardhmja.
Shëndeti: Lodhja psikologjike do jetë më e theksuar. Mos e mbingarkoni veten.
Këshilla e Ditës: Mendoni dy herë para çdo vendimi financiar.
Ujori
Gjatë kësaj dite do ju duhet pak më tepër durim për të arritur atje ku doni. Me inat dhe nxitim nuk do arrini asgjë. Ju të dashuruarit do i përkushtoheni më tepër se asnjëherë më parë partnerit tuaj dhe do bëni që lidhja mes jush të përjetojë momente fantastike. Të gjithë do ju kenë zili kështu që bëni kujdes mos ju prishin punë. Ju beqarët më në fund do keni mundësinë të takoni persona brilantë. Në punë do ju mungojë paksa organizimi dhe kjo mund t’iu fusë në telashe. Disa kolegë do përfitojnë nga kjo për t’iu hequr mënjanë e për të përfituar vetë. Në planin financiar do jeni shumë më të organizuar dhe më të kujdesshëm. Gjendja ka për t’u përmirësuar goxha.
Shëndeti: Gjendja fizike do jetë e qëndrueshme, por stresi nga puna mund të ndikojë.
Këshilla e Ditës: Organizimi është çelësi për të shmangur problemet sot.
Peshqit
Asgjë nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar sot dhe në shumë momente do jeni të mërzitur. Nuk duket asnjë fije shprese. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me konflikte dhe debate të forta. Nuk do e gjeni dot gjuhën e përbashkët dhe mund të thoni shpesh fjalë të gabuara. Ju beqarët më në fund do filloni një histori dashurie romaneske e cila do iu bëjë ta doni edhe më tepër jetën. Në punë do keni kontradikta të vazhdueshme si me shefat ashtu edhe me kolegët. Gjendja e financave ka për t’u përmirësuar goxha dhe do jeni shumë herë më të qetë.
Shëndeti: Gjendja emocionale do jetë e luhatshme. Kujdes me stresin dhe nervozizmin.
Këshilla e Ditës: Mendoni para se të flisni, sidomos në momente tensioni.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
$ads={2}
.png)
Post a Comment