Dashi 21 GUSHT
Nuk do keni më aq komplekse sa më parë gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më të qetë. Nuk do jeni më as pesimistë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë pozitive. Do jeni më shprehës nga më parë dhe marrëdhënia në çift do ketë përmirësime. Ju beqarët do keni goxha takime, por mirë është të mos mendoni projekte serioze menjëherë. Në punë mundohuni të gjeni zgjidhje më praktike për çdo gjë. Surprizojini edhe shefat. Financat kanë për të qenë goxha të mira dhe mund të kryeni të gjitha investimet që keni menduar prej kohësh.
Shëndeti: Do ndiheni të çliruar nga ankthi dhe më energjikë se më parë. Kujdesuni gjithsesi për gjumin dhe mos e teproni me lodhjen fizike.
Këshilla e ditës: Shfrytëzoni momentin për të ndërtuar ura të reja, jo për t’i prishur ato që keni.
Demi
Më e mira është të tregoheni bashkëpunues me të gjithë sot dhe do përfitoni akoma më shumë. Ju që jeni në një lidhje nuk duhet të mundoheni t'i bëni xhelozë ata që keni në krah pasi atëherë kur nuk do e prisni situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit. Saturni do jetë planeti që do ketë ndikimin më të madh tek jeta juaj sentimentale. Ju beqarët do keni vetëm mundësi për aventura kalimtare dhe asgjë më tepër. Në punë përgatituni për një propozim të ri mjaft interesant. Pranojeni sepse vërtet mund t’iu stresojë pak në fillim, por do kënaqeni më pas. Buxheti ka për t'iu krijuar probleme shumë shpejt pasi nuk do jeni të matur me shpenzimet.
Shëndeti: Stresi mund t’ju lodhë mendërisht. Bëni pak aktivitet fizik ose merrni ajër të pastër për të shmangur tensionin.
Këshilla e ditës: Në vend që të provokoni, përpiquni të ruani qetësinë dhe të ushqeni marrëdhëniet.
Binjakët
Edhe pse pa ndonjë emocion shumë të fortë, gjërat në përgjithësi do ecin mirë për ju. Nëse keni një lidhje pasioni do mungojë sot në jetën tuaj sentimentale, megjithatë nuk do keni probleme apo debate me partnerin. Ndonjëherë gjërat duhen marrë me qetësi të plotë. Ju beqarët do keni një ditë pozitive dhe do realizoni disa takime të veçanta. Në punë do keni goxha gjëra për të bërë, por pak e nga pak do ja dilni mbanë. Mbështetja e disa kolegëve të vjetër do jetë e vyer. Buxheti mund të ketë disa tronditje të vogla për shkak të shpenzimeve që do ju duhet të kryeni për shtëpinë apo mjetet e punës.
Shëndeti: Energjia do jetë mesatare. Kujdes me ushqimin e rëndë dhe shmangni lodhjen e panevojshme.
Këshilla e ditës: Merrni gjithçka hap pas hapi dhe mos e humbni durimin, rezultatet do vijnë.
Gaforrja
Ka mundësi që sot të mos ndiheni të sigurt për asgjë dhe do keni frikë edhe të shpreheni lirshëm. Ju të dashuruarit duhet të jeni në çdo moment të arsyeshëm dhe vigjilentë pasi në të kundërt mund t’iu lindin probleme të mëdha me partnerin. Nëse jeni beqarë duhet ta shfrytëzoni çdo mundësi që do iu jepet për takime sepse sot mund të jetë dita juaj. Në punë do jenë bashkëpunëtorët ata që do ju vënë më në pah pasi vetë jeni të turpshëm. Buxheti ka për të qenë shumë më i mirë nga sa ju e kishit menduar gjithë këto kohë kështu që mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë çmenduri të vogël.
Shëndeti do kërkojë pak më shumë kujdes. Stresi dhe pasiguritë e vogla mund t’iu lodhin, prandaj merrni kohë për të pushuar dhe për të marrë frymë thellë. Një shëtitje në ajër të pastër do iu bëjë mirë.
Këshilla e ditës: Besoni më shumë tek vetja dhe mos kini frikë të shpreheni, forca juaj vjen nga guximi.
Luani
Mërkuri do e sjellë çdo situatë në favorin tuaj sot dhe do ndiheni edhe më të lumtur. Ju të dashuruarit do i jepni prioritet absolut jetës tuaj sentimentale dhe do e bëni çdo moment pranë partnerit të jashtëzakonshëm. Ju beqarët do keni disa takime, por asnjë nga personat nuk do iu bëjë t’iu rrahë zemra fort. Kjo është arsyeja që ju nuk do doni të hidhni hapa. Në punë do arrini të përqendroheni edhe më shumë. Do doni që t’i përfundoni me sukses të gjitha detyrat që iu janë dhënë. Falë Merkurit sektori i financave ka për të qenë më i privilegjuar se kurrë ndonjëherë më parë. Do ndiheni të qetë.
Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë, por mos e teproni me ritmin e lartë të jetës. Kujdesuni të pushoni mjaftueshëm që të mos ndiheni të rraskapitur.
Këshilla e ditës: Mos u mjaftoni vetëm me fitore të vogla, shihni më larg dhe investoni në ëndrrat afatgjata.
Virgjëresha
Sot është momenti të pranoni ose të refuzoni kontrata. Mendohuni mirë para se të hidhni çdo lloj hapi. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë të qetë dhe pa probleme. Në mbrëmje planetët do ua plotësojnë dëshirat një e nga një. Ju beqarët nuk do doni të fillojnë lidhje edhe pse disa persona do bëjnë të pamundurën për t’iu pasur gjithë kohës pranë. Në punë do e keni ju në dorë vazhdimësinë e gjërave. Sa më të kujdesshëm e të matur të tregoheni, aq më mirë për ju. Në planin financiar do jetë Marsi që do ndikojë negativisht dhe mund të sjellë probleme të njëpasnjëshme në këtë sektor. Merrni masa pa pasur tronditje të forta.
Shëndeti nuk do jetë problematik, por mund të ndiheni disi të lodhur nga mendimet dhe vendimet e shumta. Një regjim ushqimor i balancuar do iu ndihmojë të ndiheni më mirë.
Këshilla e ditës: Mos e lini frikën nga gabimet t’iu ndalë. Kujdesi është i nevojshëm, por vendosmëria është ajo që sjell suksesin.
Peshorja
Sot nuk do gjeni qetësi, sepse do ndiheni të shtyrë të jeni gjithmonë në lëvizje. Në dashuri, për ata që janë në çift, emocionet do jenë të zjarrta dhe të pandërprera. Do ndiheni mirë në çdo çast dhe nuk do dëshironi të shkëputeni nga partneri as për një moment. Beqarët do tregohen më të hapur ndaj aventurave kalimtare, thjesht për t’u ndjerë mirë. Në punë, në vend që të humbisni kohë pas detajeve të vogla, fokusohuni tek thelbi dhe rezultatet do jenë më fitimprurëse. Megjithatë, financat mbeten ende të brishta dhe përpjekjet për stabilizim nuk do japin rezultatet e dëshiruara.
Shëndeti: Do ndiheni energjikë, por lëvizja e tepërt mund t’ju lodhë. Jepini trupit pushimin e nevojshëm dhe kujdesuni për ushqimin.
Këshilla: Mos e shpërdoroni energjinë në gjëra të parëndësishme, por përqendrohuni tek ajo që ka vërtet vlerë.
Akrepi
Kjo ditë do të sjellë një atmosferë më të ngrohtë nga sa prisnit. Për ata që janë në çift, zemra do rrahë fort dhe emocionet do jenë të pranishme në çdo moment, duke i dhënë marrëdhënies një ndjenjë të veçantë ngrohtësie. Beqarët do shfaqin shumë shije dhe magnetizëm, duke tërhequr vëmendjen e personit të duhur. Edhe pse lidhja e re mund të mos nisë menjëherë, rruga e duhur është hapur. Në punë nuk do ndjeni presion, përkundrazi do i kryeni detyrat me dëshirë dhe përkushtim, duke bërë që progresi të jetë i dukshëm. Kujdes me financat: llogaritë duhen bërë me saktësi për të shmangur surprizat.
Shëndeti: Gjendja fizike do jetë e qëndrueshme, por duhet të shmangni tepricat dhe ushqimet e rënda.
Këshilla: Shijoni momentet e sotme pa u përqendruar shumë në frikën e së ardhmes.
Shigjetari
Edhe pse në disa momente do ju duhet të përballoni sfida, me dëshirë dhe vullnet do ia dilni mbanë. Për ju të dashuruarit kjo do jetë një ditë e këndshme, ku do ndani gjithçka me partnerin, gjë që do forcojë më shumë lidhjen tuaj. Beqarët do kenë fat dhe do arrijnë të afrojnë personin që u përshtatet më shumë. Në punë do tregoni ambicie dhe vullnet të hekurt, ndaj asgjë nuk do jetë e pamundur për ju. Financat nuk do jenë nën kontrollin tuaj dhe nuk përjashtohen tronditjet.
Shëndeti: Energjia do jetë e bollshme, por kujdes me stresin që mund të vijë nga problemet financiare. Praktikoni sport ose shëtitje për t’u çlodhur.
Këshilla: Mos i lini pas dore emocionet tuaja; balanca mes punës dhe shpirtit është thelbësore.
Bricjapi
Venusi dhe Mërkuri do ju bëjnë më të logjikshëm dhe më largpamës gjatë kësaj dite. Keni për të zgjidhur edhe disa probleme të vogla të së shkuarës. Ju që keni një lidhje do gjeni gjuhën e përbashkët dhe marrëdhënia në çift do jetë më e bukur se dje. Sytë do ju shkëlqejnë gjithë kohës dhe buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë çast nga fytyra. Ju beqarët nuk duhet të pranoni çdo ftesë që do ju bëhet pasi mund të lëndoheni shumë. Në punë do iu jepet një detyrë më e rëndësishme për ta përmbushur. Mblidhni forcat e më pas veproni. Në planin financiar do jeni me fat dhe do e keni të lehtë t’i kryeni të gjitha shpenzimet e nevojshme.
Shëndeti do jetë i qëndrueshëm, por kujdesuni të mos e shpërdoroni energjinë. Një pushim i shkurtër dhe aktiviteti fizik i lehtë do ju ndihmojë të qëndroni të ekuilibruar.
Këshilla e ditës: Mos merrni vendime të nxituara, durimi do ju shpërblejë.
Ujori
Do jeni sharmantë gjatë kësaj dite dhe do merrni çdo gjë që dëshironi. Sytë do ju shkëlqejnë në çdo moment. Ju të dashuruarit do përjetoni ndjesi shumë të forta. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do ua plotësojë të gjitha dëshirat që keni. Nëse jeni beqarë as nuk do tentoni të joshni ndonjë person sepse për ju tani për tani ka gjëra akoma më të rëndësishme. Në punë do e gjeni mënyrën për të dalë nga hendeku ku keni rënë edhe pse lodhja do jetë e madhe. Do ndiheni shumë më të qetë më pas. Buxheti nuk do jetë i keq, por nëse doni të siguroni të ardhmen, mundohuni të hiqni edhe disa para mënjanë.
Shëndeti kërkon pak më shumë vëmendje sepse lodhja e tepërt mund të ulë energjinë tuaj. Kujdesuni për orarin e gjumit dhe shmangni stresin.
Këshilla e ditës: Shikoni përpara dhe mos u kapni pas së shkuarës.
Peshqit
Për shkak të ndikimit negativ të Jupiterit dhe Marsit, as sot nuk do i kaloni dot problemet që ju kishin dalë. Për ju të dashuruarit kjo ditë do jetë goxha e tensionuar. Nuk do arrini dot të diskutoni qetësisht me atë që keni në krah dhe do i thoni njëri-tjetrit fjalë të rënda. Ju beqarëve nuk do ju pëlqejë vetmia dhe do jeni gati të provoni edhe aventura kalimtare vetëm për të mos u ndier vetëm. Në punë do jeni të pavëmendshëm dhe mund të keni edhe debate me kolegët. Kjo do ua vështirësojë më tepër gjërat. Me financat mos bëni asnjë çmenduri nëse nuk doni të mbeteni shpejt pa para.
Shëndeti mund të ndikohet nga tensionet e larta dhe stresi. Kujdesuni të gjeni qetësi shpirtërore dhe të mos e ngarkoni veten më tepër seç duhet.
Këshilla e ditës: Fjalët e nxituara mund të lëndojnë, ndaj mendohuni mirë para se të flisni.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
$ads={2}
Post a Comment