Dashi
Gjatë kësaj dite mund të bëni çdo gjë përveçse të merrni vendime të mëdha. Yjet nuk do i keni në krah. Ju të dashuruarit do flisni për çdo gjë me partnerin dhe do mundoheni që t'i zgjidhni njëherë e mirë problemet që keni pasur. Nuk do jetë diçka e lehtë, megjithatë me pak durim dhe këmbëngulje mund t'ia dilni. Ju beqarët do keni fat me shumicë dhe do realizoni takimin e jetës. Në punë do ju mungojnë kompetencat për të provuar diçka të re dhe do keni një ditë të zakonshme. Mundet edhe të lodheni në orët e fundit. Financat do i mbroni gjatë gjithë kohës dhe në këtë sektor nuk do priten aspak turbullira.
Shëndeti: Do jeni disi të lodhur fizikisht, por pa probleme serioze. Një pushim i shkurtër ose një gjumë cilësor do iu ndihmojë të rifitoni energjitë.
Këshilla e ditës: Mos merrni vendime të nxituara – pritja do iu sjellë më shumë dobi se sa rreziku.
Demi
Asgjë dhe askush nuk do mund t'iu influencojë gjatë kësaj dite. Do keni mendjen tuaj dhe do ecni sipas planeve që keni bërë në kokë. Ju të dashuruarit do jeni tej mase kokëfortë dhe nuk do pranoni në asnjë mënyrë t'i hapni rrugë atij që keni në krah. Marrëdhënia mes jush do lërë shumë për të dëshiruar. Ju beqareve do ju duket sikur vetë jeni perfektë dhe gjithë të tjerët kanë të meta. Duke menduar kështu keni për të mbetur ende me të njëjtin status. Në punë do jeni shumë pak persona dhe kjo do iu japë më shumë fushë të lirë për të vepruar. Që financat të vazhdojnë të jenë të mira, duhet të shpenzoni vetëm për gjërat më të domosdoshme.
Shëndeti: Stresi do ju shoqërojë gjatë ditës. Kujdesuni për ushqimin dhe shmangni lodhjen mendore të tepërt.
Këshilla e ditës: Shmangni kokëfortësinë, sepse vetëm toleranca mund t’iu sjellë paqe.
Binjakët
Mendja juaj do jetë e mbushur me ide negative sot dhe në disa momente do doni të ndryshoni çdo gjë. Për ju që keni një lidhje, jo vetëm që asgjë nuk do ecë mirë, por mund të mendoni edhe për ndonjë ndarje të mundshme. Ju beqarët do pranoni të keni njohje e të dilni nëpër takime, por nuk do arrini dot të fiksoheni pas dikujt e të filloni një lidhje. Në punë mund të jeni produktivë vetëm duke përdorur kompjuterin ose makineritë e tjera sepse vetëm nuk do arrini dot asgjë. Financat nuk do jenë të këqija, por duhet të mundoheni të kurseni nga pak në mënyrë që të siguroni edhe të ardhmen.
Shëndeti: Do jeni emocionalisht të lodhur dhe në disa momente të tensionuar. Shmangni debatet e kota dhe gjeni kohë për qetësi shpirtërore.
Këshilla e ditës: Mos lejoni mendimet negative të dominojnë – kërkoni dritën edhe në ditët më gri.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do dini si të "luani" dhe do dilni përherë të fituar. Keni mësuar nga gabimet dhe nuk doni t’i përsërisni më ato. Ju që keni një lidhje, në një pikë jeni gjithmonë dakord me partnerin: harmonia mbi të gjitha! Sot do filloni ta përforconi edhe më shumë marrëdhënien tuaj. Edhe sikur në një moment t’iu lindë ndonjë konflikt i vogël, do jeni të vendosur t’i bëni ballë. Ju beqarët do jeni të parezistueshëm dhe do keni sukses në dashuri. Në punë do jeni pafundësisht ambiciozë dhe të pandalshëm. Nuk do neglizhoni asgjë dhe do arrini gjithë objektivat. Mungesa e realizmit në planin financiar do iu sjellë probleme, prandaj pakësoni sa të mundni shpenzimet.
Shëndeti: Kujdesuni më shumë për ushqimin dhe shmangni lodhjen e tepërt. Një pushim i shkurtër gjatë ditës do iu ndihmojë të rigjeni energjitë.
Këshilla e ditës: Mos e lini krenarinë të dominojë mbi arsyen. Vetëm duke dëgjuar edhe të tjerët do arrini qetësinë që kërkoni.
Luani
Gjatë kësaj dite do keni ndryshime të shpeshta humori dhe nuk do jeni shumë të sigurt se çfarë doni të bëni. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do vihet në pikëpyetje dhe mund të marrë një kthese të gabuar. Një darkë romantike mund të bëjë edhe mrekulli për të konsoliduar lidhjen tuaj. Për sa iu përket ju beqarëve, planetët do vënë në plan të parë çështjet e zemrës. Priten takime të reja e pasionante. Në punë do ndodhë një ndryshim. Mos kini frikë, por besoni më shumë tek vetja. Me maturi dhe këmbëngulje patjetër që do arrini gjithçka. Yjet do ndikojnë pozitivisht dhe negativisht tek financat, ndaj tregohuni më të matur.
Shëndeti: Mund të ndiheni herë pas here të lodhur për shkak të luhatjeve emocionale. Bëni pak aktivitet fizik për të ruajtur ekuilibrin.
Këshilla e ditës: Merrni frymë thellë dhe mos veproni me nxitim. Durimi është çelësi i suksesit sot.
Virgjëresha
Hëna do e ndriçojë jetën tuaj gjatë kësaj dite dhe do e bëjë atë shumë më të bukur. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja do jetë një ditë pa asnjë re. Do ndiheni gjithë kohës mirë pranë atij që doni dhe do e keni më të lehtë t’i shprehni ndjenjat. Ju beqarët do filloni menjëherë një lidhje pasionante dhe të jashtëzakonshme, e cila do iu bëjë të përjetoni kënaqësi pafund. Në punë mund të ketë edhe kriza të brendshme apo sfida për të kaluar. Sido që t’iu vijnë gjërat, me pak durim mund t’ia dilni mbanë. Ekuilibri financiar nuk do tronditet aspak, përkundrazi gjendja ka për të qenë më e mirë nga sa e mendonit.
Shëndeti: Energjia do jetë në nivele të mira, por mos e teproni me angazhimet. Shmangni stresin dhe pushoni mjaftueshëm.
Këshilla e ditës: Shfrytëzoni çdo mundësi të vogël që ju jepet. Sot fati është me ju, por varet nga sa guxim tregoni.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do jeni gjenialë dhe të paarritshëm. Çdo gjë që keni dashur do mund ta arrini pa shumë mundim. Falë Venusit, jeta juaj në çift nuk do jetë aspak e trishtuar. Në pjesën më të madhe të kohës do bëni çdo gjë sipas dëshirës tuaj dhe emocionet do shumëfishohen. Ju që jeni ende vetëm do keni dashuri me shikim të parë në momentin që më pak e prisni. Për ju çdo gjë tashmë do jetë ndryshe. Në punë mund t’iu duhet të qëndroni edhe vonë, vetëm për të arritur në kohë qëllimet që keni vendosur. Në planin financiar do ju duhet të ndërmerrni disa rreziqe për ta stabilizuar situatën.
Shëndeti: Kujdesuni më shumë për balancën mendore e emocionale. Mos e teproni me ngarkesën, gjeni kohë për relaks.
Këshilla e ditës: Mos kini frikë të ëndërroni më shumë, por mbajeni gjithmonë këmbën në tokë. Realizmi është çelësi i suksesit tuaj sot.
Akrepi
Planetët nuk do ndihmojnë shumë pozitivisht gjatë kësaj dite dhe do ju bëjnë më të ftohtë. Në shumë momente nuk do dini as si të silleni. Për sa i përket jetës në çift, asgjë e rëndësishme nuk ka për të ndodhur. Bëni thjesht atë që ndieni, megjithatë mund të mos ndiheni të plotësuar. Ju beqarët nuk do jeni ende gati për hapa seriozë, ndaj me disa persona do pranoni thjesht shoqërinë. Në punë, performanca juaj do jetë shumë më e mirë nga sa e kishit menduar, edhe pse gjërat do ecin dalëngadalë. Buxheti do përmirësohet ndjeshëm falë një trashëgimie apo përfitimi nga të afërmit.
Shëndeti: Do ndiheni paksa të lodhur shpirtërisht. Një shëtitje në natyrë ose pak kohë për veten do iu rikthejë energjitë.
Këshilla e ditës: Mos i mbani ndjenjat brenda vetes. Shprehja e emocioneve do ju ndihmojë të gjeni qetësinë.
Shigjetari
Mundohuni të mos provokoni dhe të mos nxitoheni sot, sepse gjërat nuk do i keni në avantazhin tuaj. Ju që keni një lidhje do i përkushtoheni pafund partnerit dhe marrëdhënia ka për të qenë e jashtëzakonshme. Do bëni çdo gjë që është në të mirën e të dyve. Ju beqarët duhet të keni më shumë kurajë për t’i shprehur ndjenjat tuaja, pasi nëse prisni gjatë, personat mund t’iu ikin nga duart. Në punë do jeni të motivuar dhe do realizoni çdo gjë në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe vetë do çuditeni me aftësitë që do shfaqni. Në planin financiar do luftoni fort për ta stabilizuar situatën dhe për ta çuar drejt përmirësimit.
Shëndeti: Energjia fizike do jetë e mirë, por shpeshherë mund të ndiheni të tensionuar. Praktikoni relaks ose sport për të larguar stresin.
Këshilla e ditës: Mos e humbni mundësinë për të shprehur atë që ndjeni. Sinqeriteti do jetë arma juaj më e fortë sot.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do jeni shumë më të përgjegjshëm dhe ambiciozë. Do dini mirë si të ecni e si të veproni dhe nuk do gaboni. Për ju që keni një lidhje do jetë ditë e favorshme, harmonike dhe e mbushur me qëndrueshmëri. Do ndiheni mirë në çdo moment dhe nuk do keni për çfarë të ankoheni. Ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe do mund të takoni një person që do iu bëjë t’iu rrahë zemra fort. Në punë mund të ketë edhe ndonjë moment kur duhet ta shtoni ritmin, por në përgjithësi do mbizotërojë qetësia. Për të stabilizuar financat do ju duhet ta pranoni ndihmën që do iu ofrojnë të afërmit.
Shëndeti: Do ndiheni të fortë dhe energjikë, megjithatë kujdes me lodhjen mendore. Pushoni kur ndjeni nevojë.
Këshilla e ditës: Qëndroni me këmbë në tokë dhe mos ngurroni të pranoni ndihmën kur iu ofrohet.
Ujori
Planetët do ju bëjnë me humor të mirë sot dhe do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë për ta zbukuruar ditën. Nëse keni një lidhje, shtyjini pak angazhimet profesionale sepse partneri ka nevojë për mbështetjen dhe ngrohtësinë tuaj. Ju beqarët nuk duhet të bini pre e intrigave dhe kurtheve, sepse mund të lëndoheni shumë. Është më mirë të qëndroni edhe për pak kohë ashtu si jeni. Në punë do tregoheni profesionistë dhe të kontrolluar, prandaj nuk do përballeni me të papritura. Me shpenzimet nuk do i keni punët mirë dhe mund të ndodheni në vështirësi financiare.
Shëndeti: Energjia do jetë e mirë, por stresin duhet ta mbani nën kontroll që të mos ndiheni të rraskapitur.
Këshilla e ditës: Kujdes nga njerëzit që nuk i njihni mirë, jo gjithçka që duket e bukur është e sinqertë.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do i merrni gjërat më shtruar dhe nuk do veproni me nxitim. Nëse keni një lidhje do jeni shumë të ngrohtë, të dashur dhe të respektueshëm me partnerin. Marrëdhënia do jetë e jashtëzakonshme dhe të gjithë do ju kenë zili. Ju beqarët nuk do tregoheni shumë të logjikshëm dhe mund të filloni aventura kalimtare që s’do sjellin qëndrueshmëri. Në punë do jeni me shumë fat, por duhet të përfitoni nga mundësitë që do shfaqen për të provuar veten edhe në fusha të tjera. Dielli do jetë planeti që do ju ndihmojë të përmirësoni të ardhurat dhe mund të mendoni edhe për ndonjë investim.
Shëndeti: Do ndiheni të qetë dhe në formë, por shmangni teprimet në ushqim dhe në lodhje.
Këshilla e ditës: Shfrytëzojeni fatin në punë dhe në financa, por mos e ngatërroni atë me nxitim në dashuri.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
$ads={2}
Post a Comment