Dashi
Jo çdo e vërtetë duhet thënë gjatë kësaj dite sepse mund të lindin probleme goxha serioze. Nëse keni një lidhje nuk priten stuhi të fuqishme nëse din të tregoheni të kujdesshëm dhe të matur. Shmangni edhe prekjen e temave delikate. Nëse jeni beqarët duhet t’i gjykoni gjërat mirë para se të hidhni hapa. Mundësitë do jenë disa, por jo të gjitha do jenë të shkëlqyera. Në punë duhet të jeni shumë më të duruar dhe më largpamës sepse përndryshe do ju dalin probleme më serioze. Për buxhet më të mirë duhet të shpenzoni me sa më shumë kursim që të mundeni.
Shëndeti: Kujdes me energjinë gjatë ditës, shmangni stresin dhe përpiquni të bëni pak ushtrime të lehta ose shëtitje. Mbani trupin të hidratuar dhe konsumoni ushqime që rrisin energjinë pa rritur sheqerin.
Këshilla e Ditës: Mendoni dy herë para se të flisni ose të merrni vendime të rëndësishme. Durimi dhe maturia janë aleatët tuaj më të mirë sot.
Demi
Disa pengesa në rrugën e realizimit të projekteve do ju dalin gjatë kësaj dite. Vërtet do ndiheni të pasigurt, por mirë është të ruani sa më shumë besimin. Nëse jeni në një lidhje do i qëndroni besnikë atij që keni në krah dhe për asnjë arsye nuk do e braktisni. Ju beqarët ka mundësi të përqendroheni aq shume tek puna saqë as nuk do ju shkojë nëpër mendje dashuria. Në punë përgatituni për vështirësi. Asgjë nuk ka për të qenë e lehtë sot, megjithatë asnjëherë nuk duhet ta lëshoni veten. Financat mund të përkeqësohen vetëm po kryet shpenzime të pamatura.
Shëndeti: Shmangni ushqimet shumë të yndyrshme dhe të rënda. Fokusohuni tek ushqimet që ndihmojnë tretjen dhe energjinë, si perimet dhe drithërat. Mos harroni pushimet e shkurtra për të rritur qarkullimin.
Këshilla e Ditës: Besoni tek vetja dhe mos lejoni pengesat e vogla t’ju bëjnë të humbni qetësinë. Çdo problem ka një zgjidhje, vetëm duhet durim.
Binjakët
Ditë e mbushur me gjallëri, alegri dhe ngjyra do jetë kjo e sotmja. Do keni dëshirë të lëvizni, të njihni vende të reja dhe të eksperimentoni. Ju të dashuruarve sado që t'iu joshin dhe t'iu bëjnë propozime interesante, nuk do tundoheni aspak dhe as që do ju shkojë ndër mend ta tradhtoni partnerin. Ju beqarëve do ju ndodhë një takim i papritur që mbase nuk mund të çojë në lidhje afatgjatë, por emocionet do jenë të fuqishme. Në punë do mendoni të jepni dorëheqjen dhe të filloni diçka tuajën. Në planin financiar do jeni të vendosur ta përmirësoni situatën dhe nuk do i vini vetes asnjë limit.
Shëndeti: Energjia juaj është e lartë, por kujdes me lodhjen fizike. Shmangni stresin dhe përqendrohuni tek frymëmarrja dhe ushtrimet e lehta.
Këshilla e Ditës: Ndiqni intuitën tuaj dhe mos kini frikë të provoni gjëra të reja. Sot është dita për lëvizje dhe eksperimente.
Gaforrja
Sot do ndryshoni shpesh mendim dhe nuk do e mbani mërzitjen. Pavarësisht se çfarë do thoni në një moment do tregoheni më të hapur për diskutime. Nëse jeni në një lidhje do viheni përballë disa zgjedhjesh dhe duhet të merrni vendime të rëndësishme. Nëse jeni beqarë do qëndroni gjithë kohës para pasqyrës dhe do mendoni se jeni shumë të bukur. Duke ju rritur mendja do e keni të vështirë të pranoni ftesat e çdokujt. Në punë do arrini më shumë nëse bashkëpunoni me kolegët tuaj. Financat do jenë normale. Mundohuni të jeni të logjikshëm me shpenzimet dhe situata do mbetet e mirë.
Shëndeti: Kushtojini vëmendje stresit emocional. Relaksohuni me një aktivitet që ju qetëson, si muzika, leximi ose shëtitjet e shkurtra.
Këshilla e Ditës: Bashkëpunimi dhe durimi do sjellin rezultate më të mira sot. Mos i refuzoni propozimet pozitive që vijnë nga të tjerët.
Luani
Sot Mërkuri do ju bëjë shumë impulsivë dhe do bëni atë që do ju vijë në mendje në moment. Tendenca për të komanduar do bëhet e padurueshme për të tjerët. Nëse jeni në një lidhje nuk do ketë moment pa debate. Nuk do merreni vesh aspak me atë që keni në krah dhe do e kritikoni edhe kur nuk do keni arsye. Lidhja juaj nuk do jetë ne ditën me fat. Ju beqarët në të kundërt do favorizoheni. Mund të afroheni më shumë me disa persona seriozë. Në punë do keni ide fantastike dhe do merrni rolin e komandantit. Shpenzimet do i kryeni pa maturi dhe ne mbrëmje mund të vijnë pasojat e para.
Shëndeti: Kujdes me tensionin dhe lodhjen fizike. Ushqimet e lehta dhe hidrimi i mirë do ju ndihmojnë të përballoni ditën.
Këshilla e Ditës: Kontrolli mbi impulsivitetin do ju ndihmojë të shmangni konflikte të panevojshme. Mendoni para veprimit.
Virgjëresha
Sot ka rrezik të keni disa vështirësi dhe probleme sidomos në marrëdhënien me të tjerët e me seksin e kundërt. Nëse keni një lidhje ka rrezik t'iu mungojë durimi dhe mund të thoni gjëra të pamenduara mirë. Ka rrezik që pasdite të fillojnë problemet. Ju beqarët do e lini veten të lirë dhe papritur do shihni se dikush do ju afrohet goxha. Jepini atij mundësinë për t'u njohur. Në punë do keni disa vështirësi të vogla, por fale ideve origjinale dhe fale këmbënguljes do kaloni gjithçka. Për financat do keni një dhunti që do ua adhurojnë të gjithë. Do dini kur t'i vini fre vetes.
Shëndeti: Mbani qetësinë mendore dhe shmangni tensionet. Ushtrime të lehta dhe frymëmarrje e thellë do ndihmojnë për ekuilibrin.
Këshilla e Ditës: Jepini vetes kohë dhe hapësirë për të marrë vendime. Mos i ngutni gjërat, veçanërisht në marrëdhënie dhe financa.
Peshorja
Venusi dhe Neptuni do sjellin turbullira në jetën tuaj sot. Nuk do i shihni gjërat me qartësi dhe në disa momente atmosfera do ju duket mbytëse. Nëse jeni në një lidhje, përpiquni të mos e acaroni partnerin për gjithçka, sepse nëse ai nervozohet mund të dalë nga vetja. Mos prekni as temat delikate. Ju beqarët do e keni të vështirë të pranoni propozimet që do ju bëhen dhe rrezik të largoheni menjëherë nga situata. Në punë, nëse keni për të nënshkruar kontrata apo për të përmbyllur projekte, tregohuni shumë të kujdesshëm, sepse sipas Dritare.net mund të shfaqen të papritura. Shpenzimet duhet t’i kryeni me shumë kujdes që të mos gjendeni në vështirësi.
Shëndeti: Disa shqetësime nervore ose lodhje mendore mund të shfaqen. Mundohuni të pushoni më shumë dhe shmangni debatet.
Këshilla e Ditës: Mos merrni vendime me nxitim. Prisni që situata të qetësohet.
Akrepi
Yjet do ju mbushin me mendime pozitive dhe ide të shkëlqyera për ta bërë jetën më të bukur. Nëse jeni në një lidhje, dita do jetë fantastike: do kaloni çaste të ngrohta, do bashkëpunoni, dhe do gjeni harmoni në çdo hap. Ju beqarët mund të keni një takim të papritur, i cili do ketë rëndësi të madhe për të ardhmen. Në punë, mund t’u kërkoni eprorëve të investojnë tek ju për një specializim më të lartë, dhe ata do ju mbështesin plotësisht. Buxheti paraqitet shumë mirë, kështu që do ndiheni të qetë në shpenzime.
Shëndeti: Energjia është e mirë. Mendja dhe trupi do jenë në ekuilibër.
Këshilla e Ditës: Hapni zemrën dhe pranoni të mirat që vijnë.
Shigjetari
Do ndiheni të mbështetur nga yjet dhe do bëni atë që ndieni pa hezitim. Në çift, do keni ide të bukura për të shkëlqyer romantikisht. Partneri mund t’ju surprizojë me dalje të këndshme në vende që ju pëlqeni shumë. Për beqarët, një mik do bëhet shkak për një ftesë interesante dhe është e mundur të udhëhiqeni nga zemra drejt një aventure të re. Në punë, do kërkoni të përmirësoni një projekt dhe kolegët do jenë në krahun tuaj. Financat do përmirësohen ndjeshëm nëse shfrytëzoni mundësitë profesionale që ju paraqiten.
Shëndeti: Gjendje e mirë fizike. Mund të bëni më shumë aktivitet për të ruajtur energjinë.
Këshilla e Ditës: Mos e refuzoni një mundësi që duket e bukur që në fillim.
Bricjapi
Këshillohet që sot të jeni më të organizuar dhe të sigurt për çdo hap. Në lidhje, dita nuk do jetë ndër më të mirat: pasioni mund të zbehet dhe njëfarë mërzie mund të mbizotërojë. Ju beqarët, nën ndikimin e Venusit, do jeni më joshës dhe flirtues se zakonisht; rezultatet e veprimeve tuaja do duken më vonë. Në punë, më në fund do kuptoni qartë disa çështje dhe do e rimerrni kontrollin e situatës. Edhe financat do fillojnë të stabilizohen sidomos nga pasditja.
Shëndeti: Kujdes me lodhjen fizike dhe shëndetin e kockave. Pushoni më shumë.
Këshilla e Ditës: Mos u fokusoni tek gabimet e të tjerëve. Rregulloni të tuat fillimisht.
Ujori
Sot do jeni të paqëndrueshëm dhe shumë energjikë, gati për çdo sfidë. Në dashuri, do jeni impulsivë dhe pa qëllim mund ta lëndoni partnerin. Në këtë rast, kërkoni falje sa më shpejt. Beqarët do jenë gati për ndryshime dhe mund të pranojnë disa ftesa mjaft premtuese. Në punë, energjia juaj do impresionojë të gjithë dhe mund të realizoni ndryshime të mëdha. Financat do jenë të qëndrueshme edhe pse do shpenzoni, por me mendje.
Shëndeti: Rrezik i vogël për lodhje të tepërt dhe stres. Mbani ritëm më të qetë.
Këshilla e Ditës: Numëroni deri në dhjetë para se të reagoni.
Peshqit
Hëna do sjellë pak pasiguri dhe rrezik të ndikoheni shumë nga të tjerët. Mësoni të vendosni kufij. Nëse jeni në një lidhje, sot mund të ketë debate sidomos për tema të ndjeshme. Përdorni diplomacinë për të shmangur konflikte të panevojshme. Beqarët është mirë të mos e kërkojnë me ngulm dashurinë sepse gjithçka vjen në kohën e saj. Në punë, do tregoni zgjuarsi dhe do zgjidhni çështje të shtyra. Edhe miqtë do i ndihmoni pa u menduar dy herë. Buxheti do jetë i mirë dhe do ju lejojë të provoni kënaqësi të reja.
Shëndeti: Nervozizmi mund t’ju lodhë. Gjeni pak më shumë qetësi dhe flini më shumë.
Këshilla e Ditës: Mos u bëni peshë e ndjenjave të të tjerëve. Kujdesuni edhe për veten.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
$ads={2}
.png)
Post a Comment