Horoskopi Ditor e Merkure 7 shkurt 2024

DASHI

Ambienti do jetë i tillë sot që do ju bëjë mjaft nostalgjikë. Në disa momente mundet edhe të mbylleni në vetvete. Nëse jeni në një lidhje gjatë gjithë kohës do ju pushtojë pesimizmi dhe nuk do doni të dilni nga shtëpia apo nga mjedisi ku ndodheni. Dëgjojeni partnerin dhe shoqërojeni atë atje ku do ju ftoje pasi do ndiheni më mirë. Ju beqarët do keni ide të gabuara për disa persona dhe do hidhni hapa të gabuara. Në punë nuk do mund t’iu realizohen të gjitha planet dhe ky do jetë si një dështim për ju. Sektorin e financave do e keni më tepër kujdes dhe do dini ta mbani situatën të stabilizuar.

DEMI

Mërkuri dhe Urani do bëhen bashkë gjatë kësaj dite dhe do ua ndryshojnë tërësisht ditën. Në punë sidomos do keni më shumë fat. Gjithçka do jetë në avantazhin tuaj. Nëse keni një lidhje në mëngjes do e kritikoni partnerin për disa gjëra dhe atij mund t’i mbetet qejfi megjithatë pas mesditës gjërat do rregullohen. Do i kuptoni gabimet dhe do gjeni mënyrën më të mirë për të kërkuar falje. Ju beqarët më në fund do keni një takim serioz që do ua ndryshojë tërësisht jetën. Në punë do ju bëhen edhe propozime të jashtëzakonshme që nuk duhet t’i humbni. Dite me shumë fat për këtë plan. Sipas Horoskopi.vip, paratë nuk do jenë të shumta, por të mjaftueshme.

BINJAKËT

Sot nuk do përshtateni lehtësisht me situatat që do ju krijohen dhe në shumë momente mund të ndiheni keq. Nëse jeni në një lidhje asnjë përpjekje nuk do jetë e mjaftueshme sot për të arritur lumturinë. Kërkoni më shumë nga vetja dhe pranojini edhe gabimet e së shkuarës. Ju beqarët do i keni idetë shumë më të qarta se më parë dhe do e dini shume mirë kë të joshni. Gjithsesi mos u nxitoni për asgjë. Në punë do jeni të kujdesshëm, nuk do përfitoni nga dobësitë e kolegëve dhe do jeni elokuentë. Me paratë do keni disa probleme të vogla, por asgjë për të vënë alarmin menjëherë.

GAFORRJA

Ka mundësi që sot të ketë disa konflikte të vogla me disa persona për çështje interesi, megjithatë ndryshe nga sa do ju duket në fillim çdo gjë do ndryshojë si me magji. Bëjini sytë katër dhe mos kini besim tek askush. Nëse jeni në një lidhje do gjendeni përpara një dileme dhe nuk do arrini dot të bëni një zgjedhje. Partneri gjithashtu nuk do dojë t’iu lëndojë dhe do tregohen shumë i dashur. Nëse jeni beqarë mos bëni çdo gjë që do ju propozohet, por dhe as mos qëndroni të mbyllur. Në punë shumë gjëra do ju ecin keq dhe nuk do dini ku të mbështeteni. Shpenzimet do vazhdoni t’i kryeni pa llogari dhe situata financiare do jetë problematike.

LUANI

Mundohuni t’i kontrolloni emocionet tuaja gjatë kësaj dite në mënyrë që të mos ju lindin aspak probleme dhe të mos qaheni më vonë. Nëse jeni në një lidhje do i dini shumë mirë recetat për ta bërë marrëdhënien tuaj të mrekullueshme, por nuk do tregoheni shumë të duruar dhe do thoni gjëra të pamenduara. Jo çdo gjë do shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju beqarët duhet të jeni më të disponueshëm për takime të reja nëse doni të ndryshoni statusin. Në punë d ndodhin disa vonesa dhe do dalin edhe pengesa që nuk do ju çojnë atje ku keni dashur. Për financat këshillohuni me familjarët.

VIRGJËRESHA

Urani do jetë planeti që do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës sot dhe do ju sjellë gjallëri pafund. Do jenë të pakta momentet kur do ndiheni nervozë. Nëse keni një lidhje nuk do mund të qëndroni në një vend, por gjatë gjithë kohës do doni të bëni ndryshime dhe gjëra të reja. Partneri do ju bëjë të njihni një tjetër lloj pasioni që do e adhuroni pafund. Nëse jeni ende beqarët ka mundësi të keni dashuri platonike pa konkretizuar asgjë. Në punë nuk do ju mungojnë për asnjë çast energjitë dhe do i bëni të gjitha përpjekjet për të arritur sa më lart. Me shpenzimet do jeni shumë ë të matur dhe do dini t’i hidhni hapat me maturi.

PESHORJA

Sektori i financave ka për të qenë shumë delikat sot dhe kjo mund t’iu mërzitë, por nga ana tjetër kjo do bëjë që ju të mendoheni më shumë për të kërkuar mundësi të reja për t’ua dalë mbanë. Nëse jeni në një lidhje bashkëpunimi në çift do jetë i mrekullueshëm dhe do gjeni zgjidhje për çdo problem që keni pasur, pasditja ka për të qenë edhe më harmonike. Ju beqarët duhet të mendoheni gjatë lara se të hidhni hapa sepse jo të gjitha mundësitë e sotme do jenë të mira. Sipas Horoskopit në punë mund t’iu ndodhin edhe disa incidente të vogla, por nuk duhet të mendoni negativisht. Ruani qetësinë dhe mos mendoni më të keqen.

AKREPI

Mërkuri do ndikojë pozitivisht tek jeta juaj sot dhe do ju bëjë t’i mendoni mirë fjalët para se t’i thoni. Ju të dashuruarit mund të jeni pak nervozë orët e para, por me kalimin e kohës gjendja do përmirësohet. Do e merrni gjithçka me optimizëm dhe do keni një pasdite të animuar. Ju beqarët duhet të dilni, të shkoni në vente të ndryshme dhe duhet të mos mbylleni në shtëpi. Vetëm duke vepruar kështu do mund të takoni persona interesantë. Në punë, strategjitë që do ndiqni dhe hapat që do hidhni do nxisin admirimin e të tjerëve. Edhe rivalët më të fortë do bëjnë një hap prapa. As buxheti nuk do jetë i keq sepse do dini t’i menaxhoni gjithë kohës të ardhurat tuaja.

SHIGJETARI

Hëna do jetë në kundërshti me Plutonin gjatë kësaj dite dhe ka rrezik që tensioni të mbizotërojë sidomos në rrethin shoqëror dhe atë sentimental. Nëse jeni në një lidhje sot do jetë dita më e favorshme për të dalë në një darkë e për të folur seriozisht. Duhet patjetër të sqaroni problemet serioze që keni pasur së fundmi. Duke i shtyrë edhe ë tepër situata do ndërlikohet. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe të paarsyeshëm prandaj mund të bëni gabime të njëpasnjëshme. Nëse në punë punoni me përkushtim dhe largpamës çdo gjë do ju shkojë më së miri. Financat nuk do jenë shumë keq.

BRICJAPI

Sot do jeni mjaft aktivë dhe plot ide të mira. Do i ndihmoni pafund ata që ju rrethojnë dhe do ndiheni edhe vetë të plotësuar. Nëse jeni në një lidhje nuk do ju pëlqejnë disa gjëra që do ju thotë partneri dhe mund të mërziteni me të. Më e mira do jetë të flisni sa më hapur dhe të sqaroheni njëherë e përgjithmonë. Keni për t’i kuptuar gabimet reciproke dhe do ndiheni më të qetë. Nëse jeni beqarë dhe ju pëlqen tej mase dikush mos u mendoni shumë, por hidhuni në veprim menjëherë. Në punë tregohuni vigjilentë dhe mos e humbisni besimin tek vetja. Xhelozisë së të tjerëve mos ja vini veshin. Në planin financiar mund t’iu dalin të papritura nëse nuk merrni masa.

UJORI

Sot për fat të keq nuk do e keni shumë të lehtë të ruani dialogun e mirë me të tjerët dhe kjo ka për t’iu sjellë probleme. Nëse jeni në një lidhje bëni shume kujdes me xhelozinë pasi po e tepruar do shkatërroni çdo gjë të bukur që keni ndërtuar. Ju beqarët do tregoheni më të emancipuar dhe do jeni gati edhe për ndonjë flirt momental. Në punë, ata që fillojnë aktivitetin shume shpejt apo ata që punojnë natën do kenë më shumë vështirësi se të tjerët dhe nuk do arrijnë atje ku duhet. Shpenzimet mund të dobësohen vetëm nëse mbyllni sytë dhe shpenzoni kuturu.

PESHQIT

Kjo e sotmja do jetë plotësisht ndryshe nga ajo që keni kaluar më parë. Edhe pse nuk do kërkoni asgjë ndryshim, nuk do e shmangni dot marrjen e një vendimi të madh. Nëse jeni në një lidhje dashurojeni partnerin ashtu si ta ndjeni e mos mendoni si mund të jetë e ardhmja, Jetoni momentin dhe kënaquni sa më shumë. Ju beqarët nuk do filloni dot një romancë sot sepse angazhimet nuk do ju lënë aspak kohë. Në punë të gjithë do kenë nevojë për idetë dhe mbështetjen tuaj prandaj do duan t’iu mbajnë afër. Ju për vete do i arrini qëllimet. Me shpenzimet mos u tregoni kapricozë dhe nuk do keni probleme.

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post