Horoskopi DITOR, për nesër e PREMTE 7 qershor 2024

DASHI 

Falë diellit sot do dini çfarë fushe të privilegjoni de do keni më shumë siguri në vetvete. Nëse keni një lidhje mundohuni të largoni rutinën nga jeta juaj sepse ajo mund të sjellë disa probleme. Përgatisni ndonjë darkë romantike që t’ia kaloni sa më mirë. Nëse jeni Beqarë, yjet mund të krijojnë një ndjenjë faji për gabimet e bëra në të kaluarën. Mos lejoni që këto ndjenja t'ju pushtojnë, por shikoni përpara me optimizëm, pasi dashuritë e reja me siguri do të jenë në horizont. Pas shiut lind dielli kështu që bëhuni optimiste. Në punë gjithçka do ju ecë sipas planeve që keni bërë dhe nuk do mërziteni asnjë çast. Në planin financiar duhet të bëni kujdes nga influenca negative e Plutonit. Ai do iu nxitë të shpenzoni shumë.

DEMI 

Kënaqësi dhe mirëqenie. Dita e sotme ka për të qenë më të vërtetë e mrekullueshme. Ju të dashuruarit do ndiheni mirë pranë atij që doni dhe marrëdhënia do bëhet edhe më harmonike. Përfitoni nga momenti për të zhvilluar një bisedë delikate me partnerin: çfarëdo që të thuhet, nuk do t'ju zemërojë. Do të drejtoheni nga ndjenja të qeta dhe do arsyetoni së bashku për të garantuar qetësi në marrëdhënie. Nëse jeni Beqarë, kufiri mes miqësisë dhe dashurisë do jetë gjithnjë e më i bukur: një person i bukur do ju mbushë zemrën me kënaqësi. Lëreni kohën dhe distancën t'i përcaktojnë këto ndjenja, duke pastruar mendjen tuaj, pa u nxituar. Ndërkohë, shijoni shoqërinë e miqve. Sipas Horoskopit vip, në jetën profesionale duhet të merreni më tepër me organizimin e punës. Financat do jenë të pastabilizuara dhe pavarësisht se do kujdeseni për to nuk do ia dilni t’i përmirësoni.

BINJAKËT 

Sot do përkushtoheni me shpirt për çdo gjë që do e doni dhe nuk do ndaleni derisa të arrini qëllimin. Sektori i dashurisë së çifteve nuk do jetë aspak i kërcënuar. Përgatisni disa momente romantike për ta ndezur më shumë atmosferën. Ju beqarët do mund të gjeni gurin e çmuar. Vetëm kujdes! Ai duhet mbajtur me kujdes sepse mund të thyhet ose dikush tjetër mund t’ua rrëmbejë nga duart. Ambicia në jetën profesionale do jetë e madhe. Gjithsesi mos u nxitoni për asgjë sepse do bëni gabime. Merreni shtruar çdo gjë me të tjerët, duke harmonizuar objektivat tuaja me ato të kolegëve tuaj. Do të arrini qëllime të mira. Fati do jetë në anën tuaj në planin financiar. Shfrytëzojeni për të përmirësuar gjendjen sepse jo gjithmonë ai do të jetë në anën tuaj.

GAFORRJA 

Sot do e gjeni më lehtësisht qetësinë e kërkuar dhe do jeni të gatshëm të bëni edhe kompromise me të gjithë. Do të jetë një ditë shumë pozitive për shumë të lindurve në gaforre, me hyrjen e Hënës në shenjën tuaj. Me partnerin tuaj do të jeni të mbështjellë, duke treguar një entuziazëm të veçantë dhe miqësi të parezistueshme. Dëshira për t'u bashkuar plotësisht me njëri-tjetrin është e lartë. Nuk do dëshironi që të dashurit tuaj t'i mungojë asgjë dhe do ta shijoni ditën së bashku. Nëse jeni Beqarë do ndiheni veçanërisht të pasionuar, seksi dhe të etur për një takim romantik. Në fakt, mund të keni një takim emocionues që do t'ju japë një mbrëmje të paharrueshme.  Në punë edhe pse do merrni një vendim të nxituar do arrini atje ku doni. Yjet dhe miqtë do i keni në krah. Jupiteri do ndikojë tek financat dhe do iu bëjë më të matur. Para se të bëni një shpenzim do t’i bëni mirë llogaritë.

LUANI 

Sot do jeni më karizmatikë dhe do e merrni me humor çdo situatë në çdo fushë. Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft. Nuk do keni për çfarë të ankoheni sot sepse ai që dashuroni do ua plotësojë të gjitha qejfet. Nëse jeni Beqarë, argëtohuni me ata që duan të argëtohen me ju, pa shumë angazhime: në këtë ditë ju nevojiten vetëm buzëqeshjet. Dashuria do të vijë pa pasur nevojë ta kërkoni me çdo kusht dhe do t'ju japë qetësinë që dëshironi. Do të keni çdo mundësi për t'u ndjerë të kënaqur, me qiellin që ju jep një shtysë të bukur përsa i përket komunikimit me të tjerët. Jeta profesionale pritet të jetë shumë e favorshme. Nëse keni një problem të vjetër për ta zgjidhur ka ardhur koha e përshtatshme. Buxheti nuk do jetë perfekt. Do keni tendencë të shpenzoni pa i hedhur sytë nga gjendja në të cilën ndodheni dhe kjo do i rrezikoje shumë financat.

VIRGJËRESHA 

Sot do e keni shumë të vështirë të bëni zgjedhje edhe pse në fakt disa gjëra i keni mësuar nga gabimet e mëparshme. Saturni më në fund do të pushoje së influencuari jetën sentimentale të ju të dashuruarve. Horoskopi i së nesërmes, e premte 7 qershor, ju inkurajon të kënaqeni. Fati i mirë në dashuri mund të jetë i madh. Hëna do t'ju japë aftësinë për të hyrë në kontakt të sinqertë dhe të thellë me të dashurin tuaj, veçanërisht nëse jeni në fillim të një historie. Beqarët do të duhet të rrezikojnë pak dhe të angazhohen më shumë nëse duan vërtet të gjejnë dikë që u përshtatet. Guxoni dhe provoni fatin, sepse shumë shpejt diçka do të shkojë në favorin tuaj. Në jetën profesionale e dini mirë se çfarë doni dhe me pak mundim do e arrini qëllimin. Financat nuk do jenë të shkëlqyera. Bëjini me kujdes shpenzimet dhe mos merrni absolutisht borxhe..

PESHORJA 

Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë gjatë kësaj dite duhet të dini si të silleni dhe të respektoni disa rregulla. Nëse keni një lidhje Kjo e premte nuk do të jetë shumë e ndërlikuar nga pikëpamja sentimentale, për sa kohë që dini të menaxhoni me mençuri disa momente më pak të shkëlqyera. Dita do të ndahet në dy faza të dallueshme: mëngjesi do të rrjedhë pa probleme, ndërsa pasditja do të kërkojë pak më shumë vëmendje. Horoskopi ditor sugjeron një kujdes më të madh në sjelljen tuaj: mund të lehtësojë zgjidhjen e çështjeve, mosmarrëveshjeve dhe diatrimave të llojeve të ndryshme. Ju beqarët do mendoni sikur jeni më të mirët dhe nuk do bindeni plotësisht për personat që do i joshin. Sipas Horoskopit vip, në punë, kujtesa e mirë, do ju çojë atje ku dëshironi. Do i përmbushni me sukses të gjitha objektivat që i keni vënë vetes. Në planin financiar mos u bëni kamikazë të vetes sepse do i vuani gjatë pasojat.

AKREPI 

Horoskopi tregon një ditë mjaft të relaksuar. Në mbrëmje, shumë do ta gjejnë veten pranë partnerit, duke shijuar momente intimiteti apo duke parë një film së bashku. Do të jeni krenarë për veprimet tuaja dhe do të shijoni kënaqësi të shumta, duke marrë komplimente dhe falënderime nga ata që doni. Do të ndiheni veçanërisht me fat që të keni pranë jush njerëz që ju duan. Ju beqarët do keni konkurrencë të fortë dhe do ju vështirësohet edhe më shumë puna për të bërë për vete dikëë ju pëlqen. Në punë dita do jetë e qetë. Edhe nëse hëna mund t'ju shpërqendrojë pak në disa raste, do të jeni gjithmonë gati për të kapur çdo mundësi. Falë potencialit tuaj krijues, ju do të jeni në gjendje ta ktheni në realitet një ide të mirë që ka qarkulluar në mendjen tuaj për një kohë të gjatë. Në planin financiar do keni probleme të vogla. Gjithsesi nëse tregoheni më të organizuar ju mund t’ia dilni edhe me aq para sa keni.

SHIGJETARI 

Neptuni do ju nxitë të jeni më të guximshëm sot dhe do ndërmerrni edhe rreziqe për të arritur atje ku doni. Bëni vetëm pak kujdes me impulsivitetin. Nëse jeni në një lidhje asgjë dhe askush nuk do mund ta prishë harmoninë që ka mbizotëruar prej kaq kohësh. Do e mbroni pafund atë që keni në krah dhe do dashuroheni pa dorashka. Ju beqarët do jeni sharmantë dhe do jeni me shumë fat ne dashuri. Në punë do ju duhet thjeshte të merrni disa iniciativa më shumë për të arritur atje ku dëshironi. Gjithsesi nuk duhet të ngatërroni nxitimin me përshpejtimin. Në planin financiar vërtet nuk do ketë probleme, por kjo nuk do të thotë ta lëshoni dorën.

BRICJAPI 

Sot nuk do ju ndodhin gjëra të mira dhe në shumë momente do ndiheni plotësisht të paqëndrueshëm. Falë pështjellimit yjor përmirësimi i marrëdhënies tuaj me partnerin mund të mos ndodhë, megjithatë shmangni me çdo kusht të flisni për ndarje. Për beqarët që i kanë dhënë fund një lidhjeje: nuk është koha ideale për të nisur lidhje të reja, përveç nëse ato bazohen në sinqeritet që në fillim. Për të tjerët, yjet janë gati të plotësojnë shumë dëshira: një takim i rëndësishëm mund të revolucionarizojë jetën e tyre. Në punë çdo gjë do shkojë ashtu si kishit menduar. Do jeni realistë dhe kjo do iu ndihmojë me tepër. Sektori i financave do jetë i mbrojtur. Nëse iu duhet të merrni një vendim të rëndësishëm për buxhetin, bëjeni sot pa u menduar më.

UJORI 

Nëse doni që gjërat t’iu ecin edhe më mirë gjatë kësaj dite mundohuni të jeni më të hapur dhe të mendoheni mirë para se të veproni. Nëse sapo keni krijuar një lidhje me personin që iu pëlqente prej kohësh duhet të keni besim të plotë tek ai në mënyrë që marrëdhënia juaj të vazhdojë sa më gjatë. Flisni për gjithçka dhe mbajeni larg xhelozinë e tepruar. Për beqarët qielli premton humor të mirë, optimizëm dhe besim të palëkundur për të ardhmen. Përfitoni nga ky moment magjik për të realizuar një dëshirë të vogël, ndoshta një që e keni shtyrë prej kohësh. Do të ndiheni mirë! Dita e sotme do jetë vërtet shumë e bukur. Karriera do të ece para. Edhe kolegët do iu përgëzojnë sinqerisht për arritjet. Marsi do ndikojë tek buxheti dhe do iu sjellë fat. Përfitoni sa më shumë për shpenzime ose për te hequr para mënjanë.

PESHQIT 

Horoskopi për të premten 7 qershor parashikon një periudhë të shkëlqyer, në harmoni të përsosur me qëllimet dhe dëshirat. Shumë prej jush do të aspironin të kishin diçka më shumë në jetë, dhe me të drejtë. Këshilla është të parashikoni ngjarjet dhe t'i përballoni ato me besim, duke e ditur se do të dilni fitimtar. Në situata të ndërlikuara, qëndroni të qetë dhe mendoni pozitivisht: gjithçka do të jetë mirë. Në dashuri, shfrytëzoni sa më shumë ndikimin e yjeve për të kaluar kohë cilësore me të dashurit tuaj. Së shpejti do të gjeni sërish buzëqeshjen dhe qetësinë tuaj. Për beqarët: nëse ndiheni të humbur, mos u shqetësoni; do të jetë thjesht një përshtypje. Me motivimin dhe energjinë që do iu japë Marsi në punë do arrini majat. Përgjegjësitë që do iu jepen do jenë të mëdha dhe me shumë peshë. Në planin financiar do jetë dite shumë e mirë për të realizuar operacione financiare. Përfitoni sa më shumë.

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post