DASHI
Ka mundësi që tensioni të jetë mbizotërues sot në jetën tuaj kështu që duhet të tregoheni të matur e të kujdesshëm në maksimum. Ju që jeni në çift duhet të flisni me takt dhe përkujdes për çdo gjë sepse në çdo moment situata mund të përkeqësohet. Ju beqarët ka rrezik të jeni naivë dhe do bëni gabime të pafalshme. Më shumë do lëndoheni sesa do gëzoheni në momentin e takimeve. Në punë do merrni goxha komplimente sepse keni për të qenë luftarakë dhe të pandalshëm. Bëni vetëm kujdes të mos ngarkoheni shumë. Për fat të mirë në planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe gjendja do përmirësohet goxha.
DEMI
Mos bëni gabim të ngatërroi pasivitetin me indiferencën gjatë sepse keni për të pasur probleme në vazhdim. Për ju që keni një lidhje kjo e sotmja do jetë si një rizgjim nga gjumi letargjik ku kishit rënë. Atmosfera do fillojë të ngrohet dhe do përjetoni emocione më të veçanta se më parë. Sipas Horoskopi.vip ju beqarët duhet të dilni me personat që do iu ftojnë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të nxitoheni të hedhin hapa. Në punë mos u mundoni për asnjë çast të gënjeni sepse pasojat do bien të gjitha mbi ju. Buxhetin do e ekuilibroni më parë nga sa kishit menduar, kjo edhe falë ndihmës së disa familjarëve.
BINJAKËT
Dielli do e ndriçojë pafundësisht jetën tuaj sot dhe do ju bëjë të ndiheni përherë të plotësuar e të përkëdhelur. Ju që keni një lidhje do kaloni plot çaste intime gjatë kësaj dite dhe kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët nuk do ngurroni t'ia shprehin ndjenjat dikujt që pëlqeni dhe me shumë gjasë do e ndryshoni shumë shpejt statusin. Në punë Jupiteri do ju shtyjë të ecni gjithnjë e më përpara. Disa zakone të vjetra duhet t'i harroni e duhet të mendoni vetëm si ta bëni të ardhmen më fantastike. Në planin financiar mos ndiqni gjithmonë instinktin sepse ka rrezik të përballeni me vështirësi të mëdha më vonë.
GAFORRJA
Pas një periudhe disi të trazuar sot do mundoheni të vendosni paqen dhe t'i merrni gjërat me optimizëm. Për ju që keni një lidhje yjet do sjellin rehatinë absolute. Do dashuroheni ashtu si do e ndjeni pa menduar për asgjë tjetër. Emocionet dhe kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët nuk duhet t’i kaloni limitet e joshjes sepse nëse e bëni do krijoni përshtypje të keqe për veten. Komunikimi në punë do jetë një ndihmë e madhe për të ecur përpara. Do dini si të kërkoni edhe diçka nga shefat dhe do merrni përgjigjet e dëshiruara. Çështjet e financave nuk do jenë aq të mira sa ju mendonit. Kujdesuni për çdo shpenzim që do kryeni.
LUANI
Sot nuk do jeni më nervozë dhe do riktheheni me këmbë në tokë. realizmi ka për t'iu bërë shumë mirë. Pas një periudhe jo shume të mirë për jetën tuaj në çift situata do fillojë të ndryshojë rrënjësisht. Do e dëgjoni me kujdes tjetrin dhe do bëni zgjedhjet e duhura. Ju beqarët do ndiheni mirë ashtu si jeni dhe nuk do bëni asgjë për ta ndryshuar statusin. Në punë do iu qëndroni larg kolegëve pasivë dhe të pamotivuar. Sot do jeni më të frymëzuar se më parë dhe do e shihni botën me ngjyra. Të ardhurat do i keni më në vëmendje se kurrë dhe situata do stabilizohet. Do i shlyeni edhe borxhet e vjetra.
VIRGJËRESHA
Intuita nuk do ju lejojë të gaboni gjatë kësaj dite dhe do dini të bëni edhe zgjedhjet me të mira. Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm para se të merrni vendime. Ju të dashuruarit do ndiheni më të sigurt se kurrë për vazhdimësinë e jetës suaj në çift. Do pranoni edhe propozimet që do ju bëjë partneri. Nëse jeni ende beqarë do jeni gjithë kohës në vrojtim, por nuk do mund ta gjeni princin tuaj të kaltër. Bëni edhe pak kohë durim. Në punë do jetë gjithashtu intuita ajo që do ju drejtojë ku duhet. Në planin financiar asgjë nuk do ecë si e keni dashur. Mund t’iu duhet edhe të merrni para hua për t'ia dalë mbanë.
Hëna do ju bëjë emocionalisht të dobët sot dhe mund të prekeni edhe nga gjërat më të vogla. Nëse keni një lidhje ka mundës të mundoheni ta mbroni gjithë kohës partnerin dhe nuk do lejoni që ai të mërzitet për asgjë. Çdo çast i kaluar së bashku do jetë vërtet i ngrohtë. Ju beqarët do ndieni një dëshirë të papërmbajtshme për të filluar një lidhje me atë që pëlqeni prej kohësh, madje mund të ndërmerrni edhe rreziqe për këtë gjë. Në punë do i kryeni me sukses të gjitha detyrat e dhëna do jeni të qetë. Sipas Horoskopi.vip sektor i financave nuk do jetë fusha më ë privilegjuar. Bëni kujdes sot që të mos vuani as nesër.
AKREPI
Yjet do ju nxitin të reflektoni sa më shumë gjatë kësaj dite dhe kjo do mbajë larg të gjitha problemet që keni pasur. Ju që keni një lidhje do afroheni edhe më tepër me partnerin tuaj dhe do ta përforconi edhe më shumë marrëdhënien që keni krijuar prej disa kohësh. Nëse jeni beqarë do bëni mirë të mos nxitoheni, por ta hidhni çdo hap me kujdes. Po bëtë gabime nuk do ketë më kthim pas. Në punë do ju besohen disa përgjegjësi të reja me të cilat nuk jeni mësuar ama do ja dilni mbanë me sukses. Për financat do jetë ditë delikate, kështu që nëse keni shpenzime për të kryer lërini për më vonë.
SHIGJETARI
Venusi do ju bëjë shumë impulsivë gjatë kësaj dite. Do jeni gjithë kohës me nerva dhe nuk do logjikoni aspak për ato që do thoni. Nëse keni një lidhje nuk do keni komunikim të mirë me partnerit dhe situata mundet t'iu dalë jashtë kontrollit në çdo moment. Padurimi dhe neglizhimi do ju prishin shumë punë. Ju beqarëve do ju bëhen ftesa, por do jeni mosbesues dhe te pabindur. Askush nuk do ju bindë sot se është më mirë të hidhni disa hapa. Në punë duhet të tregoheni më të kujdesshëm në mënyrë që të shmangni gabimet serioze që do ua prishin gjithë projektin e nisur. Gjendja e financave do vazhdojë të mbetet e rënduar sepse nuk do keni aftësinë e menaxhimit të duhur.
BRICJAPI
Gjatë ditës së sotme do provoni si emocione pozitive ashtu edhe negative. Jo çdo gjë ka për të ecur mirë. Nëse keni një lidhje mundohuni të mos rrezikoni shumë sepse mund të gaboni rëndë dhe gjërat nuk do kenë kthim mbrapa. Merrini gjithçka shtruar dhe pa u nxituar. Ju beqarët do ëndërroni më tepër nga sa duhet dhe realiteti do jetë paksa zhgënjyes. Në punë sido që të jetë situata nuk duhet të dorëzoheni dhe nuk duhet të bëheni pesimistë. Me dëshirë të mirë dhe këmbëngulje çdo gjë do arrihet. Gjendja financiare do jetë e paparashikuar dhe do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do veproni. Nëse kryeni shpenzime të konsiderueshme do keni edhe tronditje.
UJORI
Nën ndikimin e madh të Diellit dhe Hënës, sot do rivendosni ekuilibrin në jetën tuaj. Do gjeni kompromis edhe për gjërat që nuk i kishit menduar kurrë. Ju që keni një lidhje prej goxha kohësh, do e konsolidoni marrëdhënien dhe do ndiheni shumë më të qetë. Gjërat do ju ecin ashtu si i kishit ëndërruar. Nëse jeni beqarë do jeni të përqendruar tek një çështje që ka lidhje me punën dhe nuk do dëshironi të dilni nëpër takime. Në punë do jeni edhe më kreativë se më parë dhe do gjeni zgjidhje të pabesueshme për gjërat që i mendonit të pazgjidhshme. Në planin financiar do keni fat me shumicë. Do ndiheni të qetë kur të shpenzoni për gjërat më të nevojshme.
PESHQIT
Gjatë kësaj dite do i keni idetë më të qarta dhe do dini si të ecni me hapa të sigurta. Ata qe janë ne një lidhje, me ne fund do afrohen me pranë partnerit te tyre dhe do ia shprehin gjitha ato qe kane menduar prej kohesh. Nëse jeni ende vetëm, mos kërkoni te bëni asgjë me ngut sepse situata mund t'iu dale jashtë kontrollit dhe keni për te vuajtur. Në punë do jeni të mençur dhe nuk do veproni pa qenë plotësisht të qartë. Arritjet do jenë edhe më të mëdha nga sa mendonit. Për financat do jetë ditë delikate dhe nuk do mund të kryeni asnjë shpenzim të madh.
Post a Comment