Dashi
Neptuni, Dielli dhe Mërkuri do iu ndihmojnë pafundësisht sot dhe do ju bëjnë shumë më të logjikshëm. Nëse keni një lidhje duhet të gjeni mënyrën e duhur për ta shprehur sa më shumë pasionin, pasi vetëm kështu marrëdhënia me partnerin do përmirësohet e do jetë më elektrizuese. Ju beqarët nuk duhet të pranoni me sy mbyllur çdo ftesë që do iu bëhet sepse mund të lëndoheni dhe mund të vuani gjatë. Në punë do keni më shumë avantazh nga kolegët tuaj dhe do merrni më shumë vlerësime. Mund të përfitoni edhe ndonjë bonus. Perspektivat materiale duken goxha të mira, megjithatë po nuk bëtë pak kursime nuk do pasuroheni dot.
Shëndeti: Shëndeti do jetë përgjithësisht i mirë, por kujdesuni më shumë për ushqimin dhe shmangni mbingarkesën nervore.
Këshilla e Ditës: Shprehni gjithmonë atë që ndjeni, por pa e tepruar me emocionet.
Demi
Edhe pse Hëna do ju përballë me shumë sfida gjatë kësaj dite ju do ja dilni mbanë t’i kaloni. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj do i bëjë ballë problemeve e vështirësive që do dalin. Do jeni shumë më të logjikshëm të dyja palët dhe do i kuptoni edhe gabimet që keni bërë. Ju beqarët as nuk do mendoheni dy herë para se të bëni përzgjedhje sepse zemra do ju ndizet flakë. Në punë qielli do jetë plot re dhe shpesh nuk do i shihni gjërat qartësisht. Më mirë qetësohuni njëherë e më pas hidhni hapa më tej. Buxheti do jetë goxha i mirë kështu që mund të përfitoni nga rasti për të bërë disa investime më tepër.
Shëndeti: Energjia do jetë mesatare. Kujdesuni për gjumin dhe pushoni më shumë.
Këshilla e Ditës: Shikoni gjithmonë dritën në fund të tunelit, edhe kur gjërat duken të vështira.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do ndiheni paksa në ankth dhe jo shumë të qetë për të vazhduar para. Për ju të dashuruarit, edhe pse Plutoni do jetë vendosur keq në qiellin tuaj dhe do nxitë debatet, ju sërish do i përballoni ato me sukses dhe dita do mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju beqarët do keni një ditë goxha të trazuar dhe nuk do e keni aspak mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Ju do keni gjëra shumë më të rëndësishme me çfarë të merren. Në punë nuk do ju mungojë dëshira dhe energjia, por rrethanat do vijnë të tilla që shpesh do gjendeni në vështirësi. Financat do jenë gjithë kohës të mira.
Shëndeti: Ankthi dhe lodhja nervore mund të ndikojnë. Bëni ushtrime frymëmarrjeje dhe kujdesuni për pushim.
Këshilla e Ditës: Mos e lini veten të bllokohet nga shqetësimet e vogla, shikoni gjithçka në perspektivë.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite realiteti do jetë si një ëndërr e bukur që e keni parë aq shumë herë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e jashtëzakonshme. Do iu vini njëherë e mirë kapak problemeve të së shkuarës dhe do e bëni çdo moment më të bukur. Ju beqarët nuk do jeni shumë me fat në dashuri, por nuk do kaloni një ditë të keqe sepse miqtë dhe familjarët do iu mbajnë gjithë kohës pranë. Në punë do jeni vërtet me fat dhe çdo gjë do ju zgjidhet sa hap e mbyll sytë. Asgjë nuk do jetë e pamundur sot. Në planin financiar do keni ende vështirësi.
Shëndeti: Mund të ndiheni pak të lodhur, por gjendja emocionale do jetë e shkëlqyer. Kujdesuni për ushqimin e shëndetshëm.
Këshilla e Ditës: Mbani afër ata që ju duan vërtet, ata do jenë forca juaj më e madhe.
Luani
Dita e sotme do jetë shumë më e mirë se më parë. Më në fund do mbizotërojë ekuilibri. Ju që keni një lidhje do e përmirësoni tej mase marrëdhënien tuaj me partnerin dhe do jeni shumë më tolerante se më parë. Nuk do keni më as pengje nga e shkuara pasi gjithçka do zgjidhet. Ju beqarët do jeni shumë të kujdesshëm dhe do arrini me maturi ta afroni personin që pëlqeni. Mbrëmja do jetë edhe më emocionuese. Në punë do veproni sipas instinktit dhe energjia që do keni do iu ndihmojë të kaloni çdo lloj sfide. Për ju gjithçka tashmë do duket më e lehtë. Me shpenzimet do keni probleme serioze po nuk i menaxhuat si duhet.
Shëndeti: Do ndiheni të fortë dhe plot energji, por mos e teproni me lodhje fizike. Pushoni kur trupi ua kërkon.
Këshilla e Ditës: Ndiqni zemrën, por mbani gjithmonë një sy hapur për pasojat.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do kërkoni qetësinë mbi të gjitha dhe yjet do ua sigurojnë këtë gjë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me çaste të lumtura. Nuk do keni aspak debate apo mosmarrëveshje me atë që keni në krah. Ju beqarët do jeni të gatshëm të filloni edhe aventura kalimtare vetëm që të mos e ndieni vetminë. Mundësitë në fakt do jenë të njëpasnjëshme. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do arrini të përmbushni të gjitha detyrat që iu janë dhënë nga shefat. Me financat duhet të jeni sa më të kujdesshëm që të mundeni sepse po e kaluat këtë ditë pa probleme më pas gjendja do jetë e mirë.
Shëndeti: Qetësia shpirtërore do ndikojë pozitivisht edhe tek gjendja fizike. Kujdes me lodhjen mendore.
Këshilla e Ditës: Jepini përparësi qetësisë dhe mos e lejoni askënd t’ua prishë harmoninë.
Peshorja
Në mëngjes do i keni idetë paksa të turbullta, por falë familjarëve gjithçka do jetë më ndryshe. Ju të dashuruarit do jeni goxha romantikë dhe në çdo moment do e surprizoni atë që keni në krah. Atmosfera do jetë e jashtëzakonshme gjatë gjithë ditës. Ju beqarët do e keni shumë të vështirë ta ndryshoni statusin kështu që më mirë të merreni me diçka që të mos mërziteni. Në punë do jeni me humor shumë të mirë dhe të gatshëm të merrni përsipër detyra të rëndësishme. Mund të ndihmoni edhe miqtë tuaj. Çështjet financiare do jenë goxha interesante kështu që mund të përfitoni për të bërë edhe disa investime më tepër.
Shëndeti: Do ndiheni mirë, por herë pas here mund të ndjeni lodhje mendore. Pushoni dhe shmangni streset e kota.
Këshilla e Ditës: Mos e lini ditën të rrëshqasë kot, shfrytëzojeni për t’i bërë gjërat më të bukura rreth jush.
Akrepi
Edhe pse mund të irritoheni shpejt sot, komunikimi do ju ndihmojë të gjeni zgjidhje për problemet që do iu dalin. Fatmirësisht ato nuk do jenë të mëdha. Jeta juaj në çift do jetë më e konsoliduar gjatë kësaj dite. Do jeni të dyja palët më serioze dhe do përkujdeseni për të mirën e përbashkët. Beqarët nga ana tjetër do ndihmohen mjaft nga Dielli dhe do arrijnë ta gjejnë personin më të përshtatshëm për të filluar një lidhje të veçantë. Në punë do dini të ruani qetësinë dhe do bëni gjithçka për të ruajtur postin që keni. Financat do jenë goxha të mira. Mund të kryeni pa frikë shpenzimet e domosdoshme dhe të hiqni edhe disa para mënjanë.
Shëndeti: Mund të ndiheni të lodhur nga ngarkesa emocionale, ndaj gjeni kohë për relaks dhe aktivitet fizik të lehtë.
Këshilla e Ditës: Mbani nën kontroll emocionet, kështu do fitoni çdo sfidë që ju del përpara.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite gjërat për ju kanë për të ecur mjaft mirë dhe nuk do keni asgjë për çfarë të mërziteni. Për ju të dashuruarit, falë ndikimit të madh të Jupiterit, jeta sentimentale do jetë goxha më e qetë. Do merreni vesh më së miri me partnerin dhe nuk do debatoni për asgjë. Ju beqarët do realizoni papritur disa takime të cilat mund t’ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Në punë edhe mund të revoltoheni paksa për disa vonesa që do iu ndodhin, por pas mesdite situata do normalizohet. Të gjithë kalojnë situata të tilla. Dielli do ju ndriçojë mendimet sot dhe do arrini të merrni masat e duhura për ta stabilizuar buxhetin. Mund t’i kryeni pa frikë investimet e nevojshme.
Shëndeti: Do jeni energjikë dhe në formë të mirë. Kujdes vetëm të mos e teproni me ushqimet e rënda.
Këshilla e Ditës: Shijoni ditën, sepse sot keni mundësinë të hidhni hapa të mëdhenj përpara.
Bricjapi
Sot në shumë momente gjërat mund të ndërlikohen dhe ju nuk do ndiheni të qetë. Ju të dashuruarit do kërkoni edhe më tepër pavarësi në çift dhe kjo mund të ndezë herë pas here disa debate. Po u treguat më të logjikshëm keni për të pasur përfitime më të mëdha. Ju beqarët do keni disa takime shumë të rëndësishme dhe ka mundësi që jeta t'iu ndryshojë për mirë. Në punë do merrni përsipër disa detyra të reja dhe do ja dilni për mrekulli. Në këto momente asgjë nuk ju duket e paarritshme. Me shpenzimet mos u tregoni shumë impulsivë sepse keni për të pasur tronditje të mëdha.
Shëndeti: Herë pas here mund të ndiheni të tensionuar dhe nervozë. Një shëtitje në natyrë do ju ndihmojë të qetësoheni.
Këshilla e Ditës: Ruani qetësinë dhe mos lejoni që nervozizmi t’iu prishë planet.
Ujori
Gjatë kësaj dite asgjë nuk do iu ecë ashtu si e kishit menduar. Mund t’iu dalin probleme pas problemesh. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e keqe. Do keni debate e konflikte të njëpasnjëshme dhe do ndiheni me të vërtetë keq. Nëse jeni beqarë do keni veçse mundësi për aventura kalimtare dhe do përfitoni pafund prej tyre. Në punë do keni disa diskutime të pakëndshme me kolegët tuaj dhe do shpërqendroheni tërësisht. Do ju duhet pak kohë ta rimerrni veten dhe të vazhdoni ato që keni nisur. Sektori i financave do jetë i trazuar dhe nuk do arrini dot të kryeni as shpenzimet më të domosdoshme. Bëni kujdes!
Shëndeti: Do ndiheni të lodhur dhe të mbushur me stres. Kujdesuni për orët e gjumit dhe për dietën ushqimore.
Këshilla e Ditës: Mos i lini problemet e sotme t’iu rrëzojnë, nesër gjithçka do duket ndryshe.
Peshqit
Pa dashur sot mund të futeni nëpër situata të tensionuara dhe do ndiheni vërtet keq. Ju të dashuruarit, edhe pse do jeni shumë ambiciozë për jetën profesionale, sërish nuk do e kaloni në plan të dytë jetën sentimentale. Marsi do ua shtojë dëshirat dhe do argëtoheni pafund. Ju beqarët do e gjeni më në fund princin tuaj të kaltër dhe do filloni një lidhje shumë të qëndrueshme. Në punë do lodheni shumë me detyrat e reja që keni filluar. Bëni herë pas here pushim sepse përndryshe nuk do i vazhdoni gjërat si duhet. Buxhetin do dini si ta organizoni gjatë gjithë kohës dhe nuk do keni as problemin më të vogël.
Shëndeti: Shëndeti do jetë i mirë, por mos e teproni me lodhjen. Pushoni më tepër që të mos konsumoheni.
Këshilla e Ditës: Jepini kohë vetes dhe mos harroni të shijoni momentet e bukura që ju dhurohen.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
$ads={2}
Post a Comment