Dashi
Disa pengesa në rrugën e realizimit të projekteve do ju dalin gjatë kësaj dite dhe kjo mund t’iu bëjë të ndiheni të pasigurt në disa momente. Megjithatë, është shumë e rëndësishme të ruani besimin tek vetja dhe të mos e lëshoni veten. Nëse jeni në një lidhje, do tregoheni besnikë dhe të përkushtuar ndaj partnerit tuaj dhe për asnjë arsye nuk do mendoni ta braktisni, pavarësisht vështirësive që mund të lindin. Ju beqarët ka shumë mundësi të përqendroheni aq shumë tek puna dhe angazhimet profesionale, saqë dashuria nuk do ju shkojë aspak ndër mend. Në punë përgatituni për sfida dhe vështirësi, sepse asgjë nuk do vijë lehtë sot. Me këmbëngulje dhe durim do arrini t’i kaloni të gjitha. Financat mund të përkeqësohen vetëm nëse kryeni shpenzime të pamenduara dhe impulsive.
Shëndeti: Mund të ndiheni të lodhur emocionalisht. Pushoni më shumë dhe shmangni stresin e panevojshëm.
Këshilla: Mos u dorëzoni përballë pengesave; këmbëngulja do ju shpërblejë.
Demi
Ditë e mbushur me gjallëri, alegri dhe ngjyra do jetë kjo e sotmja. Do keni dëshirë të lëvizni, të njihni vende të reja dhe të provoni eksperienca ndryshe. Ju të dashuruarit, sado që të josheni apo të merrni propozime interesante, nuk do tundoheni aspak dhe as që do ju shkojë ndër mend ta tradhtoni partnerin. Besnikëria do jetë pika juaj më e fortë. Ju beqarëve do ju ndodhë një takim i papritur, i cili mund të mos çojë në një lidhje afatgjatë, por emocionet do jenë të forta dhe mbresëlënëse. Në punë do mendoni seriozisht të jepni dorëheqjen dhe të nisni diçka tuajën. Në planin financiar do jeni të vendosur ta përmirësoni situatën dhe nuk do i vini vetes kufij, por gjithsesi kujdes me rreziqet.
Shëndeti: Energji e mirë fizike, por mos e teproni me lodhjen.
Këshilla: Para se të merrni vendime të mëdha, mendohuni mirë dhe analizoni çdo hap.
Binjakët
Sot do ndryshoni shpesh mendim dhe nuk do e mbani mërzitjen për shumë gjatë. Edhe nëse në një moment do thoni diçka me nxitim, më pas do tregoheni të hapur për dialog dhe sqarime. Nëse jeni në një lidhje, do viheni përballë disa zgjedhjeve të rëndësishme që kërkojnë vendime të menduara mirë. Ju beqarët do kaloni shumë kohë para pasqyrës dhe do ndiheni të kënaqur me veten, por kjo vetëbesim i tepruar mund t’iu bëjë të refuzoni ftesa interesante. Në punë do arrini rezultate më të mira nëse bashkëpunoni me kolegët dhe nuk veproni vetëm. Financat do jenë në një nivel normal. Me pak logjikë në shpenzime, situata do mbetet e qëndrueshme.
Shëndeti: Gjendje e qëndrueshme, por shmangni tensionin nervor.
Këshilla: Vetëbesimi është i mirë, por mos u mbyllni ndaj mundësive që ju ofrohen.
Gaforrja
Sot Mërkuri do ju bëjë mjaft impulsivë dhe shpesh do veproni pa u menduar gjatë. Tendenca për të komanduar të tjerët do bëhet e vështirë për t’u pranuar nga ambienti përreth. Nëse jeni në një lidhje, debatet do jenë të shpeshta dhe nuk do merreni vesh me partnerin, madje do e kritikoni edhe pa arsye të forta. Kjo nuk është dita më e favorshme për jetën në çift. Ju beqarët, përkundrazi, do favorizoheni dhe mund të afroheni me persona seriozë dhe interesantë. Në punë do keni ide shumë të mira dhe do merrni rolin drejtues, por kujdes të mos imponoheni. Shpenzimet do i kryeni pa shumë maturi dhe në mbrëmje mund të ndjeni pasojat e para.
Shëndeti: Nervozizëm dhe tension. Mundohuni të qetësoheni dhe të relaksoheni.
Këshilla: Para se të flisni ose të veproni, numëroni deri në dhjetë.
Luani
Sot ekziston rreziku të hasni disa vështirësi, veçanërisht në marrëdhëniet me të tjerët dhe me seksin e kundërt. Nëse jeni në një lidhje, mungesa e durimit mund t’iu shtyjë të thoni gjëra të pamenduara mirë, të cilat pasdite mund të sjellin probleme. Ju beqarët do ndiheni më të lirë dhe papritur dikush mund t’iu afrohet me interes të madh. Jepini një shans për t’u njohur më mirë. Në punë do keni disa pengesa të vogla, por falë ideve origjinale dhe këmbënguljes do ia dilni me sukses. Në planin financiar do tregoni zgjuarsi të rrallë dhe do dini saktësisht kur të ndaloni veten.
Shëndeti: Gjendje e mirë, por kujdesuni për qetësinë mendore.
Këshilla: Durimi sot është çelësi për të shmangur keqkuptimet.
Virgjëresha
Venusi dhe Neptuni do sjellin turbullira në jetën tuaj sot dhe nuk do i shihni gjërat me qartësi. Në disa momente atmosfera mund t’iu duket mbytëse dhe e rënduar. Nëse jeni në një lidhje, shmangni kritikat e vazhdueshme dhe temat delikate, sepse partneri mund të reagojë ashpër. Ju beqarët do e keni të vështirë të pranoni propozimet që do ju bëhen dhe do tentoni t’i shmangni. Në punë, nëse keni për të nënshkruar kontrata apo për të përmbyllur projekte, tregohuni shumë të kujdesshëm dhe mos lini asgjë pa verifikuar. Shpenzimet duhet t’i kryeni me maturi në mënyrë që të mos gjendeni në vështirësi financiare.
Shëndeti: Lodhje mendore dhe emocionale. Pushimi është i domosdoshëm.
Këshilla: Mos merrni vendime të rëndësishme nën ndikimin e konfuzionit.
Peshorja
Sot yjet do ju mbushin me mendime pozitive dhe ide fantastike për ta bërë jetën më të bukur. Do ndiheni më optimistë dhe më të frymëzuar për të parë përpara me besim. Për ata që janë në një lidhje, kjo do jetë një ditë jashtëzakonisht e favorshme. Do kaloni plot çaste të ngrohta me atë që keni në krah, do bashkëpunoni për çdo gjë dhe do gjeni mirëkuptim për gjithçka, çka do e forcojë edhe më shumë lidhjen tuaj. Ju beqarët do keni një takim të papritur, por vendimtar, i cili mund t’iu ndryshojë mënyrën e të menduarit për dashurinë. Në punë ka mundësi t’iu kërkoni shefave një specializim më shumë, në mënyrë që të bëheni edhe më të aftë profesionalisht. Mbështetja e tyre do jetë e pakushtëzuar. Buxheti do jetë i shkëlqyer, ndaj do ndiheni të qetë edhe kur të shpenzoni.
Shëndeti: Do ndiheni mirë si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. Gjendja shpirtërore pozitive do ndikojë drejtpërdrejt edhe në energjinë tuaj.
Këshilla: Shfrytëzojeni këtë ditë për të ndërtuar plane afatgjata dhe për të forcuar marrëdhëniet e rëndësishme.
Akrepi
Sot do influencoheni pozitivisht nga yjet dhe do bëni atë që do ndieni, pa u ndalur shumë tek mendimet e të tjerëve. Nëse jeni në një lidhje, do keni ide brilante për ta bërë çdo moment sa më të bukur dhe më të veçantë. Edhe partneri do ju ftojë në restorante, koncerte apo mjedise që ju i adhuroni, duke krijuar kujtime të këndshme. Nëse jeni beqarë, një mik do ju bëjë një ftesë që nuk do e prisnit. Duke e pranuar atë, nuk do e përballoni dot tundimin për të hedhur edhe ndonjë hap më tej. Në punë do kërkoni ta përmirësoni projektin që keni nisur dhe kolegët do ju mbështesin plotësisht. Buxheti nuk do jetë i keq, por mund të përmirësohet ndjeshëm nëse shfrytëzoni mundësitë dhe pranoni propozimet për punë.
Shëndeti: Energjia do jetë e mirë, por kujdes nga lodhja e tepërt. Një ritëm më i ekuilibruar do ju ndihmonte.
Këshilla: Dëgjoni intuitën, por mos lini pas dore edhe arsyen, sidomos në vendime financiare.
Shigjetari
Mundohuni të organizoheni më mirë gjatë kësaj dite dhe të jeni të sigurt kur të hidhni hapa. Ju që jeni në një lidhje nuk do keni ditën më të mirë të mundshme. Pasioni do zbehet dhe gjithçka do fillojë të duket disi e mërzitshme. Nuk do ndieni më emocionet e dikurshme dhe kjo mund t’iu shqetësojë. Venusi do jetë planeti dominues tek ju beqarët dhe do ju bëjë më joshës dhe më flirtues. Nuk do humbisni asnjë mundësi që do ju jepet, por rezultatet do i shihni më vonë. Në punë do keni një vizion më të qartë të situatës dhe gradualisht do e rimerrni veten. Edhe sektori i financave mund të fillojë të normalizohet nga pasditja.
Shëndeti: Mund të ndiheni disi të lodhur emocionalisht. Pushimi dhe reflektimi do jenë të domosdoshëm.
Këshilla: Mos u nxitoni të gjykoni marrëdhëniet. Jo çdo ftohje është fundi i diçkaje.
Bricjapi
Sot do jeni të paqëndrueshëm dhe gati për të ndërmarrë çdo lloj sfide. Nuk do qëndroni asnjëherë në një vend dhe do kërkoni vazhdimisht lëvizje dhe ndryshim. Ju të dashuruarit do jeni shumë impulsivë dhe pa dashje mund ta lëndoni atë që keni në krah. Nëse ndodh kjo, kini të paktën kurajën të kërkoni falje. Ju beqarët do ndiheni gati për të bërë ndryshime në jetën tuaj dhe do i pranoni disa ftesa që do ju bëhen. Në punë do zotëroni një energji të paimagjinueshme dhe mund të arrini ndryshime radikale që do i lënë të gjithë pa fjalë. Financat do i mbani goxha të mira, edhe pse do arrini të kryeni shpenzimet e menduara.
Shëndeti: Energjia e lartë është pozitive, por kujdes nga nervozizmi dhe tensioni i brendshëm.
Këshilla: Mendoni para se të flisni, sidomos me njerëzit që doni.
Ujori
Për shkak të ndikimit jo të favorshëm të Hënës, sot ka rrezik të influencoheni shumë nga të tjerët. Mësoni ndonjëherë të thoni edhe jo dhe të vendosni kufij. Nëse jeni në një lidhje, ka rrezik që sot të fillojnë debate të forta për disa çështje shumë delikate. Tregohuni diplomatë dhe matini fjalët nëse nuk doni probleme serioze. Ju beqarët më mirë t’i merrni gjërat shtruar dhe të mos kërkoni me ngulm një person për ta pasur pranë. Në punë do jeni shumë të zotë dhe do i zgjidhni edhe disa çështje të vështira të ditëve më parë. Edhe miqtë do i ndihmoni pa u menduar dy herë. Buxheti do jetë aq i mirë sa do mund të shijoni kënaqësi të reja.
Shëndeti: Gjendja do jetë e qëndrueshme, por stresi emocional mund të ndikojë në përqendrimin tuaj.
Këshilla: Vendoseni veten në plan të parë dhe mos u ndjeni fajtorë për këtë.
Peshqit
Jo çdo e vërtetë duhet thënë gjatë kësaj dite, sepse mund të lindin probleme mjaft serioze. Nëse keni një lidhje, nuk priten stuhi të fuqishme nëse dini të tregoheni të kujdesshëm dhe të matur në komunikim. Shmangni edhe prekjen e temave delikate që mund të sjellin tension. Ju beqarët duhet t’i gjykoni gjërat mirë para se të hidhni hapa. Mundësitë do jenë disa, por jo të gjitha do jenë të shkëlqyera. Në punë duhet të jeni shumë më të duruar dhe më largpamës, sepse përndryshe mund t’iu dalin probleme më serioze. Për një buxhet më të mirë, duhet të shpenzoni me sa më shumë kursim që të mundeni.
Shëndeti: Mund të ndiheni emocionalisht të ndjeshëm. Qetësia dhe ambientet e rehatshme do ju ndihmojnë.
Këshilla: Heshtja ndonjëherë është zgjedhja më e mençur për të ruajtur ekuilibrin tuaj.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
$ads={2}
.png)
Post a Comment