Dashi
Mërkuri do ua vërë më shumë në pah gabimet e bëra gjatë kësaj dite dhe, në momente të caktuara, do jeni më të vetëdijshëm për veprimet dhe vendimet që keni marrë. Për ju të dashuruarit, dita do nisë qetësisht, por pas mesdite situata do ndryshojë ndjeshëm. Pasioni do shtohet, emocionet do intensifikohen dhe do përjetoni ndjesi të forta e të veçanta. Shfrytëzojeni çdo sekondë dhe mos lini asgjë pa shijuar. Ju beqarët është më mirë t’i merrni gjërat shtruar dhe të mos kërkoni me ngulm dikë për ta pasur pranë, sepse nxitimi mund t’ju çojë në zgjedhje jo të duhura.
Në punë do arrini të rikuperoni kohën e humbur dhe më në fund do shkoni atje ku e kishit planifikuar. Ndihma e kolegëve do jetë vendimtare, sepse pa mbështetjen e tyre do kishit mbetur në vend. Në planin financiar do ju duhet maturi dhe përkujdes maksimal për të shmangur gabimet.
Shëndeti: Do ndiheni mirë në përgjithësi, por luhatjet emocionale mund t’ju lodhin. Mundohuni të pushoni mjaftueshëm dhe të shmangni stresin.
Këshilla: Reflektoni mbi gabimet pa u fajësuar. Vetëdija është hapi i parë drejt përmirësimit.
Demi
Imagjinata juaj e zhvilluar do bëjë që sot gjërat t’ju ecin për mrekulli. Mendimet do i keni të ndriçuara dhe do dini si të veproni në çdo situatë. Nëse keni një lidhje, sado që mund t’ju joshin apo t’ju bëjnë propozime interesante, nuk do tundoheni aspak dhe besnikëria ndaj partnerit do jetë e palëkundur. Ju beqarët do ndiheni gati për të bërë ndryshime në jetën tuaj dhe do i pranoni disa ftesa që do ju bëhen.
Në punë do arrini shumë lart dhe të papriturat nuk do ju trembin. Ju jeni mësuar me sfida dhe do i kaloni ato njësoj si herët e tjera. Në planin financiar, pavarësisht situatës, nuk do keni probleme apo vështirësi sepse do dini ta menaxhoni çdo gjë me zgjuarsi.
Shëndeti: Gjendja do jetë e qëndrueshme dhe energjia e mirë. Kujdesuni vetëm të mos e teproni me lodhjen mendore.
Këshilla: Besoni në aftësitë tuaja krijuese, sepse sot ato janë arma juaj më e fortë.
Binjakët
Kërkimi me ngulm i pavarësisë dhe lirisë absolute mund t’ju çojë drejt gabimeve gjatë kësaj dite. Është më mirë t’i merrni gjërat ashtu si t’ju vijnë dhe të mos insistoni për gjithçka. Për ju të dashuruarit, paqja, begatia dhe harmonia do mbizotërojnë. Do ndiheni për mrekulli pranë partnerit dhe zemra do ju rrahë fort sa herë që do jeni afër tij. Ju beqarët nuk do jeni ende të favorizuar në dashuri dhe do ju duhet të prisni pak më shumë për ndryshimet që dëshironi.
Në punë do tregoni dhunti të shumta dhe do arrini çdo objektiv që i keni vënë vetes. Buxheti nuk do jetë i keq, por mund të përmirësohet ndjeshëm nëse shfrytëzoni mundësitë dhe pranoni propozime të reja pune.
Shëndeti: Do ndiheni relativisht mirë, por mendja mund të jetë e ngarkuar. Relaksi dhe pushimi do jenë të nevojshëm.
Këshilla: Mos e ngatërroni lirinë me mungesën e përgjegjësisë. Ekuilibri është çelësi sot.
Gaforrja
Bëjini gjërat ashtu siç i mendoni gjatë kësaj dite dhe mos u sforconi të ndryshoni rrjedhën e ngjarjeve. Nëse keni një lidhje, jeta sentimentale do jetë disi rutinë dhe në shumë momente mund të mërziteni. Nëse nuk bëni diçka për ta ndryshuar këtë gjendje, situata mund të përkeqësohet më vonë. Ju beqarët do jeni më të hapur dhe do realizoni shumë takime. Mendohuni mirë përpara se të vendosni me kë do vazhdoni më tej.
Në punë, edhe pse mund të mos jeni shumë të përqendruar, yjet do bëjnë që gjërat t’ju ecin mirë. Buxheti mund të ketë disa probleme të vogla për shkak të shpenzimeve shtesë për shtëpinë ose për çështje të rëndësishme.
Shëndeti: Lodhja emocionale mund të ndihet. Kujdesuni për qetësinë tuaj dhe shmangni tensionet e panevojshme.
Këshilla: Mos prisni që ndryshimet të vijnë vetë. Një hap i vogël nga ana juaj mund të bëjë diferencën.
Luani
Sot do jeni më të vendosur dhe do shkoni deri në fund për të realizuar objektivat që i keni vënë vetes. Nëse keni një lidhje, jeta juaj në çift do jetë e mrekullueshme. Do kaloni momente të jashtëzakonshme me partnerin dhe do ndiheni të lumtur e të plotësuar. Buzëqeshja dhe gëzimi nuk do ju largohen asnjë çast. Ju beqarët nuk do doni ta ndryshoni statusin tuaj, sepse edhe ashtu si jeni ndiheni mirë me veten.
Në punë përpiquni të bëni një bilanc të asaj që keni arritur dhe të shihni çfarë duhet ndrequr. Buxhetin do dini ta menaxhoni me përpikëri dhe nuk do keni tronditje financiare.
Shëndeti: Do ndiheni plot energji dhe vitalitet. Kujdes vetëm të mos e teproni me angazhimet.
Këshilla: Vazhdoni me të njëjtin ritëm, por mos harroni të dëgjoni edhe mendimet e të tjerëve.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do keni më shumë fat në çdo drejtim dhe do ju duket sikur yjet po ju mbështesin në çdo hap. Për ju të dashuruarit, e sotmja do jetë jashtëzakonisht e favorshme. Do kaloni çaste të ngrohta me partnerin, do bashkëpunoni për çdo gjë dhe do gjeni mirëkuptim të plotë. Ju beqarët do keni një takim të papritur, por shumë vendimtar për të ardhmen.
Në punë do ndërmerrni iniciativa të reja dhe do i bëni shefat krenarë që ju kanë pjesë të ekipit. Gjendja financiare do përmirësohet ndjeshëm, sepse për çdo hap që do hidhni do tregoheni të përgjegjshëm.
Shëndeti: Gjendja do jetë shumë e mirë dhe do ndiheni të qetë e të balancuar.
Këshilla: Mos e lini fatin të kalojë pa e shfrytëzuar. Veproni me besim dhe vendosmëri.
Peshorja
Sado që yjet do ju nxisin drejt dialogut dhe komunikimit, ju sërish nuk do arrini ta përmbani veten dhe mund të bëni disa gabime. Ju të dashuruarit do tregoheni tej mase xhelozë ndaj partnerit dhe nuk do i lini pothuajse asnjë moment hapësirë personale. Kujdes, sepse kjo sjellje mund ta mërzitë dhe ta largojë edhe më tepër nga ju. Ju beqarët do bëni mirë të mos nxitoheni për asgjë, sepse mundësitë më të mira do iu shfaqen pas disa ditësh dhe do jenë më premtuese.
Në punë nuk do jeni shumë profesionistë dhe gjërat nuk do ecin ashtu siç i kishit menduar. Për t’ia dalë do ju duhet më shumë përpjekje, durim dhe vendosmëri. Buxhetin, për fat të mirë, do dini ta menaxhoni gjatë gjithë kohës dhe gjendja financiare do mbetet e kënaqshme.
Shëndeti: Tensioni emocional mund të reflektohet në lodhje apo nervozizëm. Mundohuni të qetësoheni dhe të mos mbani gjithçka brenda vetes.
Këshilla: Jepini partnerit dhe vetes më shumë hapësirë. Besimi forcon çdo marrëdhënie.
Akrepi
Hëna do ju ndihmojë shumë gjatë kësaj dite. Do jeni më logjikë, më të duruar dhe më të lidhur me njerëzit që ju rrethojnë. Ju që jeni në një lidhje do merrni vendime shumë të rëndësishme. Një etapë e re do fillojë për ju dhe më në fund do ndiheni të plotësuar dhe të gëzuar. Ju beqarët nuk duhet të fiksoheni vetëm pas pamjes së dikujt, sepse më i rëndësishëm se ajo është shpirti dhe mënyra se si ndiheni pranë tij.
Në punë nuk do hasni vështirësi; përkundrazi, do arrini të shlyeni borxhe dhe të vendosni edhe para mënjanë për të ardhmen. Megjithatë, buxheti mund të përjetojë tronditje, pasi do e keni të vështirë t’i vini fre shpenzimeve.
Shëndeti: Do ndiheni mirë fizikisht, por kujdesuni të mos e teproni me stresin dhe lodhjen mendore.
Këshilla: Mendoni për të ardhmen dhe mos e shpenzoni energjinë apo paranë pa kriter.
Shigjetari
Jeta sentimentale do ketë ndikim të madh sot në çdo plan të jetës suaj. Sa më e kënaqshme të jetë ajo, aq më mirë do ju ecin gjërat. Për ju të dashuruarit, e sotmja do jetë pozitive dhe mjaft frymëzuese. Do arrini objektivat që do i vendosni vetes dhe do ndiheni krenarë për veten. Pasdite përgatituni për ndonjë surprizë të këndshme nga partneri. Ju beqarët do realizoni disa takime, por është më mirë të mos nxitoheni për t’i dhënë fjalën askujt.
Në punë nuk do kënaqeni plotësisht me rezultatet dhe mund të qëndroni orë shtesë për të bërë më të mirën e mundshme. Mos e teproni me lodhjen, sepse kjo mund të sjellë probleme më vonë. Në planin financiar do e keni më të qartë situatën dhe do hidhni hapat e duhur për ta përmirësuar atë.
Shëndeti: Kujdes me lodhjen fizike dhe nervore. Trupi ka nevojë për pushim dhe rigjenerim.
Këshilla: Ambicia është e mirë, por mos e sakrifikoni shëndetin për perfeksionin.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite është e rëndësishme që para çdo hapi të mendoheni mirë se ku doni të shkoni dhe çfarë doni të arrini. Nëse keni një lidhje, ekziston rreziku i debateve të forta për çështje delikate. Tregohuni më diplomatë dhe matini fjalët nëse nuk doni probleme serioze. Ju beqarët do përjetoni fillimin e një dashurie të madhe dhe shumë emocionuese.
Në punë do ndiheni krenarë dhe do ju duket sikur dini gjithçka, por kjo sjellje mund t’ju çojë drejt gabimeve. Nuk do pranoni këshilla nga kolegët dhe kjo do ju penalizojë. Është momenti të ktheheni me këmbë në tokë. Shpenzimet kryejini vetëm pasi t’i keni bërë mirë llogaritë për të shmangur të papriturat.
Shëndeti: Nervozizmi dhe kokëfortësia mund të ndikojnë në gjendjen tuaj fizike. Qetësia është thelbësore.
Këshilla: Dëgjoni edhe mendimet e të tjerëve. Askush nuk i di të gjitha.
Ujori
Dielli dhe Marsi do ju ndihmojnë të gjeni zgjidhje për çdo situatë dhe do ndiheni më të qetë e më të sigurt. Nëse keni një lidhje të qëndrueshme, edhe kjo ditë do kalojë pa probleme dhe me harmoni. Nuk do keni arsye për ankesa dhe mund të merrni disa vendime të rëndësishme për të ardhmen. Ju beqarët nuk do jeni gati për aventura kalimtare dhe do preferoni të prisni derisa të gjeni dashurinë e vërtetë.
Në punë do veproni me pasion dhe përkushtim maksimal. Askush nuk do ua kalojë dhe disa kolegë do ju marrin si shembull. Yjet do ndikojnë shumë pozitivisht edhe tek financat, ndaj gjendja do mbetet e mirë gjatë gjithë kohës.
Shëndeti: Energjia do jetë e mirë, por mos e neglizhoni pushimin dhe ritmin e jetës.
Këshilla: Vazhdoni të ecni me besim, por ruani ekuilibrin mes punës dhe jetës personale.
Peshqit
Gjatë kësaj dite jo vetëm që do keni ide të shkëlqyera, por do dini edhe si t’i vini ato në praktikë. Për ju të dashuruarit, e sotmja pritet të jetë vërtet e shkëlqyer. Do ndiheni aq mirë pranë partnerit saqë do falënderoni yjet për këtë dhuratë që ju kanë bërë. Ju beqarët mund të filloni të pëlqeni persona të ardhur nga jashtë ose me një këndvështrim ndryshe për jetën.
Në punë do ju realizohet më në fund një projekt i madh që e keni ëndërruar prej kohësh. Shumë gjëra do fillojnë të ndryshojnë për mirë. Buxhetin do dini ta organizoni me kujdes dhe do e mbani situatën nën kontroll.
Shëndeti: Do ndiheni të qetë dhe në harmoni me veten. Kjo gjendje pozitive do reflektohet edhe fizikisht.
Këshilla: Besoni në intuitën tuaj, sepse ajo sot do ju udhëheqë drejt zgjedhjeve të duhura.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
$ads={2}
.png)
Post a Comment