Dashi
Në disa raste, frika e të mos qenit në lartësinë e duhur mund t’iu prishë gjithë ekuilibrin kështu që do jeni në ankth për të bërë më të mirën. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e privilegjuar. Do jeni të gatshëm të bëni edhe surpriza në jetën tuaj sentimentale vetëm që harmonia dhe alegria të mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët më mirë të mos nxitoheni dhe t'ia lini çdo gjë kohës, pasi vetëm kështu do përjetoni emocionet dhe kënaqësitë e ëndërruara. Në punë duhet të bëni akoma më shumë përpjekje për të arritur atë që dëshironi. Do ndiqni disa strategji strikte dhe keni për t’ia dalë. Buxhetin do dini si ta menaxhoni në çdo moment.
Shëndeti: Kujdesuni për frymëmarrjen e thellë dhe ushtrimet relaksuese për të shmangur ankthin.
Këshilla e Ditës: Mos e lini frikën të kontrollojë hapat tuaj, por përdoreni si shtysë për të ecur përpara.
Demi
Për fatin tuaj të madh sot do përjetoni shumë emocione. Do ndiheni edhe më të sigurt në vetvete. Nëse keni një lidhje jeta juaj do ketë shumë përmirësime. Do jeni më të hapur, më tolerantë dhe më të kuptueshëm me partnerin tuaj. Ju beqarët do jeni të përqendruar tek puna dhe nuk do i përkushtoheni gjetjes së dashurisë. Në këtë mënyrë do mbeteni me të njëjtin status. Në punë nuk do mungojnë intrigat nga kolegët, por ju do jeni të bindur për rrugën që duhet të ndiqni. Pavarësisht sa kohë do ju marrë keni për ta realizuar objektivin final. Në planin financiar fati ka për të qenë gjithë kohës në anën tuaj, kështu që mos u shqetësoni për asgjë.
Shëndeti: Energjia do jetë e lartë, por kujdesuni të mos e teproni me ushqimin e rëndë.
Këshilla e Ditës: Qëndroni të qëndrueshëm në vendimet tuaja, edhe kur të tjerët përpiqen t’ju tundin.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do jeni edhe më kreativë dhe do e dëgjoni instinktin tuaj të parë. Ju të dashuruarit do jeni më të logjikshëm dhe do i zgjidhni një e nga një të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur me partnerin. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës, por do i merrni gjërat shtruar e nuk do nxitoheni për asgjë. Në punë duhet të shkëmbeni ide e mendime me kolegët sepse do ju vlejnë. Mundet edhe ta vazhdoni një projekt së bashku. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Do mund të kryeni të gjitha investimet e menduara dhe gjendja do vazhdojë të mbetet e kënaqshme.
Shëndeti: Do ndiheni energjikë, por kujdesuni për pushimin e mjaftueshëm që të ruani ekuilibrin mendor.
Këshilla e Ditës: Përdorni kreativitetin si armë të fortë për të dalë nga çdo situatë.
Gaforrja
Nën ndikimin e madh të Hënës dhe Saturnit, sot nuk do të mund të injoroni fjalët apo komentet që do bëhen për ju. Ju të dashuruarit do keni nevojë të fortë për ngrohtësi dhe harmoni në jetën tuaj. Fatmirësisht partneri do jetë pranë dhe do përpiqet t’ju plotësojë dëshirat. Ju beqarët do jeni më sharmantë se kurrë dhe keni më shumë mundësi të realizoni takime të veçanta. Në punë mund të aplikoni për një post më të rëndësishëm, pasi gjërat nuk janë aq të vështira sa ju duken. Financat kërkojnë kujdes: shmangni rreziqet e panevojshme dhe bëni llogari para çdo shpenzimi.
Shëndeti: Kujdesuni për sistemin nervor, shmangni mbingarkesën mendore dhe gjeni kohë për pushim.
Këshilla: Mos lejoni që mendimi i të tjerëve të ndikojë mbi ju; besoni instinktit dhe vlerës suaj.
Luani
Sot do ndjeni nevojën të mbani pak distancë nga të tjerët për të reflektuar mbi gjithçka. Ju të dashuruarit do tregoheni realistë dhe do qëndroni me këmbë në tokë; marrëdhënia do ecë qetësisht. Ju beqarët bëni kujdes të mos rrezikoni shumë vetëm për të ndryshuar statusin tuaj, sepse më vonë mund të pendoheni. Në punë do përballeni me sfida që kërkojnë përqendrim dhe seriozitet. Në financa do jetë e domosdoshme vigjilenca, pasi vetëm kështu do ruani ekuilibrin.
Shëndeti: Mund të ndiheni pak të lodhur. Organizoni oraret më mirë dhe mos neglizhoni gjumin.
Këshilla: Merrni kohë për reflektim, por mos harroni se edhe guximi i matur hap rrugë të reja.
Virgjëresha
Kjo ditë do jetë e kontrastuar dhe shpesh do ju duket sikur jetoni mes realitetit dhe ëndrrës. Ju që jeni në një lidhje nuk do përballeni me vështirësi; do dashuroheni me sinqeritet dhe zemra do ndiejë qetësi. Ju beqarët do keni një takim shumë të veçantë, i cili mund të ndryshojë rrjedhën e jetës suaj. Në punë pozicioni i Saturnit do jetë mjaft i favorshëm, duke ju dhënë mundësinë të realizoni projekte të rëndësishme. Buxheti kërkon kujdes: nëse e lini pas dore, mund të përballeni me surpriza të pakëndshme.
Shëndeti: Energjia do jetë e mirë, por shmangni stresin dhe lodhjen e tepruar për të ruajtur ekuilibrin.
Këshilla: Përdorni qartësinë e mendjes për të bërë zgjedhje të drejta; sot mund të vendosni bazat për të ardhmen.
Peshorja
Kjo ditë nuk është e përshtatshme për vendime të mëdha. Do ishte më e mençur të reflektoni gjatë mbi gjithçka. Në dashuri do përpiqeni të ruani një atmosferë të qetë; nëse partneri shfaqet i mërzitur ose me nerva, shmangni debatet. Beqarët do tregohen më të matur dhe nuk do pranojnë çdo ftesë, gjë që do i mbrojë nga zhgënjimet. Në punë mund të mos ndiheni plotësisht të kënaqur me rezultatet, por fati do jetë në anën tuaj dhe do arrini të përfundoni me sukses projektet e nisura. Financat kërkojnë vigjilencë, sepse vetëm nëse tregoheni të kujdesshëm sot, edhe e ardhmja do jetë më e sigurt.
Shëndeti: Mund të ndiheni paksa të lodhur mendërisht, ndaj shmangni diskutimet e kota dhe gjeni kohë për relaks. Një shëtitje në ajër të pastër do ju qetësojë.
Këshilla: Mos i merrni vendimet me ngut, sepse maturia do të jetë arma juaj më e fortë sot.
Akrepi
Hëna dhe Mërkuri do ju bëjnë më të arsyeshëm dhe më të kthjellët. Të dashuruarit mund të përjetojnë pak monotoni, ndaj herë pas here është mirë të shkëputeni dhe të kaloni kohë me miqtë apo familjen. Beqarët do kenë një ditë të begatë e plot surpriza të këndshme; gjërat mund të ndryshojnë për ta papritur. Në punë, sidomos për ata që merren me financë apo tregti, dita sjell fat dhe fitime të mira. Megjithatë, financat do jetë e vështirë t’i mbani të balancuara, ndaj duhen menaxhuar me kujdes.
Shëndeti: Stresi dhe mërzia mund të ndikojnë tek energjia juaj, ndaj është koha për të gjetur një aktivitet që ju çliron, si leximi apo sporti i lehtë.
Këshilla: Ruani qetësinë dhe mos lejoni rutinën të shuajë pasionin brenda jush.
Shigjetari
Durimi dhe shpresa do jenë dy shtyllat kryesore të kësaj dite. Në dashuri do tregoheni të sjellshëm e të kujdesshëm me partnerin dhe marrëdhënia do lulëzojë, pa asnjë shqetësim. Beqarët do ndihen mirë me veten dhe nuk do ndjekin me ngut lidhje të reja; çdo gjë do vijë në kohën e saj. Në punë keni të gjitha mundësitë për të arritur qëllimet tuaja. Vështirësitë do ekzistojnë, por me këmbëngulje do i kapërceni. Financat do mbeten të qëndrueshme nëse tregoheni të matur dhe nuk bëni shpenzime të panevojshme.
Shëndeti: Energjia juaj është në rritje, por mos e shpërdoroni me aktivitete të panevojshme. Pushimi i mjaftueshëm do ju bëjë të ndiheni më të fortë.
Këshilla: Ecni ngadalë, por me hapa të sigurt. Çdo gjë e mirë vjen kur është koha e saj.
Bricjapi
Merkuri do të jetë sot pranë jush dhe do ju ndihmojë të arrini qëllimet që keni dëshiruar prej kohësh. Emocionet do jenë të forta dhe çdo gjë do përjetohet intensivisht. Ju të dashuruarit do shfaqni shumë magnetizëm dhe marrëdhënia me partnerin do jetë e jashtëzakonshme, plot surpriza e momente romantike. Beqarët, për fat të keq, nuk do jenë shumë të kthjellët dhe mund të bëjnë zgjedhje të nxituara që do sjellin peshë më vonë. Në punë do ketë ndryshime të cilave duhet t’u përshtateni me kujdes. Organizimi dhe vëmendja do jenë thelbësore. Financat do dini si t’i menaxhoni dhe kjo do bëjë që situata të mbetet e qëndrueshme.
Shëndeti: Kujdesuni për oraret e gjumit dhe mos e teproni me ngarkesat mendore. Një shëtitje e qetë mund t’ju ndihmojë shumë.
Këshilla e ditës: Mos merrni vendime të nxituara në dashuri, jepini kohë vetes për të reflektuar.
Ujori
Do jeni shumë sharmantë gjatë kësaj dite dhe do tërhiqni vëmendjen e të gjithëve. Gjërat në përgjithësi do ecin mirë. Nëse jeni në një lidhje, asgjë nuk do prishë harmoninë me partnerin dhe madje do mund të bëni plane të rëndësishme për të ardhmen. Beqarët nuk do ndihen ende gati për një lidhje të qëndrueshme, kështu që do preferojnë aventura të lehta dhe kalimtare. Në punë do ndiheni më të lirë për të vepruar dhe dinamizmi do jetë arma juaj më e fortë. Financat do stabilizohen ndjeshëm, duke ju dhënë më shumë qetësi.
Shëndeti: Energjia do jetë e lartë, por mos e harxhoni kot. Ushqehuni shëndetshëm dhe kujdesuni për hidratimin.
Këshilla e ditës: Shfrytëzoni sharmin tuaj, por mos e përdorni për të krijuar iluzione te të tjerët.
Peshqit
Kjo ditë do sjellë një kthesë të madhe në jetën tuaj, sikur po nisni një kapitull të ri. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur dyshime për partnerin, sot duhet të gjeni forcën për të folur hapur dhe për të sqaruar gjithçka. Nëse shmangni bisedat, situata vetëm sa do ndërlikohet. Beqarët do kenë mundësi të shumta dhe nuk do e kenë aspak të vështirë të gjejnë dashurinë. Në punë do jeni të përqendruar dhe kritikë me veten, duke kërkuar rezultate sa më perfekte. Financat do përmirësohen vetëm nëse tregoheni të kujdesshëm dhe larg shpenzimeve të panevojshme.
Shëndeti: Mund të ndiheni herë pas here të lodhur nga mendimet e tepërta. Praktikoni relaksim ose aktivitete që ju qetësojnë.
Këshilla e ditës: Përballuni me realitetin me guxim, sepse vetëm kështu do gjeni qetësinë që kërkoni.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
$ads={2}
Post a Comment