Dashi
Dita e sotme do të ketë një rëndësi të veçantë për ju. Do të jeni më të qetë, më të thelluar në mendime dhe do reflektoni me kujdes mbi të shkuarën dhe mbi vendimet që ju presin përpara. Energjia që do ju rrethojë do jetë pozitive dhe do ndiheni më të përgatitur për çdo situatë.
Në dashuri, falë ndikimit të Neptunit, do përjetoni emocione të bukura e të thella. Ju që jeni në një lidhje do dashuroheni lirshëm dhe pa kufij, duke ndërtuar një komunikim të sinqertë me partnerin. Nuk do ketë tensione, por vetëm ndjeshmëri dhe mirëkuptim. Ju beqarët do filloni një etapë të re në jetën sentimentale. Një njohje e papritur mund të sjellë gëzim dhe një ndjenjë të re që do ju bëjë të besoni sërish tek dashuria.
Në punë, do shfaqni më shumë vetëbesim dhe autoritet. Do të keni mundësi të shkëlqyera për të negociuar dhe për të ndërtuar marrëveshje të rëndësishme. Nuk do lejoni që të tjerët t’ju diktojnë rrugën, përkundrazi do jeni ju ata që do udhëhiqni.
Në planin financiar, gjërat do ecin më mirë. Megjithatë, këshillohet të prisni edhe pak kohë para se të ndërmerrni investime të mëdha dhe të rrezikshme. Kujdesi në këtë drejtim do ju shpëtojë nga situata të paqarta në të ardhmen.
Shëndeti: Sot do ndiheni më të fortë fizikisht, por mos neglizhoni sinjalet e trupit. Këshillohet një kujdes më i madh ndaj muskujve dhe kockave, sidomos për ata që kalojnë shumë kohë ulur. Një shëtitje në natyrë do ju ndihmojë shumë.
♉ Demi
Gjatë kësaj dite do ndiheni të përhumbur dhe nuk do kënaqeni me asgjë. Shpeshherë do bini në trishtim të thellë dhe do ju mungojë motivimi për të vazhduar me rutinën e përditshme. Do ju duhet një shtysë për të dalë nga ky gjendje e rënduar emocionale.
Në dashuri, dita do jetë e mbushur me tensione dhe momente zhgënjimi. Ju që jeni në çift, mund të ndiheni të lënduar nga fjalët apo veprimet e partnerit. Komunikimi do jetë i vështirë, por nëse ruani qetësinë mund ta kaloni më lehtë këtë fazë. Beqarët duhet të tregohen të duruar. Mos u nxitoni të hyni në një marrëdhënie vetëm nga frika e vetmisë, sepse mund të bëni zgjedhje të gabuara.
Në punë, do e lini çdo gjë për më vonë, por kujdes: kjo sjellje mund të sjellë pasoja serioze. Mos harroni shprehjen “Hekuri rrihet sa është i nxehtë.” Shfrytëzoni mundësitë kur ato ju vijnë përpara.
Në planin financiar, gjendja do përmirësohet në mënyrë të menjëhershme. Do arrini më në fund të shlyeni disa borxhe të vjetra dhe do ndiheni më të lehtësuar.
Shëndeti: Gjendja emocionale do ndikojë drejtpërdrejt në mirëqenien tuaj fizike. Mund të ndjeni lodhje, pasiguri dhe shqetësime të vogla me sistemin tretës. Mos neglizhoni trupin, përpiquni të pushoni më shumë dhe të ushqeheni shëndetshëm.
♊ Binjakët
Kjo e martë do ju gjejë më të frymëzuar se zakonisht. Do ndjeni një forcë të brendshme që do ju shtyjë të realizoni çdo gjë me përpikëri dhe pasion. Mendimet do jenë të kthjellëta dhe vendosmëria do jetë arma juaj më e fortë.
Në dashuri, Venusi do ndriçojë jetën tuaj sentimentale. Nëse jeni në një lidhje, çdo moment pranë partnerit do jetë si një skenë nga një ëndërr romantike. Do përjetoni çaste të ngrohta, pasion dhe përkujdesje të ndërsjellë. Beqarët nuk do kenë shumë fat në dashuri sot, por miqtë dhe ambienti rrethues do ju japin mbështetjen dhe argëtimin që keni nevojë.
Në punë, gjithçka do realizohet sipas planifikimeve. Do ndiheni më të organizuar dhe do keni përkrahjen e disa kolegëve për të nisur projekte të reja. Mos kini frikë të merrni përgjegjësi më të mëdha.
Në planin financiar, do tregoheni të kujdesshëm në menaxhimin e buxhetit. Do dini ku të shpenzoni dhe ku të kurseni. Jo vetëm që do ju dalin të ardhurat për nevojat tuaja, por do mund të vendosni edhe disa para mënjanë.
Shëndeti: Shëndeti do jetë përgjithësisht i mirë. Kujdesuni për hidratimin dhe mos e neglizhoni lëvizjen fizike, qoftë edhe përmes një ecjeje të shpejtë. Do ndiheni më të çliruar dhe më të qetë pas një aktiviteti në natyrë.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite ka rrezik të mos jeni shumë realistë. Do ndiheni të turbullt nga brenda dhe në disa raste mund të merrni vendime që më vonë do i pendoheni. Intuita juaj do jetë e fortë, por do duhet ta kombinoni me maturi.
Në dashuri, xhelozia do jetë e tepruar dhe do sjellë keqkuptime. Ju që jeni në një lidhje do bëheni posesivë dhe do e vendosni partnerin në siklet, gjë që do cenojë ndjeshëm marrëdhënien. Nëse nuk gjeni mënyrën e duhur për të shprehur ndjenjat, do krijoni një mur mes jush. Ju beqarët do ndiheni të izoluar emocionalisht dhe nuk do bëni përpjekje për të ndryshuar këtë situatë.
Në punë, ambicia do ju shtyjë të luftoni fort. Do jeni të gatshëm të përballeni edhe me sfida të vështira, madje do pranoni edhe detyra që dikur i kishit shmangur. Energjia nuk do ju mungojë, por kujdes me reagimet impulsive.
Në planin financiar, gjërat do përmirësohen ndjeshëm. Do ketë zhvillime pozitive që do ju lehtësojnë për momentin.
Shëndeti: Stresi dhe nervozizmi mund të japin shenja fizike, si dhimbje koke apo shqetësime me stomakun. Praktikoni frymëmarrje të thellë dhe mos u ngarkoni me shumë mendime.
♌ Luani
Do ndiheni më të çliruar dhe më spontanë gjatë kësaj dite. Do kërkoni aventura, liri dhe emocione që ju mbajnë gjallë shpirtërisht, por kujdes që të mos dilni nga kufijtë e arsyes.
Në dashuri, dita do jetë plot tension dhe energji elektrizuese. Ju që jeni në një lidhje do debatoni për gjëra të vogla, por në thelb të gjitha do burojnë nga mungesa e vëmendjes. Kujdes me fjalët që thoni në çaste të acarimit. Beqarët do kenë mundësi të shumta për njohje, por asnjëra nuk do jetë aq e veçantë sa për të prekur zemrën tuaj.
Në punë, do gaboni nëse do ngulni këmbë në ide që e dini mirë se nuk janë të drejta. Këshillohet të tregoheni më të hapur ndaj mendimeve të të tjerëve për të shmangur pasoja që mund t’ju dëmtojnë karrierën.
Në planin financiar, pas shumë përpjekjesh dhe kursimesh të vazhdueshme, më në fund situata do stabilizohet dhe do mund të merrni frymë më lirshëm.
Shëndeti: Gjendja fizike do jetë e mirë, por tensioni nervor mund t’ju lodhë. Praktikoni aktivitete çlodhëse si joga apo meditim për të balancuar energjinë e brendshme.
♍ Virgjëresha
Do jeni disi më kokëfortë se zakonisht. Do mendoni se keni gjithmonë të drejtë dhe nuk do pranoni kritika, as edhe sugjerime të buta. Kjo mund të shkaktojë distancë me njerëzit përreth.
Në dashuri, do mungojë fleksibiliteti. Ju që jeni në një lidhje do kërkoni që partneri të sillet saktësisht sipas dëshirës suaj, çka mund të krijojë tensione. Është momenti për të rishikuar marrëdhënien me më shumë mirëkuptim. Beqarët, nëse tregohen më të hapur ndaj ftesave që do marrin, mund të përjetojnë emocione të këndshme e ndryshe nga rutina.
Në punë, bëni një analizë të përgjithshme. Do ju ndihmojë të kuptoni se cilat janë gjërat që nuk funksionojnë mirë dhe ku duhen ndërhyrë. Mos i lini problemet të zvarriten sepse do ju lodhin më shumë më vonë.
Në planin financiar, duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Çdo veprim impulsiv mund të sjellë pasoja të pakëndshme në të ardhmen.
Shëndeti: Mund të ndiheni të ngarkuar nga ana mendore. Mbani një ritëm të qetë në përditshmëri dhe mos anashkaloni pushimin dhe gjumin cilësor.
♎ Peshorja
Kjo ditë do ju gjejë më shumë në rolin e vëzhguesit sesa të nismëtarit. Do preferoni të shikoni, të mendoni dhe të analizoni gjithçka përreth përpara se të veproni.
Në dashuri, dita do jetë mjaft e ngrohtë dhe sensuale. Ju që jeni në një lidhje do përjetoni momente të bukura në çift, me ndjenja të thella dhe përkujdesje reciproke. Beqarët do kenë disa takime interesante, ku njëri prej tyre mund të shndërrohet në një lidhje pasionante dhe premtuese.
Në punë, do ndiheni të përmbushur edhe pa bërë shumë përpjekje. Shefat dhe bashkëpunëtorët do jenë në humor të mirë dhe do ju ndihmojnë në realizimin e objektivave.
Në planin financiar, do jeni me fat. Situata do fillojë të përmirësohet dalëngadalë dhe do ndiheni më të qetë për të ardhmen.
Shëndeti: Do ndiheni mirë fizikisht, por mos lini pas dore balancën emocionale. Një ushqim i ekuilibruar dhe aktivitet i rregullt fizik do jenë aleatë të vlefshëm për ju.
Akrepi
Urani dhe Marsi do ju vënë në një udhëkryq sot. Do ndiheni të tensionuar dhe në shumë momente nuk do jeni të sigurt për rrugën që duhet të ndiqni. Mjafton një fjalë ose një veprim i vogël për të ndezur një debat apo për t’ju vënë në dyshim.
Në dashuri, dita do jetë e trazuar. Ju që jeni në një lidhje do keni disa debate me partnerin, por më shumë zhurmë se sa thelb do të kenë këto grindje. Në pasdite, me pak mirëkuptim, gjithçka do qetësohet. Ju beqarët nuk do jeni të gatshëm për lidhje. Do ndiheni më të plotësuar në shoqërinë e miqve dhe nuk do kërkoni ndryshim në statusin tuaj emocional.
Në punë, më në fund do arrini të përmirësoni marrëdhëniet me kolegët dhe eprorët. Një frymë e re bashkëpunimi do ju çojë drejt suksesit. Po të kishit qenë më të hapur më parë, rezultatet do kishin ardhur më shpejt.
Në planin financiar, do ketë disa përmirësime të lehta. Këto do ju japin siguri për të menduar edhe ndonjë investim të vogël, por mos nxitoni.
Shëndeti: Kujdesuni për sistemin nervor. Stresi i akumuluar mund të japë sinjale si pagjumësi, dhimbje koke apo lodhje të përgjithshme. Merrni kohë për veten dhe për relaksim.
♐ Shigjetari
Edhe pse dita do sjellë energji të mirë, këshillohet të mos merrni vendime të nxituara, sidomos në çështjet që kërkojnë përgjegjësi afatgjatë. Ruani një qëndrim të kujdesshëm dhe mos lini pas dore asnjë detaj.
Në dashuri, dita do jetë mjaft premtuese. Partneri do jetë i përkushtuar dhe i përzemërt me ju. Do ndiheni të mbrojtur dhe të përmbushur emocionalisht. Beqarët do marrin një deklaratë dashurie që mund të ndryshojë gjithçka. Do ndiheni të gatshëm të hidhni hapin drejt një lidhjeje të re.
Në punë, gjithçka do ecë sipas planit. Do jeni të organizuar, të përqendruar dhe të përpiktë. Një sukses i vogël sot do hapë rrugë për projekte më të mëdha nesër.
Në planin financiar, do keni të ardhura të mira, por shpenzimet e papritura mund të tronditin balancën në mbrëmje. Mos shpenzoni pa menduar gjatë.
Shëndeti: Mund të ndiheni disi të lodhur fizikisht nga ritmi i lartë i ditëve të fundit. Një dietë e lehtë, pak lëvizje dhe një gjumë i rregullt do ndihmojnë në rikthimin e energjisë.
♑ Bricjapi
Dita do ju gjejë të paorganizuar dhe me mendime të turbullta. Do ju mungojë qartësia në disa vendime dhe kjo mund t’ju bëjë të ndiheni në një terr emocional dhe profesional.
Në dashuri, komunikimi dhe toleranca do jenë çelësat e suksesit. Nëse jeni në një lidhje, do ndiheni të kuptuar dhe të mbështetur nga partneri, pavarësisht pasigurive të brendshme. Ju beqarët do përjetoni një ndjenjë të fortë, por do keni frikë të hidhni hapin. Zemra do rrahë fort, por logjika do kërkojë kohë.
Në punë, përmirësimi i marrëdhënieve me kolegët do sjellë një atmosferë më të qetë dhe do ju ndihmojë të organizoheni më mirë. Mbani nën kontroll tensionet dhe gjithçka do shkojë më mirë.
Në planin financiar, situata do jetë delikate. Shpenzimet e pakontrolluara mund t’ju lënë në një pozitë të vështirë. Mendoni edhe për të nesërmen.
Shëndeti: Stresi dhe paqëndrueshmëria emocionale do ndikojnë në sistemin tretës dhe në gjumin tuaj. Këshillohet një ditë më e qetë dhe më e orientuar nga mirëqenia shpirtërore.
♒ Ujori
Kjo ditë do ju sjellë frymëzim dhe lehtësim në shumë drejtime. Gjërat që i keni dëshiruar për një kohë të gjatë do nisin të marrin formë. Do ndiheni më të qetë dhe më të përmbushur.
Në dashuri, dita do jetë shumë e favorshme. Do e keni më të lehtë të shprehni ndjenjat tuaja dhe do merrni vendime të rëndësishme për të ardhmen. Ju beqarët mund të përjetoni dashuri me shikim të parë, që do ju ndryshojë humorin dhe energjinë.
Në punë, do jeni shumë më të ndërgjegjshëm dhe të përqendruar në objektiva. Do dini të bëni zgjedhje të mençura. Nëse ju vijnë propozime, mos i refuzoni menjëherë – analizojini me kujdes.
Në planin financiar, gjendja do jetë herë pas here e luhatshme. Pa ndihmën e familjarëve apo miqve të ngushtë, nuk do arrini të mbani balancën për kohë të gjatë.
Shëndeti: Do ndiheni më të lehtësuar emocionalisht, por kujdes me problemet e qarkullimit të gjakut ose dhimbjet në shpatulla/qafë. Një masazh ose pak pushim do bënte mrekulli.
♓ Peshqit
Sot planetët do jenë të kthyer disi kundër jush. Do ndiheni të penguar herë pas here, sikur diçka ju tërheq prapa në çdo hap që hidhni. Megjithatë, durimi dhe qetësia do jenë aleatët tuaj më të mirë.
Në dashuri, do ketë disa episode tensioni dhe mosmarrëveshjesh me partnerin, por më pas do reflektoni dhe do kërkoni falje për gabimet. Ju beqarët mund të filloni aventura të papritura që do mbushin jetën tuaj me energji pozitive dhe emocion të ri.
Në punë, do tregoni guxim dhe ide të mira. Do merrni iniciativa të rëndësishme dhe nuk do ndaleni përballë vështirësive. Besoni në intuitën tuaj.
Në planin financiar, tregohuni të matur. Vetëm përmes menaxhimit të kujdesshëm do ruani një situatë të qëndrueshme.
Shëndeti: Kujdes me lodhjen fizike dhe dhimbjet muskulore. Mos shtyni më një kontroll të thjeshtë mjekësor nëse ndieni shenja të vazhdueshme lodhjeje. Një dietë e pasur me magnez dhe kalium do ndihmojë në rivendosjen e ekuilibrit.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
$ads={2}
Post a Comment