Dashi
As mos gënjeni dhe as mos u tregoni hipokritë gjatë kësaj dite sepse do bëni gabim. Nëse jeni në një lidhje, mos bëni gabim të flirtoni me persona të tjerë sepse do keni probleme serioze me partnerin. Mos e prishni me dorën tuaj harmoninë që mbizotëron. Nëse jeni beqarë ka mundësi të takoni disa persona të cilët do t’ju bëjnë t’ju rrahë zemra fort. Në punë nuk duhet të lini pas dore çdo detyrë vetëm sepse ju duket sikur nuk ia dilni dot. Bëni përpjekje njëherë e më pas thoni fjalën e fundit. Gjendja e financave do vijë dalëngadalë duke u normalizuar, por mos kërkoni që të pasuroheni menjëherë.
Shëndeti: Sot do ndiheni disi të lodhur mendërisht. Bëni pak pushim dhe shmangni konfliktet që ju marrin energji.
Këshilla e ditës: Mos e prishni me vendime impulsive atë që keni ndërtuar me mund.
Demi
Marsi do rregullojë çdo problem gjatë kësaj dite dhe do ju bëjë të ndiheni mirë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e bekuar nga yjet. Në çdo moment do ndiheni më së miri pranë partnerit dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Ju beqarët do kaloni një ditë të këndshme pranë miqve dhe të afërmve tuaj. Në punë do ketë disa kolegë që do mundohen t’ua bëjnë gjërat edhe më të vështira, por ju do jeni të pamposhtur. Gjithçka ka për t’ju ecur më së miri. Në planin financiar do ndiqni disa strategji strikte dhe gjendja do fillojë të ketë përmirësimet e para.
Shëndeti: Do ndiheni më energjikë se ditët e fundit. Kujdes vetëm me ushqimin e tepruar.
Këshilla e ditës: Mos u ndalni kur gjërat ecin mirë, vazhdoni me të njëjtin ritëm.
Binjakët
Shumë do mundohen t’ju hedhin hi syve sot, kështu që tregohuni më të vëmendshëm dhe mos besoni verbërisht tek askush. Nëse keni një lidhje mundohuni ta largoni sa më shpejt rutinën nga jeta juaj sepse ajo mund të bëhet shkatërruese më vonë. Ju beqarët duhet të dilni sa më shumë dhe të pranoni të njiheni me persona të rinj, pasi vetëm kështu mund të gjeni princin e kaltër. Në punë do analizoni çdo gjë me shumë kujdes dhe do gjeni zgjidhje për problemet që keni pasur. Jupiteri do ju ndihmojë që t’i përmirësoni dalëngadalë të ardhurat dhe mund të bëni shpejt edhe disa investime.
Shëndeti: Mund të përjetoni pak stres. Organizoni më mirë ditën dhe bëni pushime të shkurtra.
Këshilla e ditës: Mos e lejoni mendjen të krijojë frikëra që nuk ekzistojnë.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do jeni të pavendosur dhe nuk do dini çfarë vendimesh të merrni. Për ju që keni një lidhje, qielli i dashurisë nuk do jetë i kthjellët. Do jeni më shumë xhelozë sesa duhet dhe në ndonjë moment situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit. Për ju beqarët, dita do fillojë dhe do mbarojë për mrekulli. Përgatituni për emocione të veçanta. Në punë do ju pushtojë stresi dhe meraku, prandaj do e keni të vështirë të përqendroheni si duhet. Kërkoni pak ndihmë nga familjarët. Në planin financiar, pamaturia me shpenzimet do ju kushtojë shtrenjtë. Kujdes.
Shëndeti: Tensioni nervor mund t’ju shoqërojë gjatë ditës. Merrni frymë thellë dhe mos u ngarkoni me gjëra që nuk varen nga ju.
Këshilla e ditës: Jini më të duruar dhe mos merrni vendime nën nervozizëm.
Luani
Ka mundësi të jeni më kokëfortë se zakonisht gjatë kësaj dite dhe keni për të pasur probleme serioze. Ju të dashuruarit nuk do toleroni aspak dhe në shumë momente do keni debate e konflikte me partnerin. Ju beqarët nga ana tjetër do ndiheni më gati se kurrë për ta kërkuar dashurinë. Me pak mundim keni për ta gjetur atë. Në punë do keni konflikte me disa kolegë që janë munduar përherë t’ju bllokojnë. Edhe shefat do ju kritikojnë të dy palëve, kështu që duhet patjetër të ndryshoni. Gjendja financiare nuk do jetë e keqe, por vazhdimësia do varet nga mënyra se si ju do e organizoni situatën. Mendoni më shumë për të ardhmen.
Shëndeti: Kujdes me lodhjen dhe mungesën e gjumit. Organizoni kohën më mirë.
Këshilla e ditës: Mos reagoni menjëherë. Ndonjëherë heshtja ju mbron më shumë se fjala.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite Urani do ju bëjë më të kontrolluar dhe më të matur. Nuk priten probleme serioze. Ju që keni një lidhje do i shprehni pafund ndjenjat që keni ndaj partnerit dhe do e bëni atë të kuptojë sa shumë e doni. Pas mesditës marrëdhënia mes jush do fillojë të ngrohet. Ju beqarët do keni një takim interesant, por do preferoni të prisni ende para se të hidhni hapa më tej. Në punë do keni performanca të mira dhe gjërat kanë për t’ju ecur si duhet. Të gjitha kushtet janë të favorshme. Në planin financiar keni për të pasur probleme nëse nuk i bëni me kujdes llogaritë.
Shëndeti: Do ndiheni mirë, por shmangni lodhjen e tepërt fizike.
Këshilla e ditës: Mos i lini gjërat për nesër. Sot është dita më e mirë për të përmirësuar çdo gjë.
Peshorja
Hëna dhe Plutoni do ju bëjnë më luftarakë gjatë kësaj dite dhe nuk do ndaleni asnjë moment. Ju të dashuruarit do bëni të pamundurën që të shmangni debatet dhe konfliktet në jetën tuaj. Durimi, qetësia dhe pozitivizmi do ju bëjnë të ecni përpara. Ju beqarët nuk do e mbani mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por papritur do ndodhë diçka që do ju nxitë të hidhni hapa. Në punë duhet të përqendroheni tek gjërat më thelbësore dhe t’i lini të tjerat për nesër. Idetë do i keni të mira mjafton t’i vini në veprim. Financat nuk do jenë shumë të mira kështu që sa herë të duhet të shpenzoni, tregohuni të matur.
Shëndeti: Streset e vogla mund t’ju tensionojnë. Organizoni më mirë ritmin e ditës.
Këshilla e ditës: Bëni vetëm atë që është me të vërtetë e domosdoshme dhe mos e shpërdoroni energjinë.
Akrepi
Edhe pse do ju ndryshojë shpesh humori gjatë kësaj dite, ju sërish do doni të ecni para. Ju të dashuruarit do jeni shumë kërkues me partnerin tuaj dhe kjo mund ta nxehë atmosferën në çift. Ju beqarët duhet të jeni më të rezervuar dhe të kujdesshëm gjatë takimeve sepse përndryshe mund të lëndoheni. Në punë stresi mund t’ju pengojë të hidhni hapat e menduar. Do ndiheni pa fuqi dhe pa dëshirë për të bërë diçka. Gjendja e financave për fat të mirë nuk do jetë e keqe, kështu që mund të bëni edhe ndonjë investim të vogël.
Shëndeti: Lodhja mendore do jetë prezente. Merrni pak kohë për pushim dhe shmangni debatet.
Këshilla e ditës: Mos kërkoni përsosmëri në çdo gjë; ulni pritshmëritë dhe do ndiheni më mirë.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do jeni shumë më të logjikshëm dhe do dini si të silleni me të gjithë. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur probleme, do pajtoheni me partnerin dhe do ndiheni më të qetë. Mbrëmja do jetë edhe më e bukur. Ju beqarët do joshni gjatë gjithë kohës, por për fat të keq nuk do arrini dot qëllimin. Në punë asgjë nuk do jetë e lehtë, por mos u stresoni. Bëni gjërat dalëngadalë dhe mos kini frikë të provoni diçka të re. Problemet financiare duhet t’i rregulloni sa më parë sepse me kalimin e kohës situata do ndërlikohet.
Shëndeti: Energjia do jetë e mirë, por vigjilenca juaj mendore mund të bjerë pasdite. Pushoni herë pas here.
Këshilla e ditës: Mos i lini gjërat të pambarura; përqendrohuni në detyrat kryesore.
Bricjapi
Edhe pse shumë do mundohen t’ua prishin harmoninë, nuk do ia dalin dot. Nëse keni një lidhje, partneri juaj do jetë me fat pasi do i përkushtoheni maksimalisht. Marrëdhënia do jetë për t’u admiruar. Nëse jeni beqarë mos i shtypni ndjenjat, por shprehini ato sa më shumë që të mundeni. Në punë do keni shumë dëshirë të ndryshoni gjithçka për një të ardhme më të mirë. Shefat do dinë t’ju përkrahin. Financat nuk do kenë aspak probleme dhe do ndiheni të qetë në këtë drejtim.
Shëndeti: Do jeni në një gjendje të qëndrueshme, por kujdesuni të mos lodheni më shumë se ç’duhet.
Këshilla e ditës: Hapuni më shumë me njerëzit që ju duan; kjo do ju sjellë rezultate të mira.
Ujori
Nuk do vlejë për asgjë nevrikosja gjatë kësaj dite, përkundrazi ajo mund t’ju krijojë probleme. Mundohuni të ruani qetësinë. Për ju të dashuruarit dita do jetë normale, pa ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Bëni atë që ndieni pa u ndikuar nga të tjerët. Ju beqarët duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat e miqve sepse do jenë të vlefshme. Në punë do bëni gjithçka me profesionalizëm dhe bashkëpunëtorët do jenë me fat që ju kanë pranë. Perspektivat financiare nuk duken të mira, prandaj tregohuni shumë të matur me shpenzimet.
Shëndeti: Nervozizmi mund t’ju lodhë fizikisht. Mbani një ritëm të qetë dhe shmangni situatat konfliktuale.
Këshilla e ditës: Një hap i gabuar sot ju kushton shumë; mendohuni para çdo vendimi.
Peshqit
Mundohuni të jeni sa më objektivë gjatë kësaj dite sepse vetëm kështu do shmangni problemet. Për ju të dashuruarit dita do jetë e kënaqshme. Do ndiheni shumë mirë me partnerin dhe madje do merrni edhe surpriza prej tij. Ju beqarët nuk duhet të ëndërroni më shumë seç duhet sepse realiteti nuk do përputhet me imagjinatën. Sot nuk do jetë dita më me fat për ju. Në punë do keni dëshirë të bëni ndryshime të mëdha dhe Urani do ju ndihmojë të zgjidhni drejtimin e duhur. Me shpenzimet duhet të tregoheni të kujdesshëm.
Shëndeti: Kujdes me lodhjen fizike dhe me luhatjet emocionale që mund t’ju shoqërojnë.
Këshilla e ditës: Mos kërkoni perfeksion; pranoni realitetin dhe ecni para.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
$ads={2}
.png)
Post a Comment